VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 15 vjet pa Zhaklinë Kenedin, Zonjën e Parë më të paharrueshme amerikane

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 09:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
15 vjet pa Zhaklinë Kenedin, Zonjën e Parë më të paharrueshme amerikane
E Djelë, 05.17.2009, 12:25pm (GMT+1)

Jacqueline Kennedy, emri i vajzërisë Jacqueline Lee Bouvier, lindi në Southhampton, më 28 korrik 1929. U rrit në mjedise të kulturuara dhe të larta në New York, Rhode Island e Virginia. Në vajzëri dashuria e saj për letërsinë e bëri të shkruajë poema, novela e romane, duke i shoqëruar me ilustrime personale.

Ndër të tjera i përkushtohet me ngulm studimit të kërcimit, një tjetër pasion i saj gjatë gjithë jetës. E ëma, e cila arrin divorcin nga burri i mëparshëm, martohet me Hugh D. Auchincloss në vitin 1942, duke i marrë me vete të dyja vajzat në Merrywood, në shtëpinë e saj në afërsi të Washington D.C.

Jacqueline, me rastin e tetëmbëdhjetëvjetorit të lindjes zgjidhet "Debutuesja e vitit" për stinorin 1947-1948. Ky titull iu jepej femrave të reja të cilat hynin për herë të parë në radhët e shoqërisë së lartë, në festat, pritjet dhe veprimtaritë e tjera zyrtare të kësaj kategorie.

Si studente e shkollës së lartë tejet prestigjioze, Vassar College, ka rastin të udhëtoj pa masë dhe t'i kalojë vitet e saj më të mira në Francë (duke frekuentuar, mes tjerash, Universitetin e Sorbonës), para se të diplomohen në Universitetin George Washigton më 1951. Këto përvoja ia lënë asaj si trashëgimi një dashuri të madhe ndaj popujve të huaj, sidomos ndaj francezëve.

Në vitin 1952 Jacqueline gjen një vend pune në gazetën lokale "Washington Times-Herald", fillimisht si fotografe, pastaj si redaktore dhe artikulshkruese. Në një rast asaj i besohet të intervistojë senatorin John F. Kennedy të Massachussetts-it, tashmë besuar nga mediat amerikane si Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Midis asaj dhe atij lindi një dashuri me shikimin e parë, një rrufe zhuritëse: ata do të martoheshin vitin e ardhshëm.


Jacqueline bën për vete familjen e famshme Kennedy, me një model jete intelektuale, europiane dhe të kultivuar. Nga martesa e saj me John F. Kennedy do të lindnin tre fëmijë, Caroline (1957), John (1960) e Patrick, i cili mjerisht do të vdiste dy ditë pas lindjes.


Si First Lady, "Jackie", siç thirrej me dashuri tashmë nga të gjithë shtetasit amerikanë, do të kërkonte ta shndërronte kryeqytetin e vendit në burim krenarie dhe qendër të kulturës amerikane. Interesat e saj për artin, të nënvizuara sistematikisht nga mediat, do të frymëzonin një vëmendje të madhe për kulturën në nivel shtetëror dhe në radhët e popullit. Një shembull konkret i këtij interesi do të ishte projekti i saj për një muzeum të historisë amerikane, realizuar pastaj në Washington.

Mbikqyr ndër të tjera rizbukurimin (ridekorimin) e Shtëpisë së Bardhë dhe inkurajon konservimin e ndërtesave rrotull. Do të ishte gjithmonë e admiruar për sjelljen e saj, falë edhe bukurisë asnjëherë sipërfaqësore dhe asnjëherë të zakonshme. Paraqitjet e saj në publik do të kishin gjithmonë një sukses të papërfytyrueshëm, ndonëse paraqitje jo të shpeshte dhe jo të bujshme.

 

Në atë 22 nëntor tragjik të vitit 1963 Jackie ishte e ulur pranë të sjoqiet kur ky do të vritej në

Dallas. E shoqëron trupin e saj deri në Washington dhe i qëndron pranë gjatë procesit mortor.

 

Pastaj, në kërkim të privatësisë, The First Lady, vendoset bashkë me fëmijët në New York. Më 20 tetor 1968 martohej me Aristotele Onassis, afaristin tejet të pasur grek. Martesa dështon, por çifti nuk do të divorcohej kurrë.

Onassis do të vdiste më 1975. Pasi ishte bërë për të dytën herë vejushë, Jackie fillon të merret me botime, duke u bërë zyrtare e lartë botuese e Doubleday, ku ishte eksperte e arteve egjiptiane dhe e letërsisë.

Jacqueline Kennedy vdiq në New York më 19 maj 1994./Elida BUÇPAPAJ

 

***

 

Aforizma të Xheki Kenedit

 

 

Deveja e bën elefantin të ndihet si avion reaktiv.

 

Botuesi shndërrohet në njëfarë nëne për ty. Ti e pranon dashurinë dhe inkurajimin prej një Botuesi.

 

Të jesh reporter do të thotë ta kesh të prerë biletën për në botë.

 

A mund ta kuptoj ndokush si është të kesh jetuar në Shtëpinë e Bardhë dhe pastaj, sa çel e mbyll sytë, të jetosh e vetmuar si vejushë e Presidentit?

 

I dashur Zot, të lutem kujdesu për shërbëtorin tënd John Fitzgerald Kennedy.

 

Edhe pse njerëzit mund të jenë të famshëm, ata mbajnë në zemrat e tyre emocionet e një njeriu të thjeshtë në momentet që janë më të rëndësishmet në fytyrë të tokës: lindja, martesa, vdekja.

 

Kam dashur gjithmonë të jem shkrimtare ose reportere gazete. Por pas kolegjit...bëra të tjera gjëra.

 

Nuk besoj që ka burra të cilët janë besnikë ndaj grave të tyre.

 

Unë mendoj se gjëja më e mirë është që të jem zbavitëse. Një burrë jeton dhe frymon gjithë ditën e lume në punë. Nëse ai gjen në shtëpi tavolina që goditën me grushta, si mund të çlodhet i gjori burrë.

 

Unë dua minimumin e informimit dhënë me maksimumin e mirësjelljes.

 

Dua ta jetoj jetën time, jo ta kujtoj atë.

 

Do të jem së pari grua dhe nënë, pastaj Zonjë e Parë.

 

Tani mendoj se ai e ka ditur se ishte magjik krejtësisht. E dija këtë por mendoja se do të ishte në atë masë sa tüe plakej dhe t'i shikonim bashkë fëmijët tanë të rritur. Kështu që tani ai është një legjendë, kur ai duhej të kish parapëlqyer të ishte një burrë.

 

Herën e parë martohesh për dashuri, herën e dytë për para, të tretën për të shënuar rekorde.

 

E vetmja rutinë në jetën time është mungesa e saj e plotë.

 

Ka mënyra të shumta për ta zgjeruar botën e fëmijëve tuaj. Dashuria për librat është më e mira e të gjithave.

 

Një gjë që nuk e dëshiroj është kur më thërrasin Zonja e Parë. Tingëllon si një samar kali.

 Janë dy lloj grash, ato që duan pushtet në botë dhe ato që duan pushtet në shtrat.

 

Gjëja trishtuese për gratë e breznisë sime është se nuk ishte menduar të punonin nëse kishin familje. Çfarë do të bënin ato kur t'I kishin rritur fëmijët të shikonin pikat e shiut nëpër xhamin e dritares?/Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mark Cukerberg, themeluesi i Facebook ose alkimia e miliardierit (05.13.2009)
Harri Truman, Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizionar i epokës globale (05.08.2009)
540 vjetori i Nikolo Makiavelit, atij që ndau përfundimisht politikën nga morali (05.03.2009)
Shtatëdhjetepesëvjeçarja Shirli Meklein, e tejpashmja dhe mistikja (04.23.2009)
100 vjetori legjendar i Rita Levi Montalçinit (04.20.2009)
Thjesht një gazetar (04.19.2009)
Shkencëtarët: Ja si do të jetë bota pas 50 vjetësh (04.16.2009)
Inva Mula kulmi i një karriere dhe humbja e një dashurie (04.11.2009)
Dëshmia e një spiuni (04.07.2009)
Elë Mëkferson, Trupi që Flet, bëhet sot dyzet e pesë (45) vjeçe (03.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]