VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shuhet "Dielli" (1909-2009)

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 09:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Shuhet "Dielli" (1909-2009)
E Martë, 03.10.2009, 04:19pm (GMT+1)

Shprehja më mirë vonë se kurrë, të përgëzon për diçka që duhej të ishte bërë me kohë, e të ngushëllon për atë që s'duhej të kishte ndodhur.
Më në fund, "Vatra" ka vatrën e saj në internet - http://www.federatashqiptarevatra.com/, falë punës së degës së kësaj organizate përfaqësuar nga Merita Bajraktari McCormack në Uashington DC, qëllimi i së cilës është lehtësimi i lidhjeve mes shqiptarëve kudo që ndodhen.
Kjo nismë sikur të ngroh se Vatra nuk do të shuhet, sepse do të përllogaritej si mëkat kombëtar, nëse qoftë edhe heshtej përpara shpërberjes së këtij institucioni, më i herëshmi mbarëshqiptar në mërgim, dhe më dobiprurësi. "Gjaku i ri" më në fund ka vendosur ta kthejë vëmendjen drejt Vatrës, për ta mbajtur gjallë qoftë edhe virtualisht.

* * *
Por mbyllja e gazetës "Dielli" është ajo që s'duhej të kishte ndodhur më mirë kurrë se vonë.
Ndoshta thonë se punonte me humbje e falimentoi, por ky është argument materialistësh, sepse idetë nuk numërohen e as peshohen. "Dielli" ishte vepër idealistësh, që nga dita kur u krijua në shkurt 1909.
Të pallogaritëshme mbeten vlerat e "Diellit".
Vitet e fundit botimi i saj erdhi duke u rralluar, si për t'i bërë vatranët të mësoheshin pak nga pak pa të. Gazeta, që i nxiti shqiptarët "jepni për nënen", duket se harroi t'i mësonte të kujdeseshin për atë vetë.
"Dielli", pararendëse e "Vatrës" dhe zëdhënësja 97 vjeçare e saj, nuk është më. A ishte kjo mbyllje e nevojëshme, ishte e mirë, ishte e drejtë? Nëse jo, atëherë çfarë u desh authanassia?
E botuar atëhërë, kur shqiptarët e Amerikes përbënin bashkësinë më të varfër e më të paarsimuar të këtij kontinenti, sot "Dielli" nuk del më, për arsye financiare, thonë, edhe pse shqiptaro-amerikanët ndjehen relativisht më të pasur e më të shkolluar, por ndoshta jo më idealistë se paraardhësit e tyre.
Asnjë komb në botë nuk dëshiron të duket më i vogël sesa është, por kjo vetëm kur mungojnë udhëheqës me ambicje për të kontrolluar një vend, edhe nëse u duhet ta copëtojnë e izolojnë atë. Njerëz të tillë e quajnë veten shpëtimtarë.
Ata vijnë duke menduar se njerëzit mezi i kanë pritur. Para tyre, u pëlqen të thonë se vendi ishte pa zot, duke përgatitur terrenin për një politikë të tokës së djegur.
Pasi shkatërrojnë gjithçka që gjejnë, ata ngrenë sarajet. Pastaj hedhin vështrimin përreth dhe shpallin pronë të vetën, me njerëz e tokë, aq sa u sheh syri, vetëm aq, sepse më shumë nuk janë në gjendje ta kontrollojnë. Ata nuk janë vetëm dritëshkurtër, por edhe mediokër.
Çfarë ndodh a çfarë ka përtej kësaj prone, ata nuk duan t'ia dinë. Qëllimi i tyre është pushteti i plotë mbi një territor të rrethuar me mure e gardhe, nga ku askush nuk lejohet të dalë. Sa më i vogël çifligu e numri i bujkrobërve brenda tij, aq më i gjatë e më i efektshëm kontrolli, por jo administrimi.
Për shqiptarët në Ballkan është thënë se ndjehen të tkurrur e të vegjël, se ata sot janë jobashkë, të pakët në numër dhe të ndarë në katër shtete. Shpesh, faji për këtë u hidhet të huajve. Dhe ky arsyetim ndoshta vlen vetëm kur shihet se udhëheqësit e marrin përsipër këtë detyrë për t'i shërbyer popullit, jo vetes.
Që në fillim të shekullit XX, ndërsa vendet fqinje i shtrinin pretendimet e tyre shumë larg kryeqyteteve të veta, mjaft prej udhëheqësve shqiptare të lëvizjes për pavaresi ishin gati të negocionin gjithçka përveç Vlorës, Tiranës, Durresit e Shkodrës, ku ata kishin pronat e tyre. Kur rasti e solli, gjatë Luftës së Dytë Botërore, që Shqipëria, Kosova e Çamëria të bëheshin bashkë, njerezit e kishin mendjen te lufta vëllavrasëse dhe pak mendonin për integrim trojesh. Pas luftës, për hir të internacionalizmit, ata hoqën dorë, siç ishte rasti i pranimit heshturazi të zbrazjes së Çamërisë apo rasti i Kosovës, kur komunistët e Shqipërisë nuk donin t'u rikujtonin jugosllavëve të zbatonin marrëveshjen e arritur gjatë luftës. Kjo mund të ketë qenë rezultat jo vetëm i një qendrimi gjunjëzues a idealist të komunistëve shqiptarë, por edhe pasqyrim i mendësisë së feudalëve të rinj. Sepse, siç e treguan zhvillimet e mëpasme, komunistët donin një vend plotësisht të mbyllur, me një numër sa më të vogël njerëzish; sa më i vogël dhe sa më i mbyllur çifligu, aq më i sigurt e nën kontroll.
Kjo ndodhi gjatë viteve 1944 1990, kur Shqipëria u udhëhoq nga njerëz dritëshkurtër. Kushdo që i ka përjetuar ato vite, si brenda e jashtë Shqipërisë, sot nuk ka si të mos pyesë jo vetëm se sa ndryshe do të kishte qënë historia, por edhe sa fatkeqësi do të ishin shmangur, sikur...?


9 Mars 2009


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
La Repubblica: Shqiptarët në Itali të mrekullueshëm (03.08.2009)
Në projektin "Kamishibai" është përfshirë edhe letërsia shqipe për fëmije - Nga Nexhmije MEHMETAJ, Mësuese në Jura-Zvicër (02.28.2009)
ASHA në Uashington feston njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës (02.22.2009)
Sonte manifestim në Shtutgard për pavarësinë e Kosovës të pritur me shekuj (02.21.2009)
Arbëreshi Pino Kakoca nderohet me Çmimin Mesdhetar për Artin dhe Krijimtarinë 2009 (02.20.2009)
25 vjetori i vdekjes së fotografit të madh shqiptaroamerikan Gjon Mili Nga Besim Fusha (02.15.2009)
Në Gjermani një matematikan i talentuar nga Kosova (02.07.2009)
Kryeministri Berisha takohet me diasporën e Amerikës (02.05.2009)
Rihapet shkolla shqipe e Lynn-it, Massaçustes - Nga Rozi THEOHARI - Boston (01.25.2009)
Radio Deutsche Welle: Kosova vendi i katërt i prejardhjes së azilkërkuesave më 2008 (01.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]