VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Dossier: Elbasani qyteti që u pagëzua nga tre perandorë

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 01:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Dossier: Elbasani qyteti që u pagëzua nga tre perandorë
E Shtunë, 05.23.2009, 04:41pm (GMT+1)

 

 

 

 

Interesi që po ngjall për vizitorët e huaj kalaja e tipit fushor në Elbasan, një qytet në Shqipërinë e Mesmë, pa dyshim ka të bëjë me origjinën romake të saj, ndaj dhe ajo është përfshirë në projekte të rëndësishme.
I pari projekt synoi pastrimin e fasadës së kalasë nga ndërtimet e paligjshme, ndërsa projekti tjetër i Universitetit të Pizës, synon rivitalizimin e saj. Pas një studimi 2 vjeçar të sipërfaqes, banesave dhe monumenteve që ndodhen brenda kalasë, është hartuar një plan rregullues në perspektivë, që do ta shndërrojë hapësirën urbane brenda mureve të saj në një hapësirët të ngjashme me qendrat historike në Itali, ku ndodhen kështjella të këtij tipi. 

                                   -Një qytet mbi rrugën e lashtë Egnatia-      

       Kalaja impozante e Elbasanit, ngritur mbi kalldrëmin e rrugës perandorake Egnatia, në harkun e 1200 viteve është pagëzuar nga tre perandorë të shquar të historisë, Diokleciani, perandori Romak me origjinë Ilire, Justiniani i Parë Bizantin nga Bederiana pranë Prishtinës, dhe sulltani më i famshëm i turqve Osmanllinj, Mehmet Fatih Ngadhnjyesi. 
     Lindjen, zhvillimin dhe rrënimin përfundimtar Skampini, (Elbasani) ia detyron të njëjtit faktor, "Rrugës Egnatia".
     "Në kohën e Perandorisë Romake ndërtimi i saj u bë burim mirëqënie e lulëzimi dhe jo vetëm për Skampinin, por krejt krahinën rreth e rrotull, ndërsa në vigjiljen e dyndjeve të popujve e në vazhdim të tyre, ajo u shndërrua në një shkak mjerimi të pandërprerë". Këto fjalë të  arkeologut dhe historianit Hasan Ceka shpjegojnë qartë arsyen e ndërtimit të Kalasë së Elbasanit, ose "Castrum Scampinus", siç quhej në epokën e Perandorisë Romake. 
     Kjo fortesë përfaqëson një "castrum statum" për strehimin e një legjioni romak që do të shërbente për ruajtjen e sigurinë e rrugës Egnatia. Vetëm një fuqi e tillë si shteti romak mund të kishte sigurinë e ndërtimit dhe qëndrueshmërisë së një kalaje fushore.
     Paraardhësit tanë i ndërtonin kështjellat në maja shkrepash të mbrojtura nga natyra, ndërsa romakët ndiqnin parimin "Kalatë i mbrojnë burrat, jo muret!". Ndaj në të gjithë gjatësinë e rrugës Egnatia, ndihen vlerat monumentale dhe autoriteti i fuqisë së tyre.

 

 

                                                    

 -Toponimet-

 

     Klaudiana (Peqini i sotëm). Paul -est, ( fshati i sotëm Paulesh) Lolaj, që të kujton emrin e legjionarit romak Lolian Mansio (Rrapi i Mansit), Liber - assio ( Librazhdi i sotëm), Valas ( Valësh), tregojnë gjurmët më të pashlyeshme të rrugës më të rëndësishme të perandorisë Romake.
     Megjithëse rruga Egnatia përmendet nga Straboni 120 vjet para Krishtit, Kalaja e Skampinit filloi të ndërtohej në vitet 285 305 para Krishtit, ndërsa mori formën e plotë nga rindërtimi i gjatë kohës së perandorit Justiniani i Parë, në vitet 530 565 pas Krishtit. 
     Por shumë kohë para se të ndërtohej ky fortifikim, filloi jetën qyteti i Skampinit në fillim rreth stacionit Mansio të rrugës Egnatia e më pas u ç'vendos në luginën e gjerë midis dy përrenjve të Zaranikës dhe Manasderes. 
     
                         -Guri Skam, emërtimi që vjen nga lashtësia-

     Në dokumente të mëvonshme emri i qytetit të lashtë do të marrë trajta të ndryshme. Sipas gjuhës që përdorin kumtuesit e tij, dokumenti më i rëndësishëm dhe më autentik për vendodhjen e qytetit dhe formën e emrit, është guri i varrit të Legjionarit Mark Sabidi, që sot ndodhet në Muzeun Etnografik të qytetit. 
     Ky gur ka të gdhendur emrin e qytetit në formën e shkurtuar "Skam", dhe u zbulua në vitin 1922 në gërmadhat e një ndërtese, që gjendej mbi portën jugore të Kalasë. Emri i gdhendur në gurin e Mark Sabidit përkon me hipotezën e gjuhëtarit gjenial Georg Von Hanh, i cili në vitin 1853 ishte i pari, por dhe i vetmi që e lidh emrin e qytetit me fjalën shqipe Skampa.
     Kalaja fushore e Skampinit të lashtë ka formën e një katërkëndëshi këndrejtë, me përmasa 308 x 348 metra, e orientuar në drejtim verilindje- jugperëndim, me 4 hyrje, të cilat mbrohen nga kulla të mëdha në qoshet e tyre, që mendohet të kenë qenë 12 metra të larta në ndërtim.
     Kjo kështjellë, e pajisur me 26 kulla që gjenden 40 50 metra larg njëra-tjetrës, qarkohej nga një hendek tre metra i thellë që mbushej me ujë nga përroi i Zaranikës. 
     Muri i periudhës së vonë romake gjendet në të gjithë gjatësinë e mureve dhe ngrihet mbi nivelin e themeleve dhe ruhet në lartësinë 5 metra. Trashësia e murit rrethues është tre metra dhe Ã«shtë ndërtuar me teknikën "opus mixtum" me katër rreshta tullash në brez. Kjo ndërthurje shërben për të realizuar një lidhje më solide midis pjesëve të murit. Nga punimet e kryera në brendësi të murit jug-perëndim të kështjellës del në pah një lartësi muri prej 9 metrash. 
     Në gjendjen e sotme të Kalasë mungojnë plotësisht hyrjet kryesore të kështjellës, ose siç quheshin nga romakët portat "dekumanus". Porta që egziston sot është vetëm një hyrje sekondare që përfaqëson drejtimin veri-jug. Portat kryesore të drejtimit perëndim - lindje nëpërmjet të cilave kalonte rruga Egnatia, gjendeshin ndërmjet dy kullave në formë U-je, të dala gjysëm jashtë murit rrethues. Ka pasur dy porta të jashtme dhe të brendshme dhe midis tyre një oborr katërkëndësh me përmasa 1x10 metra. 
     Mendohet se brenda rrethimit të Kalasë, veç ndërtesave publike të ketë pasur edhe dy katedrale paleokristiane. 

 



                         - 1466: turqit emërtojnë Il-bassan-

     Në vitin 1466 sulltan Mehmet Fatihu urdhëroi rindërtimin e mureve gërmadhe të Skampinit antik, "të quajtur tani qytet". Kalaja e rindërtuar, që shërbeu së pari si garnizon ushtarak, u emërtua nga turqit "Il-bassan", por populli duke mos u pajtuar në fillim me emrin e huaj, e quajti Qyteti i Ri. Në tekstet kishtare të kishës së Shelcanit ai quhet Neokastron. 
     Në dokumenta italiane ai quhet herë Terranova herë Çitanuova. Vetëm nga mesi i shekullit XVIII emri "Qyteti i Ri" bie në harresë, ndërsa filloi të përdoret emri "Elbasan". 
     Megjithatë populli i kësaj treve nuk e humbi krejt kujtimin e qytetit antik të Skampinit duke e përjetësuar atë tek emri i lumit Shkumbin. Edhe një kodër në jug të urës së Shkumbinit, ku janë gjetur rrënoja antike, mbante emrin qytezë, deri sa brezat e harruan. 
     Në vitin 1899, në një nga kullat e Kalasë në pjesën jugore, u ndërtua dhe kulla e sahatit që është ende sot në gjendje pune si një krenari e qytetit. Ajo ngrihet e lartë si simbol i Elbasanit dhe Ã«shtë mirëmbajtur jo vetëm si kullë, e cila Ã«shtë në gjendje të mirë, por edhe mekanizmi i sahatit të tij. j.

 

"ELBA FOLK",  TROFE NË FESTIVALIN "ANATOLIAN TË TRADITËS" NË TURQI  

 

Ansambli popullor " Elba Folk" me president etnologun e njohur Thanas Meksi, është shpallur grupi më i mirë artistik në festivalin e Madh Anatolian të Traditës, zhvilluar në Ankara (Turqi), një festival ku morën pjesë 81 shtete nga gjithë bota dhe 74 ansamble nga Turqia. 
     Etnologu Thanas Meksi , pjesmarrës në këtë festival tha për ATSH-në, se "festivali i zhvilluar në hotelin " Bylyk Ankara" për gjatë dy netëve u kthye në një arenë artistike me pjesëmarrjen e rreth 3000 artistëve".
     Grupi i Elbasanit u përfaqësua në festival me shtatë kostumet karakteristike të zonës së Elbasanit, me vallet e Shqipërisë së Mesme dhe vallen e dasmës elbasanase, shoqëruar nga orkestra e ansamblit dhe Salloni Turistik Kulturor i Qarkut.  
     "Performanca la përshtypje shumë të mirë, ndaj dhe u vendos në krye të grupeve nga bota", tha etnologu Thanas Meksi.
     Ai tregoi se televizioni shtetëror turk TVT i kushtoi një minutazh të gjatë artistik ansamblit popullor " Elba Folk". 
     Vallet e ekzekutuara nga valltarët e " Elba Folk", Gëzim Alimehmeti, Genci Kastrati, Genti Terolli, etj, drejtuar nga koreografi Xhimi Vila, nën drejtimin artistik të etnologut Thanas Meksi, treguan virtuozitetin, bukurinë dhe entuziazmin shqiptar.
      "Veçanërisht dasma elbasanase me motivet e saj karakteristike, duvakun e nuses, djegia e shamisë së beqarit, kërcimi i çiftit dhe momenti i përcjelljes së krushqve, krijuan interes dhe entuziazëm të paparë tek mijëra artëdashës", tha etnologu Meksi.   Sipas tij " Elba Folkut" ju dha minutazhi më i gjatë artistik në koncertin Gala, ç'ka tregon për nivelin e lartë artistik të këtij ansambli popullor".
      Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së trofeve, Kryebashkiaku i Ankarasë Melih Gokcek pasi i ka dhuruar presidentit të " Elba Folk" stemën e festivalit dhe të Bashkisë së Ankarasë, duke u shprehur se "performanca e ansamblit " Elba folk" ishte ndër më të mirat në këtë festival të traditës, si dhe një triumf i artit popullor shqiptar". 
     Pjesëmarrja e ansamblit " Elba Folk" në festivalin e Madh Anatolian të Traditës u mundësua nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, ndërsa për sponsorizimin e grupit, ndihmoi biznesmeni i njohur elbasanas Vasil Janku. 
     Ansambli popullor "Elba-Folk" me një krijimtari 12- vjecare ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme në Shqipëri dhe Europë. Ai është cilësuar "Laborator i Kulturës Folklorike" dhe është promovuesi i folkut Elbasanas në Europë.  
     Shoqata Kulturore Artistike " Elba Folk" e trevës së Elbasanit u krijua nga studjuesi, publicisti dhe etnologu Thanas Meksi. Artistë, popullorë, këngëtarë, vallëtarë, instrumentistë, kompozitorë, poetë, piktorë, arsimtarë, koreografë, publicistë, etj, janë anëtarësuar në këtë shoqatë, duke sjellë dashurinë për artin e bukur të popullit, duke e bërë një laborator të kulturës së pasur folklorike shqiptare. ATSH

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Air Force One avioni i Presidentit të Amerikës (05.22.2009)
15 vjet pa Zhaklinë Kenedin, Zonjën e Parë më të paharrueshme amerikane (05.17.2009)
Mark Cukerberg, themeluesi i Facebook ose alkimia e miliardierit (05.13.2009)
Harri Truman, Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizionar i epokës globale (05.08.2009)
540 vjetori i Nikolo Makiavelit, atij që ndau përfundimisht politikën nga morali (05.03.2009)
Shtatëdhjetepesëvjeçarja Shirli Meklein, e tejpashmja dhe mistikja (04.23.2009)
100 vjetori legjendar i Rita Levi Montalçinit (04.20.2009)
Thjesht një gazetar (04.19.2009)
Shkencëtarët: Ja si do të jetë bota pas 50 vjetësh (04.16.2009)
Inva Mula kulmi i një karriere dhe humbja e një dashurie (04.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]