E Shtunë, 04.20.2024, 03:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Bienalia e Pragës: Shqipëria dhe Kosova bashkohen në kryeqytetin çek

Nga Alfred Milot Mirashi


E Hënë, 05.18.2009, 07:01am

Është hera e parë që në një eveniment me jehonë ndërkombëtare paraqiten së bashku artistët  nga Shqipëria dhe Kosova në Bienalen e 4-t të Pragës të arteve pamore. Rreth 230 artistë nga gjithë bota janë pjesëmarrës në këtë bienale e cila e hapi edicionin e saj me 14 maj dhe vazhdon deri me 24 korrik 2009. Pavioni Shqiperia dhe Kosova është një ndër pavionet më të mira në këtë eveniment internacional. Në inaugurimin e hapjes se saj erdhi edhe ambasadori i Shqipërisë në Pragë z. Qazim Tepshi bashkë me stafin e tij diplomatik. Ai mbeti shumë i kënaqur nga mënyra dhe prezentimi artistik i artisteve tanë në këtë ekspozitë internacionale.  

Lidhja shqiptare në Botë, Kuvendi Zvicër organizon veprimtarinë e promovimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të autorit Mehmet Elezi
E Martë, 05.12.2009, 07:53am

Promovimi i librit bëhet të shtunën, më 16 maj 2009, në Langenthal të Bernës, në Hotel Bären (Salla „Barock“), Sankt Urbanstrasse 1, 4900 prej orës 19:00 deri në orën 21:00. Në program do të jenë një pikë muzikore; fjala hyrëse e Kryetarit të Lidhjes Shqiptare në Botë për Zvicër Mr. Nazmi Jakurti (Jurist&Mediator); mendime mbi Fjalorin e Gjuhës Shqipe të autorit Mehmet Elezi do të japë Driton Kajtazi, studiues e shkrimtar, pastaj do të jetë fjala e autorit Mehmet Elezi. Të interesuarit mund ta blejnë librin me autografin e autorit. Veprimtarinë e nderon pjesëmarja e autorit Mehmet Elezi, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Bernë, filolog, shkrimtar, publicist dhe diplomat i mirënjohur. Fjalori i Gjuhës Shqipe, që promovohet të shtunën, përmban 41 000 fjalë të cilat nuk ndodhen në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe (FGJSSH) të Institutit të Gjuhësisë të Tiranës.

Veprimtari përkujtimore për veprën e Akademikut Bedri Dedja

Nga Alfred Papuçiu


E Hënë, 05.11.2009, 01:53pm

Është hera e parë që Vaçe Zela, megjithë gjendjen e saj shëndetësore jo të mirë, merr pjesë në një aktivitet kulturor. Hyrja e saj në sallën e madhe të restorantit TROPICALE- Hotel des Communes, Geneveys-sur Caffrane, Neuchatel (Neushatel) u prit me duartrokitje që vazhduan më tepër se 20 minuta, shoqëruar me tingujt e këngëve të paharruara të perlës së muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare , Vaçe Zelës. E emocionuar dhe e përmalluar nga një pritje e tillë e veçantë për të, artistja jonë e shquar, por tepër modeste dhe fisnike, pranoi të dalë në fotografi, si kujtim i bukur i kësaj mbrëmje festive, me të gjithë pjesëmarrësit, bashkëkombas në Zvicër, por edhe të ardhur nga vende të tjera të Europës.

 

Më 9 maj në Neuchatel Zvicër
E Enjte, 05.07.2009, 10:47am

Bëhet promovimi i romanit të Bedri Dedjes “Presidenti i planetit të kuq” (Planeti Mars i kuqëremtë). 

 

LAPSHI “Naim Frashëri” (Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë), në bashkëpunim me Bashkësinë Shqiptare të Kantonit të Neuchatelit (Nëshatel), organizon të shtunën, më 9 maj 2009, promovimin e librit “Presidenti i planetit të kuq”, të fundit të autorit të ndjerë për fëmijë Bedri Dedja.

Të pranishmit do t’i përshëndesë Belul Bajrami, kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Neuchatel, pastaj, në kuadër të programit, me një fjalë do të paraqitet Mahir Mustafa, koordinator I SHSHMP në Zvicër. Në vazhdim, Asllan Gjinovci do të evokojë “Kujtime me Bedri Dedjen”, ndërsa Saime Isufi, arsimtare e gjuhës shqipe në Bienne do të paraqitet po ashtu me një fjalë. Krijuesi Alfred Papuçiu do të mbajë “Dy fjalë për autorin Bedri Dedja dhe për krijimtarinë e tij”, ndërsa Edlira Dedja do të lexojë vështrimin “Libri “Presidenti i planetit të kuq” dhe vlerat e tij edukative për fëmijët”.

Në Boston përkujtohet Faik Konica, njeriu i letrave, atdhetari i flaktë
E Premte, 05.01.2009, 12:00pm

Zëri i Amerikës - Të mërkurën, në Universitetin Harvard të Bostonit një numër studiuesish shqiptaro-amerikanë u mblodhën për të përkujtuar Faik Konicën, njeriun e shquar të letrave dhe të diplomacisë, eruditin dhe bashkëthemeluesin e organizatës Vatra, i cili ia kushtoi jetën pavarësisë dhe përparimit të Shqipërisë.

Në diskutim folën Van Kristo, drejtor i organizatës Frosina, Profesor Gregory Pano i Kolegjit Shtetëror të Salemit, Artur Liolin, kancelar i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe Agron Alibali, studiues në Universitetin e Masaçusetsit në Boston. Diskutimi u drejtua nga doktore Ardeta Gjikola e Shkollës Pasuniversitare të Arteve dhe Shkencës në Harvard, universiteti ku edhe studioi Konica.

Vështrim sociolinguistik për emrat e përveçëm të fëmijëve shqiptarë në diasporë   Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura-Zvicër


E Shtunë, 04.25.2009, 03:26pm
Në këtë trajtesë do të sjellim disa shqyrtime sociolinguistike me të dhëna nga fusha e emrave të përveçëm. Çdo popull i qytetëruar ka emrat vetjak me karakteristikat e tij . Është e njohur se numri më i madh i emrave të njerëzve te çdo gjuhe janë kryesisht emra të kuptueshëm, me domethënie të drejtpërdrejtë apo simbolike. Ata, në njëfarë mënyre, mund të jenë tregim për të kaluarën apo rrëfim për të sotmen për prindërit që i pagëzojnë fëmijët. Si shenjë e parë e njeriut  emri bëhet shenjë e ndërgjegjes shoqërore dhe historike të tij. Ai është, ashtu, dëshmi e identitetit të tij si krijesë natyre dhe dëshmi e identitetit të tij si qenie historike.
Kera Dioguardi zbulon se kur ka qenë e re ka pasur probleme të çrregullimit të të ngrënit
E Enjte, 04.23.2009, 11:02am
Voal-online - Anëtarja e jurisë së American Idol, shqiparoamerikania e famshëm Kara DioGuardi, e bija e ish-Kongresmenit dhe Presidentit të LQSHA, Xhoe Dioguardi, ka bërë të ditur se kur ishte më e re kishte luftuar kundër çregullimeve të të ngrënit.Ishte muzika ajo që ia solli shpëtimin. "Në momentin që fillova të bëj muzikë, në atë moment unë bëra atë që adhuroja të bëja në jetën time dhe iu kushtova asaj përfundimisht, prej atëherë nuk kam të tilla probleme më…Unë kam se ku të shfryj," thotë ajo. "Unë e kam atë formë të shprehjes. Unë mund të shkoj drejt e në studio dhe të flas për ndjenjat e mia." Duke shpresuar t’i ndihmojë të tjerët, DioGuardi ka ndërtuar një studio regjistrimi në Phoenix House, një qendër trajtimi në Los Anxhelos, e cila ndihmon shërimin e të varurve nga drogat nëpërmjet muzikës. “Është vërtetë terapeutike (shëruese),” thotë ajo.
Greqia merr masa kundër emigracionit
E Enjte, 04.23.2009, 08:48am
Voal-online – „Emigracioni klandestin është një nga problemet më të mëdha që e brengosin Greqinë,” është cituar nga agjencia ANSA të ketë thënë ministërja e Jashtme Dora Bakoyannis, pas një takimi të mbajtur në Ministrinë e Jashtme, me pjesëmarrjen e ministri të Brendshëm Prokopis Pavlopoulos, zëvendësministri i Brendshëm që mbulon Sigurinë Publike Christos Markoyannakis, e të nënsekretarit të Shëndetësisë Marios Salmas, thirrur për të marrë në shqyrtim problemin e emigracionit klandestin dhe pasojat e tij në pra edhe të stinës së verës. “Në thelb – ka shtuar ajo – vendimet që janë marrë në takimin e sotën kërkojnë një prani më të madhe të Greqisë në terrenin evropian lidhur me këtë temë, e cila do të diskutohet së shpejti në livel ministrash dhe liderësh të vendeve të Bashkimit Evropian, për të gjetur pajtim lidhur me veprimtarinë e FRONTEX.”
Artur Tashko, ngjyrat e kubistit kthehen në "Zenit"
E Martë, 04.21.2009, 07:33am

Nga Dr. Eno Koço

 

Artur (Anastas) Tashko është piktori shqiptaro-amerikano-kolumbian i cili me gjithë dëshirën shumë të madhe, nuk e pa kurrë Shqipërinë. Vdiq larg atdheut, në Kolumbi, më 25 nëntor 1994, në moshën 93 vjeç. Karriera e tij artistike është me të vërtetë e pasur. Punoi fillimisht si flautist profesionist në Orkestrën Simfonike të Bostonit, më vonë kryeredaktor i gazetës shqip “Republika” sërish në Boston në vitet 1931-32, dhe më pas gjatë gjithë jetës, me ndërprerje të pjesëshme, vazhdoi karrierën si piktor profesionist në shumë vende të botës, ndër më kryesoret në Amerikë, Francë, Spanjë, Itali dhe 30 vjetët e fundit të jetës së tij, në Kolumbi. Arsyeja për këtë lëvizje tëndit në kontinentin latino-amerikan ishte martesa e tij e dytë me kolumbianen Rosa Tashko. Arturi është vëllai i nënës sime Tefta Tashko-Koços por dhe i Koços, Gaqos, Lekos dhe Katinës.

Prifti grek emigrantit të mitur : Je shqiptar dhe mysliman
E Hënë, 04.20.2009, 09:20am

Voal-online - Korespondenti i saj në Athinë, bazuar në burime mediatike vendase, i ka raportuar dje agjencisë së pavarur NOA se një prift grek ka ndaluar një djalë shqiptar që të marrë pjesë në meshë në zonën e Mitilinit. Bëhet fjalë për një djalë 14-vjeçar shqiptar, që jeton me familjen e tij në Greqi prej vitesh, me dokumente të rregullta dhe momentalisht gjenden familjarisht në zonën e Hippias, lokalitet i Mitilinit. Madata, agjenci private lajmesh në Athinë, përshkruan përmes të dërguarit të saj në Mitilini, se banorët atje janë ndarë më dysh, për shkak të incidentit të fundit që ka ngjallur jo pak debate. Kur i erdhi radha një nxënësi që dallohej si i huaj, prifti pyeti fillimisht mësuesit që shoqëronin grupin duke kërkuar të dijë se mos vallë fëmija, nxënës në liceun shtetëror të Mitlinit, ishte nga Shqipëria. Prifti i është drejtuar nxënësit duke e larguar nga radha dhe i ka thënë: Unë nuk kam ndërmend që një shqiptar mysliman ta fus në procesion sepse nuk është i krishterë”.

  » Imigrantë (shqiptarë) në strukturat e policisë greke?
  » Geto për emigrantët në qendër të Athinës
  » Itali: Hapet rruga për punësimin e 80 mijë shtetasve nga vende joanëtare të BEsë
  » "The New York Times" Valeria Durollari dhe Ken Biberaj
  » "YU-go!", "Jugo" dhe "jugoviçët"
  » Kledi Kadiu tridhjetepesëvjeçar
  » Pakësimi i dërgesave nga emigracioni, prirje që tremb Bankën e Shqipërisë
  » Toni Osmani ka projekt edhe për një film në Kosovë
  » 101 vjet nga mesha e parë shqipe
  » NJË VËSHTRIM MBI TË FOLMEN SHQIPE NË ZVICËR



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]