VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NUK ËSHTË SE DËSHIROJ, POR NDJEJ

Poezi nga ENDRI VELA


E Djelë, 03.14.2010, 05:33pm (GMT1)

 

 

ZGAVRA

 

Zogu i mitur,

ra nga pema

e lartë!

Ndërsa nëna

e tij pendëkuqe

e kërkoi mes

pyllit,

të ndezur nga

gjelbërimi.

"Afrohu në zgavrën time."-iu

lut lepuri.

"Si foleja nuk është,

por do të mbaj ngrohtë."

vazhdoi lepuri.

 

 

 

BULËZA UJI

 

Në liqen

një bulzë

uji, rikujtonte

në trevat shqiptare:

kënaqësinë e

liqenit,

gjendjen e

turistëve aty

pranë, kryeneçësinë e

bulzës.

 

 

 

DËFRIMI

 

Deti,

mjet lundrimi

dhe lodrimi.

Pasi Dielli

fërkoi fortë

horizontin e gjerë, në buzë

mbrëmje, me

ngrohtësi, e lagështi, dy nuk

u puthën...

 

 

 

NDJEJ

 

Nuk është

se dëshiroj,

por ndjej.

Brenda

gjakut që

më rrjedh

në synimin

tim, ndjej,

të mbaj

nipin për dore.

 

                      ENDRI VELA

 

 

Autori është 26 vjeç. Ka mbaruar për Shkenca Politike në Itali. Në Itali ka botuar disa poezi ne italisht. Me tituj të shqipëruar: Yje në vazhdimësi.Tokësore. Trupi im. Shqiptar etj. Ka botuar edhe një libër të vetëm me titull "Fantastikët". Ka botuar 4 poezi në revistën "OBELISK", numri i marsit.
Endri Vela


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.