E Premte, 03.29.2024, 03:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Air Force One avioni i Presidentit të Amerikës
E Premte, 05.22.2009, 08:38am (GMT+1)

 

 

 

 

Air Force One është emri i koduar në trafikun ajror për avionin e Forcave Ajrore të SHBA (USAF) që mban në bordin e tij Presidentin e Amerikës. Prej vitit 1990, flota presidenciale është e përbërë prej dy avionëve Boeing 747-200 a modifikuar dhe e dizajnuar nga USAF (Aeronutika Ushtarake e SHBA-ve). Në raste alarmi, kur siguria e presidentit është e rrezikuar, ky avion përdoret si një zyrë e lëvizëshme, duke zvogëluar kështu rreziqet për sulm kundër presidentit.

 

Air Force One është në gjendje që të përshkojoë 12.600 kilometra, pre një të tretën e hapësirës që mbulon xhiroja nëpër të gjithë botën, pa bërë asnjë ndalesë, me një kapacitet transportues për 70 pasagjerë. Përpara se Boeing 747 të hynte në shërbim, flota presidenciale ishte e përbërë nga dy Boeing 7007-320B, me kode numurash 26000 e 27000, që kishin hyrë në shërbim prej vititi 1962.

 

Air Force One aktualisht mund të furnizohet në fluturim e sipër pa pasur nevojë për t'u aterruar me qëllim që të zgjasë fluturimin.

 

Kapacitetet dhe karakteristikat e Air Force One

 

Air Force One, është një avion i tipit Boeing 747. Përveç madhësisë, funksionit dhe masave të sigurisë.Air Force One ka tre kate, si një  Boeing 747 normal, ndërsa brëndësia e tij është ridizajnuar sipas nevojave të presidentit, pra 370 m² të avionit kanë pësuar ndryshime.

Pjesa më e ulët e avionit, është ajo ku vendosen bagazhet dhe ushqimet. Në saje të magazinave dhe frigoriferëve, Air Force One mund të jetë e gatëshme të ofrojë 2000 të ngrëna, me gjithçka që duhet. Ushqimi përgatitet në dy guzhina që kanë një ekip për t'i shërbyer 100 personave menjëherë.

 

Pjesa kryesore e avionit për pasagjerët është në katin e dytë, ndërsa salla për komunikim dhe kontroll është në katin e tretë. Avioni ka tre hyrje. Pasagjerët mund të hyjnë në avion përmes tri portave. Njëra është në krye, njëra afër turbinave dhe e treta që lidhet me katin e dytë. Zakonisht kur shohim presidentin në televizor duke hypur dhe zbritur nga Air Force One, ai përdor hyrjen që lidhet direkt me katin e dytë. Gazetarët zakonisht hyjnë përmes portës që është pranë turbinave, ku pastaj marrin shkallët për të shkuar në katin e dytë. Vendi që është i caktuar për gazetarët ngjan me atë të udhëtimeve të klasit të parë, ku gazetarët i kanë të gjitha konfortet e nevojshme.

 

 

 

Në bordin e Force One ka edhe struktura të ndihmës të shpejtë, ku përfshihet edhe një sallë operacioni dhe në çdo fluturim është i pranishëm një mjek.

 

Në avion ka dhoma për të ftuarit, stafin, gazetarët dhe shërbimin sekret. Suita private e presidentit përfshin, dhomën e gjumit, garderobën, banjon dhe studion.

 

Theodore Roosevelt është i pari presidetn i SHBA-ve që ka hypur në një avion më 11 tetor 1910. Përpara Luftës së Dytë Botërore fluturimet ndërkontinentale ishin të rrallë. Mungesa e sistemeve të komunikimit pa kabëll i bënin udhëtimet të pamundëshme, pasi presidenti nuk ishte në korrent me Washingtonin.

 

I pari "Avion Presidencial"

 

Në vitet '40 dhe '50, udhëtimet ajrore u bënë më komode. I pari president që mori të parin avion ishte Franklin D. Roosevelt, duke fluturuar me një  Boeing 314 Clipper më 1943 për në Kazablanka, kryeqytetin e Marokut ku u mbajt Konferenca për të parë përparimet e Luftës së Dytë Botërore.

 

Ndërsa avioni i parë i dizajnuar për presidentin e SHBA, ishte një C-87° Liberator Express, një version i modifikuar i bombarduesit B-24. Ky avion u quajt Guess Where Two, por pas aksidentit të një tjetri avioni C-87A , Guess Where Two nuk u përdor kurrë për të transportuar Roosevelt; ndërsa shërbimet sekrete përdornin një C-54 Skymaster në vendin e tij. Avioni presidencial u quajt Sacred Cow (Lopa e Shenjtë) ku përfshinte një dhomë gjumi, një telefon, një radio dhe një ashensor për karrigen me rrota të presidentit. Ky avion e transportoi Presidentin Roosevelt në takime shumë të rëndësishme siç ishte Konferenca e Jaltës (Yalta).

 

 

Pas vdekjes të Roosevelt-it në pranverën e 1945, nënpresidenti Harry S.Truman u bë president i Amerikës. Ai e zëvendësoi l C-54 me një C-118 Liftmaster, duke e quajtur Independence, (pavarësi), duke iu referuar ndoshta qytetit të tij të lindjes Independence në shtetin Misuri. Ishte i pari avion operativ presidencial që mbante një distinktiv, kokën e shqiponjës nën kabinën e pilotit.

 

Boeing 707 u bë Air Force One

 

Në mandatin presidencial të John F.Kennedy, avionët presidencialë hynë zyrtarisht në epokën e xhetëve (jet). Në vitin 1962 ai zgjodhi një avion me rreze të gjatë udhëtimi dhe e quajti SAM ("Special Air Missions") 26000. Ndërsa dizajneri Raymond Loewy  krijoi një dizajn të posaçëm për aeroplanin me ngjyrat blu dhe të bardhë që i ka edhe sot, duke futur në logo edhe fjalët "Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

 

 

 

Nga fundi i Qershorit 1993, Kennedy fluturoi me SAM 26000 në Berlin, ku mbajti atë fjalimin e famshëm "Ich bin ein Berliner". Gjatë këtij turi ai vizitoi edhe Irlandën. Një muaj më vonë, ai me këtë avion bëri udhëtimin rekord duke fluturuar nga Washingtoni në Moskë pa asnjë ndalesë.

 

Më 22 Nëntor 1993, SAM 26000 e solli Kennedy-in në Dallas, ku atë pasdite e vranë. Ishte pikërisht mbi këtë avion, ku presidenti i ri Lyndon B.Johnson bëri betimin. Ky avion e solli trupin e Kennedy-it në Washington. Po ashtu avioni presidencial SAM 26000 e mbajti edhe arkivolin me presidentin për në varrezat kombëtare të Arlingtonit ku  Kennedy u varros.

 

SAM 26000 është përdorur edhe nga Henry Kissinger gjatë takimit të tij sekret në Francë për të negociuar për paqen në Vietnam.

 

SAM 26000 bëri transportin e Presidentit Richard Nixon gjatë udhëtimit të tij historik në Kinë dhe Rusi më 1972. Më vonë u bë një avion rezervë, ndërsa një tjetër SAM 27000 u ndërtua.

 

Më 22 Janar 1973 vdes Lyndon B. Johnson. Ishte SAM 26000 që mbajti trupin e presidentit në udhëtimet e tij të fundit për në Washington, dhe pastaj për ta çuar në ahtëpinë e tij, ku mbaheshin ceremonitë familjare.

 

SAM 27000 bëri udhëtimin e tij të fundit si Air Force One më 21 gusht 2001, duke transportuar Presidentin George W.Bush.

 

Nga Boeing 707 në Boeing 747

 

Fabrikimi i Boeing 747 filloi gjatë mandateve presidenciale të Presidentit Ronald Reagan. Aeroplani i parë u dorëzua më 1990 gjatë presidencës të George H.W.Bush. U la një kohë për të bërë punime që e mbronin avionin nga impulset elektromanjetike.

 

 

Njëri prej episodeve më dramatikë të ngjarë në bordin e Air Force One ishte më 11 Shtator 2001, kur transportonte Presidentin George W.Bush në Sarasota të Floridës në një takim me nxënës. Presidenti e la takimin për shkak të sumeve terroste në New York dhe Washongton D.C. Në vend që të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, Shërbimet Sekrete e dërguan avionin presidencial në bazën Barksdale në Luiziana, sepse mendohej se ishte në shënjestrën e akteve terroriste.

 

Air Force Two është përkufizimi i një prej secilit mjet fluturimi të forcave ajrore amerikane që ka në bord Nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Avioni kryesisht i përcaktuar si Air Force Two është një Boeing 757-200 në të cilin është shënuar emri i C-32 në brendësi të USAF. Gjithsesi për arsye sigurie Presidenti dhe Nënpresidenti nuk udhëtojnë asnjëherë në të njëjtin avion./Elida BUÇPAPAJ

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
15 vjet pa Zhaklinë Kenedin, Zonjën e Parë më të paharrueshme amerikane (05.17.2009)
Mark Cukerberg, themeluesi i Facebook ose alkimia e miliardierit (05.13.2009)
Harri Truman, Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizionar i epokës globale (05.08.2009)
540 vjetori i Nikolo Makiavelit, atij që ndau përfundimisht politikën nga morali (05.03.2009)
Shtatëdhjetepesëvjeçarja Shirli Meklein, e tejpashmja dhe mistikja (04.23.2009)
100 vjetori legjendar i Rita Levi Montalçinit (04.20.2009)
Thjesht një gazetar (04.19.2009)
Shkencëtarët: Ja si do të jetë bota pas 50 vjetësh (04.16.2009)
Inva Mula kulmi i një karriere dhe humbja e një dashurie (04.11.2009)
Dëshmia e një spiuni (04.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]