VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 540 vjetori i Nikolo Makiavelit, atij që ndau përfundimisht politikën nga morali

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 02:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
540 vjetori i Nikolo Makiavelit, atij që ndau përfundimisht politikën nga morali
E Djelë, 05.03.2009, 09:53am (GMT+1)

Niccolò Machiavelli, shkrimtar, historian, shtetar e filozof italian, është padyshim njëri prej personazheve më të rëndësishëm të historisë së letërsisë. Mendimi i tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e studimit organizimit politik e juridik, në mënyrë të veçantë falë lëvrimit të një mendimi politik krejtësisht origjinal për epokën, lëvrim që ka sjellë ndarjen përfundimtare dhe të kulluar midis politikës dhe moralit.

Lindur në Firence më 3 maj 1469 nga një familje antike por të rënë, qysh në adoleshencë njihet thellë me klasikët latinë. Nis karrierën e tij në gjirin e qeverisë së republikës fiorentine me rënien e Girolamo Savonarola-s. Me zgjedhjen e gonfalonierit (titull mesjetar, kryetar i qeverisë civile shënimi ynë) Pier Soderini, bëhet më herët sekretar i kancelerisë së dytë dhe në vazhdim sekretar i Këshillit të të Dhjetëve. Kryen misione delikate diplomatike pranë oborrit mbretëror të Francës (1504, 1510-11), Selisë së Shenjtë (1506) e oborrit perandorak të Gjermanisë (1507-1508), të cilat e ndihmojnë jo pak për të zhvilluar sistemin e tij të mendimit; ndër të tjera, i mban lidhjet e komunikimit zyrtar midis organeve të qeverive qendrore dhe ambasadorëve, si dhe funksionarëve të ushtrisë të ndodhur në detyrë pranë oborreve mbretërore të huaja dhe në territorin fiorentin.
Siç është theksuar nga historiani i madh i letërsisë të Shekullit XIX Francesco De Sanctis, Machiavelli me shkencën e tij politike teorizon emancipimin e njeriut nga ndikime të elementeve mbinatyrore e fantastike të krijuar nga të fuqishmit jo vetëm pse konceptit të një providence (fati të paracaktuar) hyjnore që i amvisëron gjërat njerëzore ia qas konceptin e njeriut krijues të historisë (falë fuqisë së shpirtit të tij dhe të inteleigjencës së tij), por mbi të gjitha pse konceptin e bindjes ndaj "autoriteteve", të cilët zotërojnë gjithçka dhe rregullojnë (natyrisht, duke bërë ligjin), e zëvendëson me një këndshikim që merr në konsideratë vëzhgimin e realitetit në "të vërtetën e njëmendtë" të tij, siç përshkruhet nga mendimtari. Duke zbritur në terrenin praktik, pra, ai sugjeron që, në vend të të ashtuquajturit "moral", një tërësi rregullash abstrakte që shpesh e qëllimshëm shpërfillen nga individët, duhet të zëvendësohen nga rregullat e praktikës politike të përditshme, të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë me moralin, aq më tepër me moralin fetar. Lind nevoja të shënojmë se kur shkruante Machiavelli, morali ishte identifikuar pothuaj ekskluzivisht me moralin religjioz, duke qenë ende shumë larg parashtrimit të një morali laik.
Ndërkaq në planin e reflektimit (meditimit) istitucional, Machiavelli ndërmerr hapa të tjerë të mëtejshëm në krahasim me logjikën e kohës së tij, falë faktit që konceptin e Feudit e zëvendëson me konceptin modern dhe më të gjerë të Shtetit, i cili, siç e nënvizon shpesh në shkrimet e tij, duhet të jetë rreptësisht i ndarë nga pushteti i fesë. Në fakt një Shtet i denjë për ketë emër dhe që dëshiron të veprojë në mënyrë koherente me logjikën e re të parashtruar nga fiorentini, nuk do të mund t'ua nënshtronte veprimet e tij rregullave të vëna nga një autoritet që nga "lart". Në mënyrë gjithsesi të guximshme, Machiavelli priret të thotë, edhe pse në të vërtetë ende në mënyrë të parakohëshme e embrionale, se Kisha ndërkohë duhej të ishte e nënshtruar ndaj Shtetit...
Është me rëndësi të vihet theksi mbi faktin se reflektimet (meditimet) e Machiavelli përmbajnë gjithnjë "humus-in" e tyre dhe arsyen e tyre të qenies me fillimin e analizës realiste të fakteve, ashtu sikurse paraqiten me një shikim të paanshëm dhe pa paragjykime. Natyrisht, kjo gjen mbështetje në përvojën e përditshme. Ky realitet faktik dhe kjo përditshmëri ndikojnë mbi Princin (qeveritarin) ashtu si mbi studiuesin, pra nga pikëpamja e këndvështrimit privat "si njeri", qoftë nga këndvështrimi më përgjithësisht politik, "si qeveritar". Kjo do të thotë se ekzistojnë dy lëvizje në realitet, ajo e përditshmërisë së imtë dhe ajo e dhënë nga fakti politik, sigurisht më komplekse dhe më së shumti i vështirë për t'u përfshirë (ngërthyer).

Gjithsesi do të ishin pikërisht misionet e tij diplomatike në mjedisin italian që ia japin mundësinë t'i njohë disa Prìnca e t'i vrojtojë nga afër ndryshimet e qeverisë dhe të prirjes politike; në mënyrë të veçantë ka mundësinë ta njohë dhe të punojë për Cesare Borgia e në këtë rast shfaq interesa për dinakërinë (rrufianërinë) politike dhe për grushtin e hekurt të treguar nga tirani (i cili para pak kohësh kishte ndërtuar një zotërim personal të përqëndruar në Urbino).
Pikërisht duke marrë këtu pikënisje, vijimisht në pjesën më të madhe të shkrimeve të tij do të trajtonte analizat politike gjithsesi realiste të situatës për të bashkëkohore, duke e ballafaquar me shembuj të nxjerrë nga historia (mbi të gjitha nga ajo romake).
Për shembull, në veprën e tij më të famshme, "Il Principe" (Princi)m shkruar në vitet 1513-14, por publikuar vetëm më 1532, analizon llojet e ndryshme të principatave e të ushtrive, duke kërkuar të ravijëzojë cilësitë e nevojshme të një princi për të pushtuar dhe për të mbajtur një shtet, si dhe për të ruajtur përkrahjen respektuese të shtetasve (qytetarëve). Falë përvojës së tij të çmuar ai trajton figurën e qeveritarit ideal, në gjendje të ndërtojë një shtet të fortë dhe të përballë me sukses qoftë sulmet e jashtme, qoftë kryengritjet e qytetarëve, pa ua varur shumë konsideratave morale, por vetëm konsideratave realiste. Për shembull, nëse "realiteti i njëmendtë i sendit" paraqitet si violent dhe i dominuar nga lufta, princi duhet të imponohet me forcë.

Ai del në përfundimin se më mirë është kur ta kanë frikën se kur të duan. Sigurisht, në të vërtetë do të ishte e pamundshme t'i arrish të dyja, por, duke u vënë përballë zgjedhjes (meqë rezulton e vështirë t'i bashkosh të dyja cilësitë), për një princ është shumë me e sigurtë hipoteza e parë. Sipas  Machiavelli-t, pra, një princ duhet të interesohet vetëm për pushtetin dhe të ndihet i detyruar vetëm ndaj atyre normave (nxjerrë nga historia) që çojnë në veprime politike të suksesshme, duke i kapërcyer pengesat e paparashikueshme e të pallogaritshme vënë në lojë nga Fati.
Edhe shkrimtari, gjithsesi, pati mundësinë t'i zbatonte si politikan, mjerisht jo me shumë fat. Tashmë në vitin 1500, kur ishte pikërisht në oborrin e Cesare Borgia-s, në rastin e një fushate ushtarake, kupton se mercenarët e huaj ishin më të dobët se ata italianë. Organizon atüeherë një milici popullore me të cilin të siguronte mbrojtjen patriotike të të mirës së përgjithshme të Republikës së Firences (kishte detyrën të organizonte mbrojtjen ushtarake të Firences nga viti 1503 deri më 1506). Por kjo milici dështon në veprimin e parë më 1512 kundër këmbësorisë spanjolle në Prato, e kështu do të vendosej fati i Republikës e i karrierës së Machiavelli-t. Pas fundit të Republikës së Firences, familja Medici rimori pushtetin mbi Firencen me ndihmën e spanjollëve dhe të Selisë së Shenjtë dhe Machiavelli u pushua.
Nel  vitin 1513, pas një komploti të dështuar, padrejtësisht arrestohet e torturohet. Pak pas zgjedhjes së Papës Leone X (nga familja Medici), i jepet më në fund liria. Kthehet atëherë në Sant'Andrea, në pronën e tij. Në atë lloj mërgimi i shkruan veprat e tij më të rëndësishme. Më vonë, pavarësisht orvatjeve për të fituar favorin e sovranëve të tij të ri, nuk arrin të merrte në qeverinë e re një pozitë të ngjashme me atë të së shkuarës.
Vdes më 21 qershor 1527.
Midis veprave të tjera të mendimtarit të madh janë për t'u vlerësuar edhe novela "Belfagor" e komedia e famshme "La Mandragola" dy kryevepra që na bëjnë të ankohemi ndaj faktit që Machiavelli nuk iu kushtua kurrë teatrit.
Megjithatë, edhe sot, kur flitet për "makiavelizmin", synihet, jo bash me të drejtë, një taktikë politike që kërkon, pa respektuar moralin, të forcojë pushtetin e vet, nisur nga motoja e famshme (të cilën duket se Machiavelli nuk e ka shqiptuar apo shkruar kurrë), "fundi e justifikon mjetin"./Elida BUÇPAPAJ

 

Aforizma të Nikolo Makiavelit

 

Njerëzit harrojnë më kollaj vdekjen e babait se humbjen e pasurisë.

Natyra e popujve është e ndryshme; dhe është e lehtë t'i bindësh ata për një gjë, por është e vështirë t'ua ndalosh atë bindje.

Të gjithë të shikojnë si dukesh. Pak të ndjejnë kush je.

Të qeverisësh do të thotë t'i bësh të tjerët të të besojnë.

Aty ku ekziston një vullnet i madh nuk mund të ekzistojnë vështirësi të mëdha.

Sa herë që njerëzve nuk iu jepet mundësia të luftojnë për nevojë, ata luftojnë për ambicjen, e cila është aq e madhe në kraharorët e tyre, sa, çfarëdo grade të arrijnë, ajo nuk i braktis kurrë.

Nga momenti që dashuria dhe frika mundin vështirësisht të bashkëjetojnë, nëse na duhet të zgjedhim njërën sosh, është shumë më e sigurtë të na e kenë frikën se të na dashurojnë.

Besoj se në gjërat duhet parë fundi dhe jo mjetet.

Gjykoj që fati të jetë gjyqtar i gjysmës së veprimeve tona, por që të la lërë të qeverisim gjysmën tjetër.

Natyra i ka krijuar njerëzit që atë mënyrë që ata dëshirojnë çdo gjë dhe nuk mund të arrijnë çdo gjë: saqë, duke qenë gjithmonë më e madhe dëshira se aftësia për të arritur, na rezulton gëzimi i lig për atë që kemi dhe kënaqësia e pakët. E.B.

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shtatëdhjetepesëvjeçarja Shirli Meklein, e tejpashmja dhe mistikja (04.23.2009)
100 vjetori legjendar i Rita Levi Montalçinit (04.20.2009)
Thjesht një gazetar (04.19.2009)
Shkencëtarët: Ja si do të jetë bota pas 50 vjetësh (04.16.2009)
Inva Mula kulmi i një karriere dhe humbja e një dashurie (04.11.2009)
Dëshmia e një spiuni (04.07.2009)
Elë Mëkferson, Trupi që Flet, bëhet sot dyzet e pesë (45) vjeçe (03.29.2009)
Monika Beluçi tregon cilat janë dhjetë komandementet e joshjes së saj (03.24.2009)
Monika Beluçi tregon cilat janë dhjetë komandementet e joshjes së saj (03.24.2009)
Madona: Elvis është mbreti, unë jam mbretëresha e muzikës pop (03.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]