VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Harri Truman, Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizionar i epokës globale

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 09:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Harri Truman, Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizionar i epokës globale
E Premte, 05.08.2009, 02:29pm (GMT+1)

Harry S. Truman, Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lindi në Lamar (Missouri) më 8 maj 1884 në një familje bujqësh: që i vogël punon në fermën e babait në afërsi të Indipendence, ku studion deri sa bëhet shtatëmbëdhjetë vjeç.
Harry Truman dëshironte të hynte në një akademi ushtarake për t'i vazhduar studimet, por nuk pranohet për shkak të shikimit të dobët, prandaj detyrohet të rikthehet në fermën e familjes. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore niset vullnetar. Me gradën e togerit merr pjesë në operacionet luftarake në Saint Mihiel e lufton në frontin e Argoneve, duke u bërë në vijim kapiten.

Në përfundim të konfliktit lirohet nga detyra ushtaraka, rikthehet në shtëpi dhe më 26 qershor 1919 martohet me Bess Wallace, një mikeshë e hershme e fëmijërisë, prej së cilës do të ketë vajzën Margaret. Truman nuk dëshiron të rikthehet prapë në profesionin e bujkut dhe kështu, në shoqërinë e një ish bashkëluftëtari, hap një dyqan veshjesh për meshkuj në Kansas City; aktivitet që nuk do të kishte sukses, për shkak të krizës ekonomike që pasoi Luftën e Parë Botërore.

Një tjetër mik me të cilin kishin qenë bashkë në luftë e njeh me Tom Pendergast, politikan ndikues lokal i cili gjen për të një vend si inspektor i autostradave në Kontenë e Jackson; në vijim në Pendergast e çon të konkurojë si kandidat për një vend si gjyqtar. Truman e fiton konkursin, por, duke mos pasur studiuar lëndët juridike, regjistrohet në një shkollë të cilën e frekuenton mbrëmjeve.

Harry S. Truman do të zgjidhet senator më 1934 nga radhët e Partisë Demokratike. Në vitet e mëvonshme ai ndërton famën e një njeriu të ndershëm dhe më 1941 rizgjidhet. Truman është i bindur se karriera politike e tij mbyllet këtu, por papritmas drejtuesit e Partisë Demokratike vendosin ta vënë si nënpresident të Franklin Delano Roosevelt (Franklin Delano Ruzveltit) duke e parapëlqyer atë më shumë se Henry A. Wallace, i cili konsiderohej tepër radikal për momentin aq kritik nëpër të cilin po kalonte bota atëherë. Truman kështu më 1944, nüe mandatin e katërt të Ruzveltit, bëhet nënpresident; më 12 prill 1945 Ruvelti vdes dhe Truman, në moshën gjashtëdhjetëvjeçare, bëhet kështu Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kur Truman ngjitet në pushtet bota është duke jetuar fazat e fundit të Luftës së Dytë Botërore: Gjermania tashmë pothuaj është mundur, por konflikti në Paqësor mbetet ende i haour. Japonia po shkonte drejt humbjes, por dukej qartë se ajo kurrë nuk do të pranonte dorëzimin, prandaj lufta po stërzgjatej, me dëme të rënda për ushtrinë amerikane. Truman gjendet përpara dilemës së rëndë: ta përdorte apo jo bombën atomike në luftë?

Gjatë administratës së Ruzvletit, përgatitjet në Los Alamos për bombën me hidrogjen ishin mbajtur tejskajshmërisht sekret, aq sa vetë nënpresidenti Truman nuk dinte asgjë për këto përgatitje. Do t'i përkiste atij përgjegjësia e rëndë për të lëshuar bombën e parë atomike në Hiroshima (6 gusht 1945) e të dytën në Nagasaki (9 gusht 1945). Ky veprim provokon rënien e mbrojtjes së Japonisë, duke i dhënë fund konfliktit botëror.

Përdorimi i bombavee atomike provokon një reaksion të gjerë në bashkësinë shkencore ndërkombëtare. Fill pa fundit të konfliktit, marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik përkeqësohen, sidomos për shkak të çështjes gjermane. Prej atëherë pak e ngapak fillon të flitet për Luftën e Ftohtë. Pika më kritike arrin më 1947, me bllokimin e Berlinit Perëndimor nga ana e Bashkimit Sovjetik, përballuar nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet furnizimit me anë të së ashtuquajturës urë ajrore, pra avionëve të panumërt.

Vendet evropianoperëndmore gjenden në një pozitë të dobët përballë Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS). Presidenti amerikan shpall të famshmen "doktrina Truman", për të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhej të ndërmerrnin përsipër luftënb globale kundër përparimit të komunizmit, duke u përfshirë aktivisht në çdo vend që ishte i kërcënuar prej tij. Miratimi i "Planit Marshall" propozuar nga Sekretari i tij i Shtatit George Marshall që përbëhej nga ndihma ekonomike për rindërtimin e Evropës së pasluftës, duhet konsideruar shtylla kryesore e kësaj strategjie, më shumë se një ndihmë humanitare.

 


Në vitin 1946 Truman i jep nxitje zhvillimit të armatimeve atomike duke miratuar eksperimentet atomike në atolin (ishull koralesh) e Bikinit, në Oqeanin Paqësor. Edhe pse ishte parashikuar si i humbur, në vitin 1948 Truman do të rikonfirmohet në detyrën e presidentit.

Dy vjet më vonë, më 1950, do të ishte i detyruar të përballej me një krizë të rëndë në Kore: më 25 qershor ushtria komuniste Koresë së Veriut pushton territorin e Koresë së jugut. Shpërthen në këtë mënyrë Lufta e Koresë që i shikon Shtetet e Bashkuara të Amerikës së protagonistë në vijën e parë. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i kundërvihet pushtimit dhe Truman e vë ushtrinë amerikane nën mbrojtjen e tij. Lufta do të ishte shumë e ashpër: në fund do të arrihej në një situatë vendnumëro në pozicionet e paraluftës. Truman tregohet shumë i vendosur kur arrin ta zëvendësojë gjeneralin Douglas MacArthur në rastin kur kërcënohet të sulmohet edhe Kina, duke rrezikuar kështu zgjerimin e konfliktit.

 

Në vitin 1949, me iniciativën e qeverisë së Harri Truman do të krijohej NATO, Pakti i Aleancës Veriatlantike.

Në rrafshin e brendshëm Truman kërkon të vazhdojë rrugën e reformave (atë që do të quhej "Fair Deal"), por shumica republikane në Kongres ia ndalon. Psikozat për inflitrime të mundshme komuniste në brendësi të institucioneve ndikojnë. Fillon kështu një periudhë, aty nga viti 1953, në mënyrë të paragjykuar nga senatori republikan Joseph McCarthy.


Më 1953 skadon mandati i dytë presidencial e Truman nuk pranon një rikandidim tjetër; pasi ishte zgjedhuro Dwight D. Eisenhower, Truman bën një udhëtim në Europë, pastaj tërhiqet në jetën e tij private. Në vitin 1953, si akti i fundit politik, ndërmerr një fushatë masive të propagandës mediatike, të quajtur "Atom për paqen", që ,bështet tezën sipas së cilës përhapja e teknologjisë bërthamore në përdorim ushtarak do të luante rol shues të konflikteve të reja dhe do të ishte garancia për paqen në botë.

ome ultimo atto politico, dà comunque il via a una massiccia campagna di propaganda

Harry S. Truman vdiq tetëdhjetë vjeç, më 26 dhjetor 1972 në Kansas City.

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
540 vjetori i Nikolo Makiavelit, atij që ndau përfundimisht politikën nga morali (05.03.2009)
Shtatëdhjetepesëvjeçarja Shirli Meklein, e tejpashmja dhe mistikja (04.23.2009)
100 vjetori legjendar i Rita Levi Montalçinit (04.20.2009)
Thjesht një gazetar (04.19.2009)
Shkencëtarët: Ja si do të jetë bota pas 50 vjetësh (04.16.2009)
Inva Mula kulmi i një karriere dhe humbja e një dashurie (04.11.2009)
Dëshmia e një spiuni (04.07.2009)
Elë Mëkferson, Trupi që Flet, bëhet sot dyzet e pesë (45) vjeçe (03.29.2009)
Monika Beluçi tregon cilat janë dhjetë komandementet e joshjes së saj (03.24.2009)
Monika Beluçi tregon cilat janë dhjetë komandementet e joshjes së saj (03.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]