E Premte, 04.19.2024, 02:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIII
E Djelë, 08.09.2009, 08:06am

PARTITË  POLITIKE: PRISHJA E MIQËSISË MIDIS PESHKOP NOLIT DHE KOLONEL ZOGUT

Vërtet miqësia midis Peshkop Nolit dhe Kolonel Zogut u-ftoh, po Vatra s’desh t’a besonte dhe dëshira e saj ish që ata të bashkëpunojin tok për të mirën e vendit. Per shembëll, kur Këshilla Kombëtare caktoj një sumë prej 5,000 dollarësh për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Shqipëri, Vatra emëroj Nolin dhe Zogun që ndanë ato të holla në popullin e qarkut të Tepelenës. Po duke shkuar koha, u-keput peri që i mbante tok dhe nuk lidhej dot më. Shkaku? Për aresye politike. Faji ku varej? Nuk e mer njeri përsipër; lë t’a kërkojmë ta gjejmë.

REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV1


E Djelë, 08.09.2009, 07:42am

FAIK  KONICA ZGJIDHET  KRYETAR I VATRËS

Në Qershor 1921 arrinë në zyrë të Vatrës Bondet e Huas Kombëtare të dërguara me anë të postës nga Tirana.Guverna dergoj 20,000 copë bondë me vleftën 50 franga ar copa, ose $10,00. Nga ato bondë mbetnë pa shitur 1,700 copë, të cilat janë dhe sot në zyrë të Vatrës – pa asnjë vleftë.

U-vendos një herë nga Komisioni i Vatrës që fushata e Huas Kombëtare të mbyllej Ditën e Flamurit me 28 Nëntor 1920, kur iku Midhat Frashëri nga Amerika për në Shqipëri, i cili qëndroj pakë ditë në Paris me parë se të vinte në Tiranë. Faik Konitza dhe Fan Noli këshilluan Komisionin me kabllogram t'a vazhdonte edhe pakë kohë atë fushatë. Këshillat e tyre u-muarnë nër sy, dhe ashtu Fushata e Huas Kombëtare u-mbyll në Korrik 1921.

REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XIV2
E Djelë, 08.09.2009, 07:33am

GJERGJ FISHTA NË BOSTON TEK FAIK KONICA

Ky është një shembëll i vogël që tregon se Konitza ish kundrë njerësve prishës të regullave themeltare të Vatrës, dhe desh t’i stërvitte Shqipëtarët si pas sistemit të shoqërive të popujve të qytetëruar. Po turma nuk e kuptonte qellimin e tij dhe nuk e deshi, ka edhe sot njerës që flasin kundrë tij!

Passi shkuan disa javë pas ardhjes së tij në Boston, Kryetari i Vatrës vajti në Washington, D.C., që bashkoj disa zyrtarë të lartë të Departmentit të Shtetit dhe bisedoj me ta për njohjen e Guvernës Shqipëtare prej Guvernës Amerikane. Në Washington vizitoj dhe Kryeqendrën e Kryqit Kuq Amerikan dhe foli me zyrtaret e asaj organizate të madhe mirëbërëse për çështjen e Shqipërisë, duke vënë në dukje nevojën për dërguarjën e plaçkave për fëmijën n’ato fshatra të Shqipërisë qe u-doqnë nga lufta.

REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV
E Shtunë, 08.08.2009, 05:24pm

KONICËN E ZGJODHI KORÇA DEPUTET PA QENË KANDIDAT

Me 9 Korrik 1922 u-mbloth kuvendi i Vatrës në Boston. Kryetari Faik Konitza hapi mbledhjen, dhe kërkoj nga delegatet zgjedhjen e zyrtarëve të kuvendit. Çairman u-zgjoth Vani L. Chani, sekretar George A. Katundi, reporter Vas Manni.

Në kuvënt u-kendua prej sekretarit një raport i Kryqit Kuq Amerikan për ndihmat që dërgoj në Shqiperi, dhe kuvendi votoj me-një-zë falenderjet më të përzemërta për këtë organizatë humanitare të përbotëshme. U-muar vesh se ato qenë pemet e vizitës që bëri Kryetari i Vatrës ne Washington pakë muaj më parë që foli me zyrtarët e lartë teë Kryqit Kuq për ndodhjen e Shqipërisë e cila sapo ish themeluar si Shtet i lirë dhe kish nevojë për çdo ndihmë të jashtme.

REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV2
E Shtunë, 08.08.2009, 05:13pm

FAIK KONICA U RIZGJODH KRYETAR I VATRËS DHE BOTUES I "DIELLIT"

Kur humpnë në zgjedhjet, njerës t’Opozitës britnë me zë të fortë se gjoja partia kundershtare “vodhi votat e tyre”! Janë edhe sot ca njerës tutkunë që besojnë ashtu. Ky është një zakon i vjetër për ata që humbasin. Në zgjedhjet munt të bëhen gabime, po jo vjedhje votash me dashje se kur numërohen votat ka njerës nga të dy palët qe i ruajnë.

Kuvendi i Vatres u-mbloth ne Boston me 8 Korrik 1923, dhe vazhdoj gjer më 15 të muajit. Çdo kuvent në të shkuaren mbante jo më pakë se një javë, perandaj bëheshin punë të pëlqyera dhe Vatra shkonte përpara. Kryetari Faik Konitza hapi kuvendin, mbajti fjalën e rastit që përshëndeti delegatet, dhe kërkoj nga delegatet zgjedhjen e zyrtarëve të Kuvendit. Çairman u-zgjoth Pandi Janaq, delegat i degës Niles, Ohio; sekretar Petraq V. Kolonja, delegat i degës Hudson, Mass., dhe reporter Sefer Prishta, delegat i degës Southbridge, Mass.

REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XV3
E Shtunë, 08.08.2009, 04:45pm

KRYENGRITJA E QERSHORIT 1924

Si organizatë me parime të larta kulturale dhe mirëbërëse, Vatra ka qenë kundrë kryengritjeve. Pika tjatër që nuk i ka dashur kryengritjet, ish frika e fqinjëve të cilet deshnë t’a shikojin Shqipërinë të turbulluar brënda q’ashtu munt të gjenin rastin për t’a copëtuar në mes të tyre.

Kur u-bë kryengritja e Qershorit 1924, Vatra s’dinte gjësëndi, dhe sikur t’a kish marë vesh me parë ate lëvizje, shigurisht do t’a kish kundërshtuar botërisht me anë të shtypit. Passi u-bë dasma e u-mbyll dhëndëri ne gjerdhek me nusën, Vatra uroj dasmorët për “suksesin” e tyre se dhëndëri ish djali i saj – të cilit ja plasnë nusën në peqi.

 

 

Refat Gurrazezi dishepull i Faik Konicës

Nga Idriz LAMAJ


E Shtunë, 08.08.2009, 04:06pm

Shumë atdhetarë të njohur të mërgatës i mbyllen sytë në varfëri të madhe, pasi i sherbyen kombit dhe kulturës kombëtare për dekada me radhë. Disa prej tyre u kujtuan me ndonjë shkrim modest, e disa të tjerë i mbuloj pluhuri i harresës dhe nuk ju dihen as varret. Një prej tyre, i cili i sherbeu me penë çështjes kombëtare për 60 vjet dhe vdiq në skamje të thellë ishte Refat Gurrazezi. Ai lindi me 15 qershor të vitit 1894 në katundin Gurrazez të Tomorricës, rrethi i Beratit. Ai erdhi në Amerikë kur ishte 22 vjeç; erdhi me ëndrën për të bërë prokopi dhe përfundoi në sherbim të atdheut, ku shpesh i mungoi edhe buka e gojës.

Vitet e para Gurrazezi punoi në Detroit në një fabrikë dhe banoi në një hyrje të vogël bashkë me tre shokë. Si tashi më kujtohen fjalët e tij: “Nga rroga e vogël që merrja pagueja pjesën e qirasë, ushqehesha, dërgoja diçka në Shqipëri dhe ndihmoja Vatrën ”.

Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarët

Përgatitur nga Alfred Papuçiu*


E Djelë, 08.02.2009, 10:00am
1 Gushti është për zviceranët, siç është 14 korriku për francezët dhe 4 korriku për amerikanët, apo 28 nëntori për shqiptarët. Zviceranët e përkujtojnë këtë ditë të shënuar qysh prej më tepër se 1 shekull, megjithëse ata përkujtojnë një ngjarje që daton prej vetëm 700 vitesh. Në vetë shënimin e kësaj date për Konfederatën Zvicerane, është një zakon që ka të ngjarë të jetë qysh nga lindja e jetës në Tokë. 1 Gushti na kujton besën e dhënë nga ana e tre kantoneve alpine më 1291, me qëllim që të përfundohej një aleancë e përjetëshme, akt themelues i Konfederatës.

Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bën AKP në Kosovë rreth privatizimit?


E Mërkurë, 07.29.2009, 10:00am

Nga Abas FEJZULLAHI, kryetar i Bashkimit të Intelektualëve shqiptarë të Zvicrës

 

Po Kosova e dalë nga lufta e djegur dhe e shkrumuar në shumë drejtime, si atë shpirtëror dhe material, nga barbaria serbe e shfrenuar e përkëdhelur në të gjitha periudhat nga  BE në formë direkte apo inirekte. OKB me fjalë e premtime të mëdhaja se do e ndihmojnë Kosovën edhe dërguan të ashtuquajturin UNMIK, jo për të na ndihmua siç premtonin, por për të na penguar, dëmtuar e rrënuar ekomnomokisht. Dhe për të na ofruar shkopin e lypsit…në dorë, mu ashtu siç kërkonte ASHA të Sërbisë në vitet 1988 –1990...

PJETËR ARBNORI MIKU I MADH I DIASPORES

E Enjte, 07.09.2009, 08:23am


Figura emblematike e shqiptarizmit, e njeriut të qetë, demokratit të shquar Pjetër Arbnori ka mbetur e nderuar edhe në diasporën shqiptare në Zvicër e gjetiu, të cilën e ka vizituar shumë herë edhe është çmallur me disa qindra mijëra vëllezër dhe motra të shpërndarë në katër anët e Zvicrës.

  » Në Turqi protestë kundër genocidit ndaj çamëve
  » Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës ia dorëzoi Mirënjohjen artistes Vaçe Zela, Nderi i Kombit
  » Ambasadori i Republikës të Kosovës Z.Naim Malaj priti anëtarët e LAPSH-itAmbasadori i Kosovës e vlerësoi lart kontributin e LAPSH-itShkruan: Nexhmije Mehmetaj
  » Tryeza e Rrumbullakët e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës - BISHZ
  » NJOFTIM-Announcement-100th Birthday of "Dielli"
  » REAGIM: Kujdes me emrat që i përkasin historisë të kombit shqiptar !Nga Lebit MURTISHI
  » Prezantojmë nxënës të dalluar nga Kantoni Jura Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese
  » Studentët e diplomuar shqiptarë po i hedhin sytë nga vendi i tyre
  » Studimet e larta në Itali - Ja rrugët që duhet ndjekur
  » Pakica kombëtare shqiptare në Kroaci, urë lidhjeje midis dy vendeve



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]