VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Arbëreshi Pino Kakoca nderohet me Çmimin Mesdhetar për Artin dhe Krijimtarinë 2009
E Premte, 02.20.2009, 12:13pm (GMT1)

QIK - Instituti Kombëtar i Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë njofton se më 19 shkurt 2009 kantautori i njohur arbëresh Pino Kakoca (Pino Cacozza) mori "Çmimin Mesdhetar për Artin dhe Krijimtarinë 2009", dhënë në Napoli nga Fondacioni i Mesdheut. Ky çmim konsiderohet si "Nobeli i Mesdheut" dhe u jepet çdo vit personaliteteve të shquara të jetës politike, shkencore dhe kulturore artistike, të cilët me veprimtarinë e tyre kanë kontribuar për të zbutur tensionet dhe çelur një proçes të lirë e mirëdashës për të afruar kulturat e popujve të ndryshëm. Këtë vit mes fituesve janë edhe politikani Masimo d'Alema (vlerësim për kontributin e tij diplomatik), gazetari shumë i njohur Ibrahim Al Mohallem (vlerësim në fushën e informacionit), Karmen Romero (për kontributin kulturor) etj. Pino Kakoca ka lindur në Shën Dhimitër Korona në 27 shtator 1957 dhe ka kryer studimet për gjuhë dhe letërsi të huaj në Universitetin e Kalabrisë, duke u specializuar veçanërisht në gjuhët franceze, shqipe dhe angleze. Për pesë herë rradhazi ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Kengës Arbëreshe. Në vitn 1984 me "Ajri i jetës", në 1985 me "Jemi një kulturë çë ngë mënd vdes", në 1986 me "Me një mik afër", në 1988 me "Kjo është festa më e madhe çë ka Arbëria", në 2004 me "E bukura vashës, e bukura gjitoni" dhe në vitin 2008 me kengën "Ishe një herë". Kantautori i njohur arbëresh ka fituar katër herë edhe Çmimin e Kritikës "Giuseppe D'Amico". Në Napoli, pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Pino Kakoca për pjesëmarrësit luajti recitalin e tij të njohur "Rrënjët e Arbërisë".



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.