VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI në SHBA - nismetare e krijimit te Worcester Community Culture and Education Center
E Martë, 10.26.2010, 05:42pm (GMT1)




Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI anetare e koalicionit te 12 organizatave joqeveritare zhvilloi takimin me 3 kandidatet per MA State Representative John Mahoney, Paul Franco dhe Ron Madnick.

Debati u zhvillua sipas nje programi ku çdo organizim qe perfaqesonte komuntetin e vet ju drejtua kandidateve me pyetjen perkatese sipas prioriteve te punes se tyre .

Shoqata KOMBI prezantoi punen e bere deri tani per permbushjen e misionit te saj atdhetar dhe kulturor ,suksesin e saj me shkollen shqipe Naim Frasheri dhe shpjegoi domosdoshmerine e krijimit te Worcester Community Culture and Education Center
per te gjitha komunitetet, per veprimtarine tyre si dhe per programet edukative per ruatjen e gjuheve dhe traditave sipas vendeve te origjines.

Ja pyetja qe iu drejtua kandidateve:

Nese ju zgjidheni  si State Representative a do te punoni ju pas zgjedhjeve me shoqaten KOMBI dhe me grupe te njejta per te krijuar Worcester Community Culture and Eduaction Center duke ndihmua me fonde e materiale per tu dhene me shume hapesire veprimtarive komunitare?

Pyetja qe Shoqata KOMBI iu drejtoi kandidateve u mireprit nga te gjithe te pranishmit ne takim si nje fushe me interes per krijimin e urave te bashkepunimit midis komuniteteve dhe per t'i dhene me shume gjalleri jetes komunitare.

Edhe nga takimi veçmas me kandidatet u fol me respekt per komunitetin shqiptar dhe per punen e lavderueshme te Shoqates KOMBI per bashkimin e komunitetit shqiptar dhe ruajtjen e traditave dhe identitetit kombetar.

Te tre kandidatet konfirmuan njezeri mbeshtetjen e plote per  te kordinuar punen per sigurimine  fondeve finaciare ne nivel federal, shteteor dhe lokal per hapjen e Qendres Kulturore dhe te Edukimit te Komuniteteve te Worcester.

 

25 Tetor 2010
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.