VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ëmbëlsia e trishtimit berlinez

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 02:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Ëmbëlsia e trishtimit berlinez


E Premte, 03.13.2009, 08:39am (GMT+1)

"Super700" i këngëtares Ibadet Ramadani nxjerr një album të ri "Lovebites"

 

"Ibadet, prapë me muzikë të trishtuar?" - do t'i thonë asaj të afërmit kur të dëgjojnë albumin e ri. Kosovarja e lindur në Gjermani i përzgjat enkas zanoret për të imituar më mirë gjermanishten e evropianojugorëve. Nuk  do të jetë hera e parë që të afërmit nuk do të jenë të kënaqur me muzikën e saj. "Në Kosovë ka një uri të madhe për dëfrim dhe konsum", gjykon ajo.

"Por ky nuk është stili i jetës sime. Më pëlqen më shumë të festoj me def dhe çifteli, se sa me muzikë që tingëllon si varianti shqiptar i "pop-çamçakizit". Në këngët e saj ka gjithmonë një hije trishtimi dhe melankolie. Kjo nuancë e përshkon edhe albumin e ri: "Lovebites", i cili tashmë ka dalë në tregun gjerman. "Pop melodramatik" e emërton atë basisti Michael Have-s. Michael dhe Ibadet përbëjnë bërthamën e grupit Super700 të krijuar në vitin 2003 në Berlin.

Por historia fillon në Amsterdam, ku Ibadeti studionte për këngëtare xhezi. "Isha në turmën e turistëve në Leidseplein kur ky për pak sa s'më shtypi me biçikletë." Si nëpër filma? "Ishim takuar njëherë më parë në një party. Dhe kishim kohë pa u parë", korrigjon Michael-i. Mbas kësaj përplasjeje fillon bashkëpunimi mes dy muzikantëve dhe "rebelimi" i tyre ndaj xhezit: "Frank Zappa ka thënë dikur: 'Xhezi nuk ka vdekur, ai bie pak erë'," qesh Michael-i dhe shton: "Xhezi në të cilin kisha hyrë unë kishte filluar të kundërmonte". 

Që atëherë ata bëjnë pop. Në grupin e tyre janë edhe tre instrumentistë dhe dy motrat binjake të Ibadetit, Ilirjana dhe Albana, që e mbështesin të motrën vokalisht. "Super700 bën pop tepër të bukur për Berlinin," do të shkruante gazeta berlineze "Tagesspiegel"  në vitin 2005 pas daljes së albumit të tyre të parë Super700. Ngjashëm duhet ta presin berlinezët edhe albumin e dytë Lovebites, aq më tepër kur aty ka gisht edhe producenti i U2, Bob Irwin. 

Disa nga këngët si "Tango" ose "S.T.T.S.M.C" kanë kohë që jepen rregullisht nëpër radiostacionet e kryeqytetit. "Për fat të mirë adhuruesit e muzikës sonë janë të moshave të ndryshme dhe është një publik shumë i hapur dhe i veçantë dhe shumë kurreshtar." Një komunitet të vogël me simpatizantë Super700 e ka edhe në Prishtinë, për të cilën Ibadeti do të përkujdeset në vjeshtë, kur grupi të shkojë për të dhënë një koncert në kuadër të javës gjermane e t'u çojë prishtinalinjve pak nga ëmbëlsia e trishtimit berlinez. DW/Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shuhet "Dielli" (1909-2009) (03.10.2009)
La Repubblica: Shqiptarët në Itali të mrekullueshëm (03.08.2009)
Në projektin "Kamishibai" është përfshirë edhe letërsia shqipe për fëmije - Nga Nexhmije MEHMETAJ, Mësuese në Jura-Zvicër (02.28.2009)
ASHA në Uashington feston njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës (02.22.2009)
Sonte manifestim në Shtutgard për pavarësinë e Kosovës të pritur me shekuj (02.21.2009)
Arbëreshi Pino Kakoca nderohet me Çmimin Mesdhetar për Artin dhe Krijimtarinë 2009 (02.20.2009)
25 vjetori i vdekjes së fotografit të madh shqiptaroamerikan Gjon Mili Nga Besim Fusha (02.15.2009)
Në Gjermani një matematikan i talentuar nga Kosova (02.07.2009)
Kryeministri Berisha takohet me diasporën e Amerikës (02.05.2009)
Rihapet shkolla shqipe e Lynn-it, Massaçustes - Nga Rozi THEOHARI - Boston (01.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]