VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
15 vjet pa Zhaklinë Kenedin, Zonjën e Parë më të paharrueshme amerikane E Djelë, 05.17.2009, 12:25pm (GMT1) Jacqueline Kennedy, emri i vajzërisë Jacqueline Lee Bouvier, lindi në Southhampton, më 28 korrik 1929. U rrit në mjedise të kulturuara dhe të larta në New York, Rhode Island e Virginia. Në vajzëri dashuria e saj për letërsinë e bëri të shkruajë poema, novela e romane, duke i shoqëruar me ilustrime personale. Jacqueline, me rastin e tetëmbëdhjetëvjetorit të lindjes zgjidhet "Debutuesja e vitit" për stinorin 1947-1948. Ky titull iu jepej femrave të reja të cilat hynin për herë të parë në radhët e shoqërisë së lartë, në festat, pritjet dhe veprimtaritë e tjera zyrtare të kësaj kategorie.
Në atë 22 nëntor tragjik të vitit 1963 Jackie ishte e ulur pranë të sjoqiet kur ky do të vritej në Dallas. E shoqëron trupin e saj deri në Washington dhe i qëndron pranë gjatë procesit mortor. Pastaj, në kërkim të privatësisë, The First Lady, vendoset bashkë me fëmijët në New York. Më 20 tetor 1968 martohej me Aristotele Onassis, afaristin tejet të pasur grek. Martesa dështon, por çifti nuk do të divorcohej kurrë. *** Aforizma të Xheki Kenedit Deveja e bën elefantin të ndihet si avion reaktiv. Botuesi shndërrohet në njëfarë nëne për ty. Ti e pranon dashurinë dhe inkurajimin prej një Botuesi. Të jesh reporter do të thotë ta kesh të prerë biletën për në botë. A mund ta kuptoj ndokush si është të kesh jetuar në Shtëpinë e Bardhë dhe pastaj, sa çel e mbyll sytë, të jetosh e vetmuar si vejushë e Presidentit? I dashur Zot, të lutem kujdesu për shërbëtorin tënd John Fitzgerald Kennedy. Edhe pse njerëzit mund të jenë të famshëm, ata mbajnë në zemrat e tyre emocionet e një njeriu të thjeshtë në momentet që janë më të rëndësishmet në fytyrë të tokës: lindja, martesa, vdekja. Kam dashur gjithmonë të jem shkrimtare ose reportere gazete. Por pas kolegjit...bëra të tjera gjëra. Nuk besoj që ka burra të cilët janë besnikë ndaj grave të tyre. Unë mendoj se gjëja më e mirë është që të jem zbavitëse. Një burrë jeton dhe frymon gjithë ditën e lume në punë. Nëse ai gjen në shtëpi tavolina që goditën me grushta, si mund të çlodhet i gjori burrë. Unë dua minimumin e informimit dhënë me maksimumin e mirësjelljes. Dua ta jetoj jetën time, jo ta kujtoj atë. Do të jem së pari grua dhe nënë, pastaj Zonjë e Parë. Tani mendoj se ai e ka ditur se ishte magjik krejtësisht. E dija këtë por mendoja se do të ishte në atë masë sa tüe plakej dhe t'i shikonim bashkë fëmijët tanë të rritur. Kështu që tani ai është një legjendë, kur ai duhej të kish parapëlqyer të ishte një burrë. Herën e parë martohesh për dashuri, herën e dytë për para, të tretën për të shënuar rekorde. E vetmja rutinë në jetën time është mungesa e saj e plotë. Ka mënyra të shumta për ta zgjeruar botën e fëmijëve tuaj. Dashuria për librat është më e mira e të gjithave. Një gjë që nuk e dëshiroj është kur më thërrasin Zonja e Parë. Tingëllon si një samar kali. Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |