VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shkencëtarët: Ja si do të jetë bota pas 50 vjetësh

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Shkencëtarët: Ja si do të jetë bota pas 50 vjetësh
E Enjte, 04.16.2009, 08:20am (GMT+1)

Voal-online - Një numër i pakufizuar i ndërrimit të organeve, mundësia për të folur me kafshët, edhe pse vështirë mund të kemi takime me alienët. Këto janë vetëm disa nga parashikimet si do të jetë bota pas 50 vitesh. "Të dhënat paraprake" kanë dalë nga disa prej shkencëtarëve më të mëdhenj të botës, nga psikologu Steven Pinker, filozofi Dan Dennett, astronomi Sir Martin Rees deri tek përgjegjësi i misionit europian në Mars, Colin Pillinger. Pyetësori është bërë nga revista New Scientist. Një vizitë e jashtëtokësorëve në disqe fluturues duket e pamundur edhe pse ekspertët janë të bindur se së shpejti do të ndjehemi më pak të vetmuar në Univers. Freeman Dyson i Institute for Advanced Study të Princeton (SHBA ) i komenton kështu përpjekjet e kota të bëra deri tani për t'i kërkuar fqinjët e shtëpisë sonë: "Duket vërtetë se jeta inteligjente është më e rrallë se e kemi shpresuar, por kjo nuk dëshmon se nuk ekziston jeta më e zhvilluar në Univers. Sapo të kemi gjetur prova për ekzistencën e jashtëtokësorëve, do të jetë më e lehtë të lidhemi me ata, sepse do të jemi të vetëdijshëm se çfarë po kërkojmë." Paul Davies, fizikan i Arizona State University në Tempe, mendon se për këtë gjë nuk do të jetë nevoja të kërkojmë larg. "Mund të kemi krijesa aliene bash këtu, nën hundët tona. Pjesa më e madhe e jetës është mikrobike dhe është e vështirë të themi kur zbulojmë një mikrob se a është tokësor apo jashtëtokësor. Kërkimi jashtëtokësor sapo ka filluar. Po të ketë alienë tek ne, së shpejti do t'i gjejmë." Por sa mund të jetë e ndryshme nga jona jeta jashtëtokësore ? Chris McKay i NASA përgjigjet: "Aq sa ndryshon jeta e një anglezi me jetën e një kinezi." Brenda 50 vitesh jeta e njeriut në Tokë do të jetë transformuar thellësisht, falë fabrikave të vërteta të organeve të njeriut. Brenda 50 vitesh deri edhe mjekësia më e përparuar e ditëve tona do të duket diçka barbare. Sipas Bruce Lahn, gjenetist në Universitetin e Çikagos, nuk do të jetë më nevoja të merren organet e njerëzve të vdekur. Organet njerëzore do të rriten në kafshët. Ai shpjegon: "Kur një i sëmurë do të ketë nevojë për një organ të ri ta zëmë, një veshkë kirurgu do të lidhet me një rritës kafshësh, do t'ia japë të dhënat e të sëmurit dhe në pak orë organet do të vijnë në sallën e operacionit. Një organ që, pa dyshim, do të jetë i pazevendësueshëm, do të mbetet gjithnjë truri." Shumë e mundur do të jetë që brenda 50 viteve mjekësia do të ketë përparuar sa të arrijë të rritë organet. "Rigjenerimi i zemrës, për shembull, do të realizohet pa vonesë. Nuk do të kalojnë 5 deri 10 vjet nga koha kur kjo do të realizohet. Brenda 50 viteve të ardhshme do të jetë e mundur të rigjenerohet (ripërtërihet ) krejt organizmi," thotë Ellen Heber-Katz i Wistar Institute i Philadelphia. Trajtimi i pjellorisë dhe riprodhimit njerëzor mund ta shndërrojë jetën seksuale në një revolucion të baby-boom. Këtë e thotë Carl Djerassi i Stanford University, i cili thotë se gratë do ta zgjatin periudhën riprodhuese për të paktën dhjetë vjet më shumë, falë ruajtjes së vezores dhe të vezëve të moshës së re. Pas 50 vjetësh do të jetë zbuluar tërësisht enigma që fshehet pas kënaqësisë së marrëdhënieve fizike dhe do të zgjidhen të gjitha problemet e lidhura me sëmundjet seksuale. Këtë e thotë Beverly Whipple, sekretar i përgjithshëm i Association for Sexual Health. Fizika e grimcave nënbërthamore, astronomia e astrofizika do të hedhin dritë mbi lindjen e jetës dhe të universit. Rreth 14 miliardë vite më parë Big Bang ia dha zanafillën universit e prej atëherë ai është ftohur e zgjeruar, duke krijuar materien që ka themeluar planetet, yjet, yllësitë. Por shkaku i Big Bangut është engimë. "Sot mund të shpjegojmë çfarë ndodhi në Univers pas Big Bangut, por teoritë tona ndalen aty. Por janë të gjitha mundësitë që edhe kjo të kalohet," ka thënë Sean Carroll, teoricin fizike në Caltech. "Duke e njohur me thellë Universin, njeriu do të hedhë baza për të ndërtuar kolonitë e para përtej planetit tonë," thotë Richard Gott, i Princeton University, dhe vazhdon: "Pas 50 vitesh do të kërkohet një koloni e pavarur në Mars. Ajo do të shërbejë në rast katastrofe globale të planetit tonë." Brenda 50 viteve nuk do të arrijë bari magjik i jetëgjatësisë, por shkenvcëtarët parashikojnë që të zbulojnë mekanizmat molekularë që qeverisin plakjen e qelizave." Richard Mugnaio, profesor i patologjisë në University of Michigan parashikon: "Pas 50 vitesh do të jetë breznia e parë e qindvjeçarëve e cila do të ketë shëndetin dhe forcën që sot e kanë gjashtëdhjetëvjeçarët." Daniel Pauly, drejtor i Fisheries Centre në University of British Columbia mendon se njerëzit do të arrijnë t'i përjetojnë emocionet dhe "mendimet e kafshëve". Atëherë do të bëhemi të gjithë vegjeterianë.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Inva Mula kulmi i një karriere dhe humbja e një dashurie (04.11.2009)
Dëshmia e një spiuni (04.07.2009)
Elë Mëkferson, Trupi që Flet, bëhet sot dyzet e pesë (45) vjeçe (03.29.2009)
Monika Beluçi tregon cilat janë dhjetë komandementet e joshjes së saj (03.24.2009)
Monika Beluçi tregon cilat janë dhjetë komandementet e joshjes së saj (03.24.2009)
Madona: Elvis është mbreti, unë jam mbretëresha e muzikës pop (03.21.2009)
Të gjithë ia kanë frikën trupit të Merilin Monrosë (03.15.2009)
Duke qenë e vërtetë me veten Xhudi Foster e kalon provimin e pyetjeve për yjet (03.12.2009)
Badi Holli një ndër legjendat e muzikës amerikane (03.09.2009)
Eva Mendes bukuria kubane harkuar mbi dy brigjet e Amerikës (03.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]