VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sonte manifestim në Shtutgard për pavarësinë e Kosovës të pritur me shekuj
E Shtunë, 02.21.2009, 08:39am (GMT1)

Voal-online - Unioni artistik i kombit shqiptar, Qendra shqiptare islame në Shtutgard, dhe Qendra kulturore shqiptare në Shtutgard me disa aktivistë bëjnë të ditur se për hir të një vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të shënojnë një ndër kryeveprat më të ndritshme të historisë së popullit shqiptar me moton "100 vjet për një ditë" me një manifestim të pasur kulturorë më këngëtaren dhe artisten e popullit Fatmire Breqani, Floriana Imerin, Elizabeta Bega dhe këngëtarë të tjerë, Rrustem Selcën, koreograf dhe mjeshtër i rrallë i artit të vallës shqiptare me grupin e vallëtarëve nga Singeni, nxënësit e shkollës në mësim plotësues të gjuhës shqipe në Shtutgard etj. Këtë tubim e bënë edhe më madhështor kjo datë e re e pavarësisë së Kosovës dhe njohja nga 55 shtete të botës duke i qenë mirënjohës SHBA-ve, Gjermanisë dhe shteteve të tjera më të fuqishme që pavarësinë e Kosovës e bënë realitet me ambasadat, zyrat dhe konsullatat e veta. Ju bëjmë thirrje edhe shteteve të tjera që ta
njohin shtetin e Kosovës sa më shpejt. Këtë tubim do ta përcjellin edhe dy televizionet shqiptare RTK dhe TVSH dhe përfaqësues e gazetave të përditshme në Perëndim. Ftoheni të merrni pjesë në sallën e madhe afër Marienplatz në Stuttgart-Süd.
Moderator i manifestimit do të jetë Can Tahiri. Manifestimi fillon në orën 18 me daten 21.02.2009 në adresën: Altes Feuerwehrhaus, Möhringerstr.56
70199 Stuttgart
Informatat në telefonat poshtë:
0179 74 14 456
0177 87 40 125
0179 50 17 484

Njofton anëtari i këshillit organizativ
Asllan Dibrani dhe urime për Pavarësinë e Kosovës juve, families tuaj dhe
miqve tuaj.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.