VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në projektin "Kamishibai" është përfshirë edhe letërsia shqipe për fëmije -

Nga Nexhmije MEHMETAJ, Mësuese në Jura-Zvicër


E Shtunë, 02.28.2009, 01:25pm (GMT1)

 

 

 

 

Shtysa e këtij shkrimi ishte pjesëmarrja jonë në projektin e quajtur "Kamishibaï " kushtuar gjuhësisë dhe integrimit. Ideja e projektit lindi nga arsimtarët  e kantonit Jura. Mirënjohje! Por është përkrahur edhe nga Zyra e integrimit dhe lufta kundër racizmit në Delemont (anëtare e së cilës jam). Nuk ka qëllim më të bukur sesa të punosh që njerëzit të cilët do të vijnë më pas të jenë më të lumtur sesa ishim ne. Lumturinë më të madhe njerëzimi e gjen duke u përpjekur për lumturinë e fëmijëve. Ndihmën së pari e meritojnë të vegjlit, fëmijët, nxënësit, se për ta çelet e ardhmja. Fjala dhe vepra e mirë dëgjohen larg. Ky projekt jep një imazh të mirëfilltë gjuhës dhe kulturës shqiptare e cila nuk prezantohet shpesh në shkollat zvicerane. "Kamishibaï"është një projekt i suksesshëm bashkëpunimi shkollëinstitucion dhe kulturë amtare kushtuar integrimit.

 

 "Kamishibaï" është disi i panjohur për ne. Historinë e Kamishibaït e gjejmë qysh në shekullin XVI në Japoni.

 

Themeluesi i Kamishibait konsiderohet një edukator i shquar japonez. Pra emri rrjedh prej fjalës japoneze që do të thotë, kami letër dhe shibaï teatër. Në fillim Kamishibai përdorej si mjet marketingu nëpër rrugë në formë spektakli.  Pas viteve '50-të të shekullit që lëmë pas Kamishibaï ka gjetur përdorim edhe në pedagogji.                                                    Ku përfshinë strategjitë e të mësuarit, që fokusohen në mësimdhënien e fëmijëve në moshat 6 -7 -8 vjeçe.  Themeli i Kamishibait si art i të mësuarit është ndërtuar në përshtatjen dhe përvetësimin e leximit për mes formës "ludique" (lojës).                                                                  

 

 "Kamishibaï është një mjet konkretizimi i punuar nga druri, i cili vendoset mbi tavolinë, i hapen kapakët, me pamje të figurës e të kthyer nga shikuesit. Teksti i shkruar dhe i ndarë në 12 pjesë në letër të madhësisë A3 duhet të korrespondon me figurën. Në pjesën e prapme teksti jepet në shqip dhe frëngjisht, si një tregim i ilustruar.                                                                                                                     

 

Projekti në fjalë ka nisur në vitin 2008 dhe i ka paraprirë faza parapërgatitore, zgjedhja nga letërsia shqipe për fëmijë, përkthimi në frëngjisht dhe shoqërimi me vizatime. Përcaktimi im është në përrallën "Fitorja e milingonave" e autores Myzejen Çullhaj e cila është mirëpritur nga shkolla zvicerane.  Faza e dytë e projektit realizimi i tij duke filluar nga 16 shkurti e do të përfundon me 5 mars. Prezantimin e përrallës shqipe do ta bëjë në tridhjetë komuna brenda kantonit  për gjatë katër dhjetë e tri orëve. Ora mësimore zhvillohet në shqip dhe frëngjisht. Përmes të cilit dëshmohet shkëmbimi dhe njohja reciproke e gjuhës shqipe pranë gjuhës frënge, në mjedise dygjuhësore.

Si shqiptare dhe mësuese ke gëzim kur merr pjesë në orën e mësimit në shkollën zvicerane. Sheh, bujarinë, korrektësinë, profesionalizmin, përpikërinë në punë. Njëkohësisht ndjen dhimbje shpirtërore kur dëgjon sa dobët artikulohet gjuha shqipe nga nxënësit tanë, sa pak vlerësohet ajo nga prindërit e tyre   në të folur e në  shkruar prej vetë shqiptarëve.

 

 

Courgenay, 28. 02. '09                            Nexhmije Mehmetaj mësuese në Jura- Zvicër

 

 

Nexhmije MEHMETAJ, Mësuese në Jura-Zvicër


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.