E Enjte, 03.28.2024, 07:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Paralajmërohet nënshkrimi i marrëveshjes me disa vende të BE për riatdhesimin e kosovarëve
E Shtunë, 09.05.2009, 11:30am
Qeveria e Kosovës pret që vitin e ardhshëm të nënshkruajë marrëveshje me disa nga shtetet e BE-së për riatdhesimin e Kosovarëve të cilët nuk e kanë të rregulluar atje statusin e tyre. Ky është edhe obligimi që ka Kosova si shtet, dhe tashmë qeveria ka mandatuar Ministrinë e Punëve të Brendshme që të koordinojë procesin e riatdhesimit, duke hartuar dokumentet strategjike. Implementimi për riatdhesim do të bëhet gradualisht, nga Zvicra, Gjermania, Belgjika, dhe Norvegjia.
Zhak Barrot: Vende e BE duhet t'ua hapin dyert refugjatëve
E Premte, 09.04.2009, 03:06pm
Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Zhak Barrot po u bën thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të hapin dyert për më shumë refugjatë nga vendet në zhvillim, pavarësisht nga ndjenjat kundër emigrantëve si pasojë e krizës ekonomike globale. Zoti Barrot, njëkohësisht përgjegës për çështje të drejtësisë, lirisë dhe sigurimit, tha se Bashkimi Evropian duhet të bëhet shembull i humanizmit dhe të qëndrojë përkrah vendeve që strehojnë një numër të madh refugjatësh.
Alfred Papuçiu: I madhi Ismail Kadare i përket jo vetëm Shqipërisë por mbarë njerëzimit
E Martë, 09.01.2009, 10:23am
Isha i ftuar para një muaji, pas kthimit tim nga Shqipëria, nga profesori i shquar zviceran, mik i shqiptarëve, Jean-Philippe Assal. Në bisedë e sipër i thashë i entuziazmuar se pata fatin të takohem dhe të bisedoj edhe me shkrimtarin Ismail Kadare. Profesori i nderuar më foli me dashamirësi për shkrimtarin tonë mbarëkombëtar që e kishte takuar gjatë vizitës së tij, para disa vitesh në Shqipëri.
Një rrugë në Bronx riemërohet Rruga Nëna Tereze
E Hënë, 08.31.2009, 10:55am
New York, 31 gusht. Një rrugë në qytetin Bronx të New York-ut prej dje ka marrë emrin “Rruga Nëna Tereze”, me një vendim të këshilltarëve të Bashkisë së New York-ut dhe një lobimi të angazhuar të shqiptaro-amerikanëve.

 

Emrin e humanistes shqiptare do ta mbajë këndi ku ndeshen avenytë Lydik dhe Holland në lagjen Pelham Parkway në Bronx, një lagje me një përqindje mjaft të madhe të banorëve shqiptaro-amerikanë dhe bizneseve të tyre.

 

“Nëna Tereze ka qenë një inspirim për miliona njerëz në gjihë botën,” tha James Vacca anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut i cili, bashkë me Esad Rizain, udhëheqës i fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, qenë edhe shtytësit kryesorë të kësaj nisme.

Intervistë me kryeredaktorin e gazetës Dielli Dalip Greca
E Shtunë, 08.29.2009, 08:41am

Pas një ndërprerje prej 2 vjetësh, në muajin shtator gazeta Dielli do të shohë përsëri dritën e botimit. Një nga gazetat më të herëshme shqiptare, e themeluar nga Noli e Konica, dhe organ i federates mbarë shqiptare të Amerikës Vatra, kohët e fundit gazeta Dielli shënoi 100 vjetorin e saj me një seminar kulturor që tërhoqi vemendjen e shumë studiuesve. Gjatë gjithë historisë së saj, Gazeta Dielli ka parë kohë të mira, kur botohej çdo ditë dhe kohë të vështira si vitet e fundit, kur botimi i saj u ndërpre. Por kryeredaktori i ri i gazetës Dielli, Dalip Greca i tha Zërit të Amerikës, se këtë herë rilindja e Diellit është e vërtetë dhe kjo gazetë historike do të vazhdojë të botohet rregullisht. Astrit Lulushi i Zërit të Amerikës në Uashington bisedoi në telefon me zotin Dalip Greca në Nju Jork.

Emigrantët shqiptarë të Greqisë dërgojnë më pak para në atdhe
E Enjte, 08.27.2009, 11:13am

Dërgesat e imigrantëve shqiptarë të Greqisë janë në rënie, pasi arritën kulmin me 1 miliardë euro para dy vjetësh. Dërgesat e imigrantëve priten këtë vit të jenë më pak se 800 milionë euro.

Të ligjshëm ose jo, me ose pa llogari bankare, qindramijëra  imigrantët shqiptarë të Greqisë janë një burim financimi, ose siç thuhet ndryshe “transfuzioni”, për ekonominë greke por edhe atë shqiptare. Jo rastësisht kjo “fuqi e e konsiderueshme financiare”  fiksohet në raportet e përvitshme të Bankës Kombëtare Greke, kur siç rezulton 75 përqind e tyre kanë hapur të paktën një llogari nëpër bankat greke. Ndërkohë nga të dhënat më të fundit rezulton se remitancat e imigrantëve shqiptarë, që jo më larg se para dy vjetesh arrinin në 1 miliardë euro, vitin e kaluar shënuan rënie në 800 milionë euro dhe sivjet pritet të reduktohen dhe më tepër.

 

 

Lumturia zvicerane dhe shqiptarët: Ditari i një mediatori kulturor (III)

Nga Alfred Papuçiu


E Mërkurë, 08.26.2009, 09:18am

Takim suprizë me zonjën Micheline Calmy-Rey, ministre e jashtme e Zvicrës, në Montana

18 gusht 2009. Së shpejti po vjen koha që do të ikim nga Crans-Montana për në Gjenevë. Do të na mungojë mjedisi fantastik i Klinikës Gjeneveze të Montanës, Montana, Kampingu Mubra, Tregu i së Premtes i Montanës, dyqanet me sende për kujtim të Valesë, shtëpitë dhe ndërtesat e zbukuruara me lule shumëngjyrëshe…

Tragjedia e vërtetë e emigrantëve

Nga Shpëtim Zinxhirija


E Mërkurë, 08.26.2009, 08:13am
Tragjedia e fundit në brigjet e Italisë shënon dhimbjen e radhës, në mungesë të një politikë të drejtë për emigracionin. As ujërat e deteve apo të oqeaneve nuk mund ta ndalojnë këtë fenomen, i cili sa vjen dhe po merr përmasa të mëdha përballë këtyre tragjedive. BE mundohet që ta parandalojë këtë me ushtrinë e përbashkët FRONTEX, po deri më sot tragjeditë regjistrojnë viktimat njëra pas tjetrës duke rritur numrin e tyre në listat e gjata të vdekjeve.

Riatdhesimi i kosovarëve deri në 2010ën


E Hënë, 08.24.2009, 03:45pm
Finalizimi i marrëveshjeve për riatdhesimin e kosovarëve me disa nga shtetet perëndimore pritet të bëhet gjatë këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm, ndërkaq riatdhesimi përfundimisht do të bëhet në fund të 2010-ës, pohojnë autoritetet kosovare. Procesi i riatdhesimit të kosovarëve pa leje qëndrimi në shtetet perëndimore, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të përshpejtohet, për shkak të përmbushjes së kritereve të procesit të liberalizmit të vizave dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
BE me politika të reja të migrimit
E Hënë, 08.24.2009, 11:49am

Ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bildt ka thënë se Bashkimi Evropian në fund të tetorit do të propozojë politika të reja të imigrimit.
 
Bildt, pas një takimi me homologun italian, Franko Fratini, e ka quajtur imigrimin “problem evropian”.

Të enjten, autoritetet italiane gjetën një barkë që po bartte 5 migrantë të Eritresë, të cilët thanë se 73 të tjerat kishin vdekur gjatë kalimit për në Itali.
 
Fratini tha se “të 27 vendet anëtare duhet të bartin përgjegjesinë për këta njerëz”.

  » Me artistin shqiptar Kreshnik Xhiku
  » Emigracioni i preferuar nga shumë shqiptarë
  » Ditari i një mediatori kulturor të rimëkëmbur (II)Nga Alfred Papuçiu
  » Skënder Sherifi: Si e ndalova Claude Levi-Strauss-in të vijë në Shqipëri më 1970
  » Si kanë shtegtuar shqiptarët
  » "Gazeta e Athinës" - identiteti i përshtatur me sukses me emigrantët shqiptarë
  » Qeveria e Kosovës pranon të firmosë pakt me Zvicrën për riatdhesim të emigrantëve
  » Kronikë besnike e idealizmit të kulluar shqiptarNga Skënder Buçpapaj
  » HISTORIA E SHKURTËR E VATRËS, VEPËR E REFAT XH. GURRAZEZIT I
  » REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA II



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]