VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shtatëdhjetepesëvjeçarja Shirli Meklein, e tejpashmja dhe mistikja

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 03:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Shtatëdhjetepesëvjeçarja Shirli Meklein, e tejpashmja dhe mistikja
E Enjte, 04.23.2009, 06:13pm (GMT+1)

Shirley MacLaine është aktore amerikane fituese e çmimit Oskar, aktore teatri, kërcimtare, autore librash, aktiviste, tejet e njohur edhe për besimet e saj në spirituale dhe të rimishërimit të qenieve. Ajo ka shkruar një mori autobiografish, shumica e të cilave merren pikërisht me besimet e saj spirituale si dhe me karrierën e saj në Hollivud.

Gjithmonë Irma, "e ëmbëla": kështu, në një fjalë të vetme, mund të përmblidhet karriera e kësaj aktoreje kaq magjepsëse, bërë e famshme pasi kishte arritur të sillte në ekranin e madh, duke bërë duet në mënyrë sublime, pra në mënyrë të madhërishme, me Xhek Lemonin (Jack Lemmon ), kurtizanen më të bukur, më të dashur dhe më romantike të historisë së kinemasë botërore. Por Shirli Mëklein Biti (Shirley MacLean Beatty ) ka ditur ta rizbulojë veten sërish e sërish në rrjedhën e karrierës së saj, edhe si aktore, edhe si shkrimtare, veprimtari kjo e fundit, së cilës ajo ia ka kushtuar vitet e fundit të jetës së saj.
Pagëzuar sipas emrit të Shirley Temple, MacLaine u lind si Shirley MacLean Beaty në Virgjinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 24 prill 1934, pra plot shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, nga një baba profesor i psikologjisë dhe filozofisë (Ira Owens Beaty) dhe një nënë aktore (Kathlyn Corinne) me prejardhje skoceze, Shirli nxitet menjëherë nga e ëma për në botën e artit. Kur ishte dy vjeçe ajo merrte mësime të kërcimit, kur ishte katër vjeçe ajo luajti në një reklamë tregtare. Klima artistike është klima që e mbizotëron familjen e saj. Nuk është aspak e rastit që edhe vëlllai i saj do të bëhej yll i famshëm i Hollivudit. Është fjala pikërisht për Uorën Bitin (Warren Beatty ), zemërrëmbyesi i famshëm i femrave si në rolet e tij kinematografike edhe në jetën e tij private.
Kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeçe, Shirli vendosi të shkonte në Nju Jork për ta ndërmarrë karrierën e balerinës profesioniste. Ajo kërcen në teatrin Broadway në vitin 1950 si balerinë e radhës së parë. Por ndriçimi i fati vjen katër vjet më vonë, kur në vitin 1954 ajo zevendëson Kerol Henein (Carol Haney ), në filmin muzikor, pra musical, "Pajama Game". Intepretimi i saj bëri që ajo të fitojë një kontratë kinematografike me producentin Hal Wallis, piketë që do t'ia bënte të mundur asaj të kishte një prespektivë më të shëndoshë ekonomike.
Në të njëjtin vit ajo martohet me producentin Steve Parker, nga i cili do të kishte një vajzë, Sachi. Edhe pse burri do të shkonte të jetonte e të punonte në Japoni, martesa do të vazhdonte për një kohë të gjatë, deri në divorcin zyrtar të arritur më 1982.
Shirli Meklein luan rolin e parë me Alfred Hiçkokun (Alfred Hitchcock ) në filmin "Përbetimi i të pafajshmëve" (1956) e në të njëjtin vit ajo luan me Xherri Ljuisin (Jerry Lewis ) e Din Martinin (Dean Martin ) në filmin "Artistë dhe modelë". Në vitin 1959 ajo mori një çmim në Festivalin Kinematografik të Berlinit me filmin "Të gjitha vajzat e dinë", të cilin e ndjekin filma të tjerë të jashtëzakonshëm si "Can Can" dhe "Apartamenti" të Billy Wilder. Ky i fundit e çon Shirli Meklein në një kadidaturë për çmimin Oskar dhe në një tjetër për çmimin Golden Globe.
Dhuntitë gjeniale të komikes janë kaq sfiduese dhe kaq origjinale, shpalosur njëkohësisht nëpërmjet pafajësisë dhe pastërtisë së portretit të saj, saqë Shirli Meklein, do ta dëshironin me çdo kusht, tre vjet më vonë, për përshtatjen kinematografike të suksesit më të madh të asaj kohe, që ishte "Irma e ëmbëla": Filmi do të hynte në historinë e kinematografisë amerikane dhe botërore dhe Shirli Meklein do të merrte një tjetër kandidaturë për Oskar, natyrisht, përsëri një kandidaturë tjetër për Golden Globe.
Artistja e mrekullueshme nuk është kënaqur asnjëherë me sukseset e arritura, nuk ka fjetur kurrë mbi dafina. Ajo ka pasur gjithmonë një vetëdijë civile dhe asnjëherë nuk është përfshirë në interesa politike. Gjatë viteve '60 ajo i përkushtohet gjithnjë e më pak kinematografisë dhe gjithnjë e më shumë i përkushtohet lëvizjes feministe dhe letërsisë, pra si shkrimtare. Ajo boton romanin e saj të parë autobiografik "'Don't Fall Off The Mountain" (Mos bjer malit teposhtë) në vitin 1970. Ndërsa vitin tjetër, më 1971, ajo merr pjesë në serialin televiziv "Shirley's World" (Bota e Shirlit ), i cili ka pasur gjatë gjithë kohës që është shfaqur një shikueshmëri të lartë në Amerikë.
Në vitet '70 filmi më i rëndësishëm i Shirli Mekleinit do të ishte "Përtej kopshtit" (1979). Por vetëm në vitin 1983, ajo më në fund merr çmimin e parë Oskar për rolin në filmin "Dëshira për dhembshuri" të regjisorit Xhejms Bruks (James Brooks ).
Gjithnjë e më shumë e zhytur në problematika të mprehta dhe delikate si dhe në ato religjioze, ajo i kushtohet spiritualizmit dhe studimit të teorive të rimishërimit, reinkarnacionit, pra kalimit të shpirtit nga një qenie në një tjetër në pambarimësi. Kërkimet studimore në këto fusha mistike e largojnë atë gjithnjë e më shumë nga bota e artit, duke krijuar një zbrazësirë midis saj dhe publikut të saj.

Në vitin 1988 ajo rikthehet në kinematografi dhe fiton çmimin Coppa Volpi në Festivalin Kinematografik të Venedikut, me rolin e saj në filmin "Madame Sousatzka". Këtë sukses e vijojnë edhe arritje të tjera të rëndësishme si "Lulet e hekurit" (1989) me regjisorin Herbert Ross e "Kartolinat nga ferri" (1990) me regjisorin Mike Nichols. Në vitin 1993 ajo luan në filmin "Vejusha amerikane" përkrah aktorit të famshëm italian Marçelo Mastroiani (Marcello Mastroianni ). Pas këtyre sukseseve përsëri Shirli Meklein i është rikthyer misticizmit dhe psikologjisë, tashmë me një vrull të ri. Në këtë mënyrë ajo e ka kaluar sërish, nuk dihet edhe për sa kohë, në plan të dytë kinematografinë, duke marrë pjesë, herë pas here, në filma për televizionin.

Më 2007 ajo plotësoi filmin Closing the Ring, me regji të Richard, dhe ku luan rolin kryesor mashkullor Christopher Plummer. Filma të tjerë të famshëm ku MacLaine ka pasur role kryepse janë "Being There" me Peter Sellers, "Used People" me Jesssic Tandy dhe Kathy Bates, "Guardinf Tess" me Nicholas Cage, "Sweet Charity", "Rumor Has It" me Kevin Costner dhe Jennifer Aniston dhe "In Her Shoes" me Toni Colette. MacLaine do të luante edhe në filmin dramë "Poor Things" që u shty për shkak të qëndrimit të Lindsay Lohan në qendrën e rehabilitimit kundër dorgave. MacLaine ka luajtur edhe në serialë të ndryshëmtelevizivë si "Out on a Limb", një miniseri autobiografike që bazohet në librin me të njëjtin titull, "The Salem Witch Trials", "These Old Broads", shkruar nga Carrie Fisher dhe ku luan edhe Elizabeth Taylor, Debby Reynolds dhe Joan Collins, si dhe "Coco". Ajo luajti edhe në produktin jetëshkurtër televiziv "Shirley's World". MacLaine ka një yll në Hollywood Walk of Fame" në 1615 Vine Street. Maclaine ka të njëjtën ditëlindje me Barbra Streisand dhe ato e kremtojnë bashkë çdo vit./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
100 vjetori legjendar i Rita Levi Montalçinit (04.20.2009)
Thjesht një gazetar (04.19.2009)
Shkencëtarët: Ja si do të jetë bota pas 50 vjetësh (04.16.2009)
Inva Mula kulmi i një karriere dhe humbja e një dashurie (04.11.2009)
Dëshmia e një spiuni (04.07.2009)
Elë Mëkferson, Trupi që Flet, bëhet sot dyzet e pesë (45) vjeçe (03.29.2009)
Monika Beluçi tregon cilat janë dhjetë komandementet e joshjes së saj (03.24.2009)
Monika Beluçi tregon cilat janë dhjetë komandementet e joshjes së saj (03.24.2009)
Madona: Elvis është mbreti, unë jam mbretëresha e muzikës pop (03.21.2009)
Të gjithë ia kanë frikën trupit të Merilin Monrosë (03.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]