E Enjte, 03.28.2024, 08:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Mark Cukerberg, themeluesi i Facebook ose alkimia e miliardierit
E Mërkurë, 05.13.2009, 09:11am (GMT+1)

Mark Zuckerberg, (lindur më 14 maj 1984) është një programues amerikan kompjuterësh dhe sipërmarrës.

 

Si student i Harvardit,  Mark Zuckerberg krijoi uebsajtin social online Facebook, një uebsajt tejet popullor mes studentëve në mbarë botën. Atë e krijoi me kolegë studentë, njohës të mirë të shkencës së kompjuterit dhe me shokët e dhomës. Zuckerberg shërben si president i kompanisë Facebook. Ai ka qenë vazhdimisht në qendër të kundërthënieve për prejardhjen e biznesit dhe të pasurisë së tij.

 

Revista amerikane Time e renditi Zuckerberg si një nga The World's Most Influential People of 2008 (Njerëzit Më me Ndikim të Botës të vitit 2008). Zuckerberg përfshihej në kategorinë Scientists & Thinkers (Shkencëtarë dhe Mendimtarë) për web-in e tij fenomenon, Facebook, dhe renditej i 52-ti në 101 veta.

 

Jeta e hershme

 

Zuckerberg u rrit në Dobbs Ferry, Nju Jork, nga prindërit e tij hebrej, Edward dhe Karen Zuckerberg. Babai i tij Edward është dentist në Dobbs Ferry, dhe mamaja e tij është mjeke. Ai filloi programimin në kompjuter kur ishte në shkollën e mesme. Zuckerberg fillimisht kënaqej me zhvillimin e programeve kompjuterike, sidomos ato për komunikim dhe ato për lojëra. Kur vazhdonte Philips Exter Acadeym, ai ndërtoi një program për t'i ndihmuar puonjësit në zyrën e babait të tij që të komunikojnë; ai gjithashtu ndërtoi një version të lojës Risk, dhe një program muzike të quajtur Synapse i cili përdorte inteligjencën artificiale për të mësuar zakonet e dëgjimit tek përdoruesi i programit. Kompanitë Microsoft dhe AOL u përpoqën tëa blejnë Synapse dhe për ta marrë në punë Zuckerberg, por ai vendosi më mirë t'i vazhdojë studimt në Universitetin e Harvardit.

 

Themelimi

 

Zuckerberg lëshoi në punë programin Facebook nga dhoma e tij e konviktit në Harvard, më 4 shkurt 2004. Programi filloi si një "Gjë-Harvardi" ("Harvard-Thing") derisa Zuckerberg pastaj do të vendosta ta përhapte Facebook në shkolla të tjera. Programi fillimisht u përhap në Stanford, Dartmouth, Columba, Cornell dhe Yale, pastaj në shkolla të tjera në lidhje sociale me Harvardin. Nga fillimi I verës programi ishte përhapur në së paku 45 shkolla dhe në qindra mijë njerëz që e përdornin atë.  Zuckerberg, duke qenë ende në Harvard, ishte anëtar i vëllezërisë Alpha Epsilon Pi.

 

Zhvendosja në Kaliforni

 

Zuckerberg u zhvendos në Palo Alto, Kaliforni, me disa miq të ti. Ata morën një ndërtesë të vogël për ta pasur për zyrat. Në verë Zuckerberg u takua me Peter Thiel, i cili investoi për kompaninë. Ata kishin zyrat e tyre që në verën e vitit 2004. Sipas thënieve të Zuckerberg, grupi planifikoi të kthehet në Harvard, por më në fund vendosi të mbetet në Kaliforni.

 

News Feed

 

Në shtator 2006, Facebook lëshoi në punë News Feed, një produkt për të treguar se çfarë janë duke bërë miqtë e tu në uebsajt. Zuckerberg qe kritikuar, teksa disa e shikonin News Feed si të panevojshëm dhe si një mekanizëm për cybertalking (të biseduarit kibernetik).

PlatformaFacebook

 

Më 24 maj 2007, Zuckerberg shpalli një Facebook Platform, një platform zhvillimi për programuesit që të krijojnë aplikime sociale brenda Facebook. Kjo shpallje ngjalli një interesim të madh për bashkësinë e zhvilluesve programorë. Brneda javësh, shumë aplikime u ndërtuan dhe disa kishin tashmë miliona përdorues. Sot janë më shumë se 400 000 zhvillues programorë në mbarë botën që ndërtojnë aplikime për Facebook Platform. Vetëm më 23 korrik 2008, Zuckerberg shpalli Facebook Connect, një version të Facebook Platform për ndërtimin e aplikimeve sociale në website të tjera.

 

Facebook Beacon

 

Më 6 nëntor 2007, Zuckerberg shpali një sistem tjetër reklamues social, që u pa si një ngjarje në Los Anxhelos. Një pjesë e programit të ri, quajtur Beacon, ua bënte të mundur njerëzve të ndajnë informacion me miqtë e tyre të Facebook bazuar një veprimtaritë e tyre qëmtuese në uebsajte të tjera. Një shitës eBay, për shembull, mund të bëjë që miqtë automatikisht të vënë në shitje nëpërmjet Facebook, sistemit news feed, gjithçka që ata duan të shesin.

Programi pati shqetësime të mëdha të privatësisë nga ana e grupeve që merren me mbrojtjen e jetës private të qytetarëve, por edhe nga individë përdorues. Zuckerberg dhe Facebook nuk arritën t'i përgjigjen shpejt këtij shqetësimi, dhe më 5 dhjetor 2007, Zuckerberg më në fund shkroi një blog post në Facebook, ku merrte përgjegjësinë për çështjet me programin Beacon dhe ku iu ofronte një mënyrë më të lehtë përdoruesve për të përfituar nga shërbimet.

 

ConnectU Controversy

 

Shokët e klasës të Zuckerberg në Harvard, Divya Narendra, Cameron Winklevoss, e Tyler Winklevoss, mëtuan se ai ua vodhi idenë të cilën kishin për uebsajtin e tyre, ConnectU. Një akuzë u ngrit më 2004, por u hodh poshtë më 28 mars 2007. Akuza u përsërit në rajonin e Bostonit dhe seanca paradëgjimore ishte më 25 korrik 2007. Në seancën dëgjimore gjykatësi iu tha akuzuesve se akuza ishte e paplotë. Më 25 qershor 2008, rasti u gjykua dhe Facebook pranoi t'iu paguajë akuzuesve $65 milionë.

Një pjesë e dosjes së akuzës, në nëntor 2007, dokumente konfiedenciale gjyqësore ishin postuar në uebsajtin e ish studentëve të Harvardit 02138. Ato përfshinin numrin e sigurisë sociale të Zuckerberg, adresën e shtëpisë së prindërve dhe të të fejuarës. Facebook ngriti padinë kundër revistës, por gjyqi vendosi në favor të 02138.

 

Forbes

 

Më 2008, revista Forbes e rendit Zuckerberg si njeriun e 321-të më të pasur të SHBA, me pasuri $1.5 miliardë. Ai është më i riu që renditet në Forbes 400. Më 2009 raportohej se pasuria e Zuckerberg ka rënë nën $1 miliard.

 

Investimi i Microsoft në Facebook

 

Më 24 tetor 2007, Facebook Inc. shiti 1.6% të aksioneve tek Microsoft Copr. për $240 milionë, duke mos pranuar një ofertë konkuruese nga lideri i kërkimeve në Internet, Google Inc. Kjo tregon se Facebook kishte një vlerë tregu $15 miliardë në kohën e bërjes së kësaj shitjeje. Gjithsesi analistët besojnë se vlera aktuale e kompanisë është shumë më e vogël./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Harri Truman, Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizionar i epokës globale (05.08.2009)
540 vjetori i Nikolo Makiavelit, atij që ndau përfundimisht politikën nga morali (05.03.2009)
Shtatëdhjetepesëvjeçarja Shirli Meklein, e tejpashmja dhe mistikja (04.23.2009)
100 vjetori legjendar i Rita Levi Montalçinit (04.20.2009)
Thjesht një gazetar (04.19.2009)
Shkencëtarët: Ja si do të jetë bota pas 50 vjetësh (04.16.2009)
Inva Mula kulmi i një karriere dhe humbja e një dashurie (04.11.2009)
Dëshmia e një spiuni (04.07.2009)
Elë Mëkferson, Trupi që Flet, bëhet sot dyzet e pesë (45) vjeçe (03.29.2009)
Monika Beluçi tregon cilat janë dhjetë komandementet e joshjes së saj (03.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]