E Enjte, 04.18.2024, 03:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA III
E Hënë, 08.10.2009, 02:50pm

LËVIZJA  KOMBËTARE

S’kishin zënë vënt mirë edhe n’Amerikë kur Shqipëtarët filluan nga organizimi i shoqërive fshatare me emëra të ndryshme, dhe me program për të ndihur sicilado shoqëri fshatin e saj; për bërjen e nonjë shkolle të re, dhe për ndreqjen e udhëve të fshatit, etj.

Me 1905, u-themelua shoqëria “Mall’i Memëdheut” ne Jamestown, N.Y., e para shoqëri shqipëtare me frymë kombëtare n’Amerikë, si pas emërit të saj. Disa njerës të vjetër që ishin atje asi kohe, thonë se idea për themelimin e asaj shoqërie lindi ne Buffalo, N.Y., nga Vellazëria Xexo po me që n’ate qytet ishin fare pakë Shqipëtarë, vendosnë që qendra e saj t’ish në Jamestown.

Na vjen keq që s’kemi në dorë nonjë rekord zyrtar t’asaj shoqërie me emërat e zyrtarëve të parë dhe historin’e saj, q’ashtu të mos bazohemi në të thënat e njërit dhe të tjatërit. Pa një rekord t’atillë s’munt t’i jepet kredit asnjë njeriu për themelimin e shoqërisë; munt të thomi këtu se krediti u-bie gjithë anëtarëve te saj!

REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IV
E Hënë, 08.10.2009, 02:40pm

KISHA AUTOQEFALE

Me 8 Mars 1908, Fan S. Noli u-dorëzua prift prej Kryepeshkopit rus, Imzot Platonit, në metropolinë ruse të New York-ut dhe më 22 t’atij muaji bëri meshën e parë në gjuhën shqip në Knights of Honor Hall, Boston. Pas meshës, atë dite pas dreke u-themelua dhe kisha Shën-Gjergji dhe u-zgjodhë zyrtarët e saj. Pas asaj ngjarjeje historike, u-themeluan kishët shqipëtare  n’Amerikë afër dhe lark Boston-it.

Në fillim te punës, Shqipëtarët s’kishin kishët e tyre dhe meshojin nëpër kishë të huaja dhe salla të ndryshme të zëna me qira për një kohë të caktuar. E para kishe shqipëtarë që u-ndertua n’Amerikë është kisha Shën-Kolli në Southbridge, Mass., e cila u-hap zyrtarisht me 13 Tetor 1912, dhe natyrisht mesha u-bë në gjuhën shqip prej At Fan Nolit dhe At Naum Ceres. Dhe për çudi, n’atë ceremoni fetare kombëtare të Shqipëtarëve mori pjesë zyrtarisht dhe Kryekonsulli i Turqisë i ardhur posaçerisht për atë qellim nga New York-u i cili ish veshur me uniformen zyrtare dhe kelleçin e kish varur më të mëngjer.

REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V1
E Hënë, 08.10.2009, 02:32pm

DIELLI:  KANDILI  KOMBËTAR      

Janë shkruar shumë artikuj në fletore dhe të përkohëshme shqipëtare mi historin’ e DIELLIT prej njerësve të ndryshmë se si dhe qysh u-themelua ky Kandil Kombëtar, dhe pa dyshim njerës të tjerë do t’shkruajnë në t’arthmen mi këtë pikë.

Me mbylljen e gazetës “Kombi” në Boston dhe të revistës “Albania” në London, qe nevojë e domosdoshme për botimin e një gazete kombëtare jashtë Shqipërisë që të lëftonte për të drejtat e popullit shqiptar. Dhe kjo nevojë u duk më tepër kur Xhon-Turqit burgosnë Dervish Himen sepse i gjetnë Flamurin e Shqipërisë me vete, dhe asnjë gazet’ e brëndëshme nukë guxoj dot të fliste për mbrojtjën e tij nga frika e Xhon-Turqve.

Ahere Faik Konitza në London dhe Fan Noli në Boston u-muarnë vesh për botimin e një gazete shqip n’Amerikë. Ata nukë njiheshin përsonalisht, njohja e tyre që më anë të shkrimeve në shtyp dhe të letrë-këmbimit, dhe ashtu u-lith miqësia në mes të dyve. Natyrisht patnë dhe shokë të tjerë që e biseduan çështjen e gazetës, po fakti është se ata të dy qenë shkaktaret kryesorë për botimin e DIELLIT.

REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V2
E Hënë, 08.10.2009, 02:24pm

FAIK KONICA MBARON HARVARDIN DHE I RIKTHEHET MISIONIT KOMBËTAR

Konitza e drejtoj Diellin gjer në Mars 1910, dhe u-hoq; gazetën e nxori komisioni i shoqërisë “Besa-Besën” gjer në funt të Prillit. Prapë Konitza mori drejtimin e Diellit me 6 Maj dhe qëndroj gjer në Korrik, pastaj botimi i gazetës pushoj për tre muaj. Faik Konitza shkoj në St. Louis, Mo., për pakë kohë dhe atje nxori gazetën “Trumbeta e Krujes,” po nuk e vazhdoj. Si Konitza ashtu dhe Noli patnë ca mosmarëveshje të vogëla me komisionin e shoqërisë “Besa-Besën,” e cila botonte Diellin. Fan Noli ahere ish në Harvard University që bënte mësimet e larta shkollare, njëkohesisht kish dhe punët e kishës. Me gjith’ ato, Fan Noli mori drejtimin e Diellit për nëntë muaj, Tetor 1910-Qershor 1911. Pastaj barra e editorit i mbeti Efthim Natsit, i cili sherbeu dy herë si drejtor i gazetës për një kohë fare të shkurtër. Natsi që punëtor i palodhur, dhe një nga atdhetarët e pakët  t’asaj kohe. Pas tij, u-zgjodh Kristo Floqi editor i Diellit në Tetor 1911, dhe vazhdoj gjer në Korrik 1912. Duke vënë re këtu ndryshimet e editorëve njëri-pas-tjatrit, kuptohet se udha për bashkimin e Shqipëtarëve rreth një shoqërie kombëtare nukë qe e shtruar me lule, po me gjemba, përandaj i shenuam këtu me radhë.

REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI1
E Hënë, 08.10.2009, 01:08pm

MBLEDHJA THEMELTARE      

  Pas aqë mundimesh të nisiatorëve, bashkimi i shoqërive të ndryshme u-bë dhe ëndra e bukur e idealistëve kombëtarë u-realizua me 31 Mars 1912! Në Mbledhjen Themeltare, Faik Konitza shtroj për bisedim dy emëra për shoqërin’ e re: “Parmenda” me kuptimin kultural, dhe “Vatra” me kuptim patriotik që të mblidheshin rreth saj gjithë Shqipëtarët si një familje e madhe pa ndryshim besimi në mes të tyre, fetarisht ose politikërisht. Mbledhja pëlqeu me-një-zë emërin e dytë, dhe ashtu në mes të brohorive Shoqëria e Re u-qojt “Federata Pan-Shqipëtare e Amerikës VATRA”!

Qëndrojmë ketu për një minutë dhe lemë Rekordin e Mbledhjes Themeltare të flasë, i shkruar më dorë prej Fan Nolit, sekretar’ i Komisionit të Bashkimit:

 

  “REKORD VI”.    

REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI2
E Hënë, 08.10.2009, 01:01pm

DHJETË DITË MË VONË SHPALLET PAVARËSIA NË VLORË  

Na vjen keq të thomi sot këtu se n’atë kohë të shkurtër (21 Shtator 1911 – 18 Korrik 1912) q’ay pati Diellin në dorë si editor solli pengime për bërjen e bashkimit të shoqërive fshatare, dhe për atë shkak e qërtoj Fan Noli botërisht me anë të shtypit. Fakti është se që Fan Noli ay që i futi “grekomanët” në vathën kombëtare të Vatrës, jo se ay ish me i zoti nga të dy shokët e tij (Floqi dhe Konitza), po e kish jaken të kthyer seprapi dhe i dëgjohej fjala më tepër nga fanatikët.

Dhe kur shkrojti Kristo Floqi se “Faik Konitza bëri propagandë të madhë që u-zgjoth sekretar-editor” kundrë tij në kuvendin e Korrikut 1912, artikulli i tij e humbi krejt vlerën historike dhe mori ngjyrën e polemikës një çerek shekulli të vjetër. E vërteta është që kuvendi zgjodhi Konitzen kundrë Floqit shkaku se ay ish njeriu më i zoti për atë ofiq.

Artikullin e të përkohëshmes shkodrane “Leka” prej Kristo Floqit e rishtypi Revista “Shejzat” me rastin e festimit të 60-vjetorit te Diellit në Nëntorin 1969. 

REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII1
E Hënë, 08.10.2009, 12:54pm

DELEGATI  I  VATRËS NË KONGRESIN E TRIESTES

Kuvendi që u-mbajt me 8 Shën-Endre 1912 i kryesuar prej At Naum Ceres si çairman, bisedoj dhe vëndosi derguarjën e Faik Konitzës n’Evropë dhe në Shqipëri si delegat të Vatrës që të shtronte përpara Mbledhjes se Kombit dhe njerësve politike ca mendime për të zgjedhurit e një dere mbretërore për Fron të Shipërisë dhe për të themeluarit e Konstitucjes së Shtetit.

Dy muaj pas atij kuvendi, me 9 Shkurt 1913, Vatra mori një kabllogram nga Mas-har Toptani i cili ftonte Vatrën të dërgonte një delegat në Kongresin Kombëtar te Trieshtit. Komisioni i Vatrës bëri mbledhje menjëherë dhe vendosi te mblidhej një kuvent me 16 te muajit për atë çështje.

Në ditën e caktuar, u-mbloth kuvendi në zyrë të Vatrës i përbërë prej kryetarëve të degëve, dhe u-vëndos dërguarja e Faik Konitzës delegat i Vatrës ne Kongresin e Trieshtit, i cili u-mbajt me 1 Mars 1913. Konitza ish në Vlore kur mori lajmin nga Vatra për emërimin e tij delegat i saj, dhe shkoj menjëherë në Trieshte i  cili u-zgjoth çairman i atij Kongresi Kombëtar.

REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII2
E Hënë, 08.10.2009, 12:42pm

BROSHURA E KONICËS “GJERMANIA DHE SHQIPËRIA”

Kuvëndi u-mbloth me 4 Korrik 1915 në Boston, dhe e hapi sekretari Loni Kristua, se Vatra s’kish kryetar. Çairman i kuvëndit u-zgjoth Lambi Kreshpani, dhe sekretar Kol Rodheja. Me shumësin’e votave, delegatët ndaluan hyrjen e Fan Nolit dhe të Kostë Çekrezit në kuvënt, të dy kandidatë për kryetar të Vatrës. Për të mos prishur qejf dhe të mos lëndoheshin ndienjat politike t’asnjërit kandidat, kuvëndi vëndosi që Vatra të vazhdonte punët e saj pa kryetar. Kuvendi mbaroj shpejt, po i la punet e shoqërise siç i gjeti, ndoshta edhe më keq se ç’ishin.

U-thirr një kuvënt i dytë me 17 te muajit, dy kuvënde në një muaj, për të regulluar punët e Federatës. Kuvendin e hapi Hasan M.Bitincka si çairman i Komisionit Qendral, dhe çairman i kuvëndit u-zgjoth Dennis Kambury. Ay kuvënt vazhdoj dy ditë, dhe zgjodhi Fan Nolin për kryetar të Vatrës, duke i dhënë këta shokë si zyrtarë të Komisionit: Kristo Kirken, Kol Rodhen, Hasan M. Bitincken, Kostë Çekrezin (i cili ish editor i Diellit), Kol Thomaren dhe Koste Racken.

REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VIII
E Hënë, 08.10.2009, 12:34pm

MEHMED KONICA

Duke parë se jeta e Shqipërisë si Shtet i lirë ish në rezik të math nga fqinjet e saj, Vatra me 28 Jenar 1916 emëroj Mehmed Konitzen delegat të saj n’Evropë, me qendrën më tepër në London, që të kërkonte të drejtat kombëtare të popullit shqipetar nga Aliatet. Dhe më von kur Vatra i shtoj delegatet e saj n’Evropë duke emëruar Mihal Turtullin, Midhat Frashërin, Nikoll Kasnecin, etj.- Mehmed Konitza u-emërua kryedelegat i Vatrës me një rogë prej 1,600 frangash në muaj, të caktuar nga kuvëndi i Vatrës  mbajtur në Korrik 1917. Gjer ahere roga e tij ish 1,300 franga në muaj, po ay kuvënd ja shtoj rogën dhe 300 franga më tepër si mirënjojtje të shërbimeve të tij të vyera për Shqipërinë.

 Me zotësin’e tij diplomatike dhe sjelljet e radha fisnike që kish, Mehmed Konitza zuri shumë miq të shoqërisë së lartë n’ Evropë për Shqipërinë, veçanërisht miq inglizë shumë me rëndësi, dhe i bëri shërbimet më të mbëdha Shqipërisë. Mehmed Konitza është një nga kaptinat me rëndësi ne historin’ e Vatrës dhe të çështjes shqipëtare, dhe do të piqemi dëndur me të,- ne faqet e historisë!     

REFAT XH. GURRAZEZI. HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX1
E Hënë, 08.10.2009, 11:27am

DITA TRI QERSHOR

Të Shtunën me 19 Maj 1917 Komisioni u-mbloth në zyrë të Vatrës dhe vazhdoj dy ditë se pati gjera me rëndesi për bisedim. Ditën e parë u-bisedua çështja e managerit te Diellit, botimi i Kalendarit të Vatrës 1918, dhe kendimi i raportit të delegatit n’Evropë. Këtu shikojmë se delegati Mehmed Konitza ka bërë një memorandum në gjuhet inglisht dhe frengjisht për çështjen e Shqipërisë dhe e ka përndarë nëpër udhëheqës të shënuar si Robert Cecil-i, etj.

Botimin e Kalendarit e mori përsiper Fan Noli, i cili ndreqi shkrimet dhe regulloj lënden. Në këtë kalendar këndonjësi gjen miaftë gjëra të shkurtëra më rëndesi mi historin’ e lëvizjeve kombëtare të Shqipëtarëve brënda dhe jashtë Shqipërisë. S’ka me për të shitur nga ky kalendar, po dorëshkrimi është i tërë në zyrë të Vatrës dhe munt të rishtypet; vetëm pikturat janë prishur dhe s’munt të dalin mirë.

  » REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX2
  » REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X1
  » REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X2
  » REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X3
  » REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI1
  » REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI2
  » REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI3
  » REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI4
  » REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII1
  » REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XII2



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]