VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Uollt Uitman, bardi gjenial i Amerikës

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Uollt Uitman, bardi gjenial i Amerikës
E Djelë, 05.31.2009, 07:55am (GMT+1)


 

 


Walt Whitman lindi më 31 maj 1819 pranë Huntington, Long Island (ishulli në formë peshku për të cilin flet shpesh në poezitë e tij, ishull i adhuruar dhe i urryer në të njëjtën kohë), në një familje në gjendje të dobët ekonomike. Babai, ndonëse nuk kishte një punë të përhershme, solli në botë nëntë fëmijë. Whitman do të kishte një lidhje të veçantë me nënën, saqë në vdekjen e saj (ndodhur gjithsesi në moshë shumë të vonuar), bie në një gjendje të mirëfilltë e të vërtetë dërmimi. Për këtë mjafton të përmendim se disa nga pak poezitë e Walt Witman që i përshkon pesimizmi janë shkruar pas vdekjes së prindes së adhuruar.

Në vitin 1823 familja vendoset në Brooklin. Poeti i ardhshëm ishte vetëm katër vjeç. Për sa iu përket studimeve, Walt pati një vijim të rregullt deri në vitin 1830, pastaj filloi të mësojë mjeshtërinë e tipografit (punëtorit të shtypshkronjës). Në vazhdim punoi si mësues filloreje, fatorino dhe një mijë gjëra të tjera derisa u bë gazetar (në Amerikën e fillimeve kalimi nga tipograf në gazetar ishte një gjë e natyrshme). Lindi në këtë periudhë dashuria e tij për lëvrimin e poezisë.

Karriera e tij në botën e letrës së shtypur filloi me një bashkëpunim për gazetën "The Long Islander" , për të vazhduar pastaj me "The Evening Star" të Brooklin-it. Në vitin 1841, tashmë drejtori i "The Daily Eagle" të Brooklyn-it hyn në "botën e bukur" dhe bëhet mik me piktorë e me këngëtarë operash. Por në vitin 1848 lë detyrën për shkak të disa përplasjeve politike. Kthehet të punojë si karpentier.

Arrijmë kështu momentin fatsjellës që shënon një kthesë rrënjësore në jetën e poetit. Kur ishte njëzet e nëntë vjeç, ndjen se bënte një jetë jo të kënaqshme dhe jo të pranueshme me ato çfarë ndjente së brendshmi. Atëherë i lind dëshira të udhëtojë, nisur nga fakti se ai nuk kishte dalë deri atëherë kurrë nga shteti i tij. I vjen oferta për të drejtuar një gazetë në New Orleans: pranon. Nis kështu një rrugaçëri e gjatë e cila do ta sillte në kryeqytetin e shtetit Lousiana, një udhëtim nëpër rrugët e kontinentit amerikan dhe përmes lumenjve të tij (përmendim këtu udhëtimet përgjatë lumit Mississippi, gjithashtu objekt frymëzimi më vonë për Mark Twain). Me një fjalë, poeti dashurohet në Amerikën, në personazhet e saj, në njerëzit e saj dhe në kulturën e saj, në të njëjtët elementë që do të përbënin lëndën prej së cilës kanë dalë, janë ngjizur poezitë e tij.

Në vitin 1833 boton atë që do ta shpallte atë përfundimisht poet, librin "Fije bari". Libri, kur dilte, nuk mbante emrin e botuesit, as të autorit: ka vetëm një portret të Walt Whitman me uniformë punëtori, dhe përmban dymbëdhjetë poezi pa titull dhe një parathënie. Botimi i dytë do të botohej më 1836. Kësaj here emri i autorit është mbi ballinë. Në ballinën e mbrapme botohej letra e Ralph Waldo Emerson që e kishte përshëndetur me një gjykim pozitiv sapo kishte dalë botimi i parë i librit.

Ditën që kremtohej pavarësia amerikane doli kështu një vepër që lartësonte shpirtin e atij kombi dhe mrekullitë ende pjesërisht të nëndheshme të botës së re. Jo rastësisht, për disa dhjetëra vjet vepra e Walt Whitman është konsideruar si Bibla e demokracisë amerikane, emblema e një shteti në rritje, simboli forcës që lind nga mundi dhe nga puna. Në ppezinë e tij, individi shndërrohet në komb, poezitë "demokratizohen", bëhen fjalë të çdo amerikani: përmbajtjet shprehin shpirtin e miliona vetave. Me një gjuhë të përzier e krejtësish personle, poeti në lirikat e tij kompozon një himn të pasionuar të mundësive ideale të indivit dhe të botës, duke lartësuar hyjnoritetin e natyrës njerëzore dhe mrekullinë e realitetit të përditshëm.

Në vitin 1860 plas lufta civile, ngjarje shumë vendimtare në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjithë, ndonëse në mënyra të ndryshme, do të përfshiheshin në këtë dramë të madhe të cilin e shikojnë të rrjedhë në rrugët dhe në fushat gjakun e njerëzve të kombit të vet. Besimi i Walt Walt në Amerikën e tij luhatet, hyn në krizë, por pastaj ringjallet me një hov të ri. Vendos të punojë për ushtrinë dhe shkon të banojë në Washington (edhe ngaqë vëllai George ishte plagosur në betejë). Viti 1865 ndërkaq është viti i rizgjedhjes së Abraham Linkolnit, por edhe viti i vrasjes së tij. Këto ngjarje frymëzojnë tekstet "Gjëmimi i tupanit" dhe "Në kujtim të presidentit Linkoln", dy nga poezitë e tij më të realizuara.

Nga ky moment vijojnë botime gjithnjë e më të shpeshta të teksteve tashme të famshme whitmaniane. Botimi i katërt e i pestë shohin dritën mes viteve 1867 e 1868 ndërsa botimi i gjashtë është ai i vitit 1876 dhe i shtati ai i vitit 1882. Ndërkohë Whitman bën ndonjë udhëtim: shkon në St. Louis, pastaj në Ontario, për të gjetur doktor R.M. Bucke që do të shkruante studimin e parë kritik për të. Në vitin 1873 do të merrte një goditrje aplopeptike, me një paralizë të pjesëshme, por, fatmirësisht, rimerr veten. Gjatë atij viti i vdes nëna, ngjarje shumë e papërballushme që, siç e kemi theksuar, e hedh në një dëshpërim të thellë.

Më 1884 merr me qirà një shtëpi në Mickle Street, në Camden; në vitin 1888 ka një tjetër paralizë. Ndonëse në kushtet e krizës ekonomike do të gjendeshin fondet për ta ndihmuar. Në vitin 1889 del botimi i tetë i Fijeve të barit. Në vitin 1891 Whitman filloi të përgatisë të ashtuquajturin "death-bed edition" (botimin në shtratin e vdekjes), publikuar më 1892. Po atë vit, më 26 mars, vdes në moshën shtatëdhjetetrevjeçare. Vepra e plotë, poezi dhe prozë, iu publikua më 1902, në dhjetë vëllime./Elida BUÇPAPAJ

 

 

Aforizma të Uollt Uitmanit

 

Midis zhurmave të turmës gjendemi ne të dy, të lumtur se jemi bashkë, duke folur pak, ndoshta as edhe një fjalë.

E lëshoj sokëllimën time barbare sipër çative të botës.

Kur e analizoj famën e arritur nga heronjtë dhe fitoret e gjeneralëve të mëdhenj, nuk ua kam zili gjeneralëve.

Unë i këndo individit, njeriut fillikat,/Në të njëjtën kohë i këndoj Demokracisë, masës./ Organizmit, nga koka te këmbët, i këndoj/ Fizionomia në vetvete, truri nuk janë të denjë/ për Muzën: Forma tërësore është shumë më e denjë,/ Dhe Femrës i këndoj barabar me Mashkullin./ I këndoj jetës së mbushur me pasion, pulsime dhe forcë,/ krenar, për veprimet e saj të lira që nën ligjet hyjnore përmbushen,/ Këndoj Njeriun Modern.

Unë kurorëzoj veten, unë i këndoj vetes,/ dhe këtë hamendem se edhe ti duhet ta hamendësh,/ sepse çdo atom që më përket mua është sikur të të përkiste edhe ty.

I panjohur, nëse duke ecur ti ndesh në mua dhe ke dëshirë/ të më flasësh, pse të mos e bësh këtë? / E pse unë u dashka të mos flas me ty?

Ishim së bashku, gjithë kohën tjetër e kam harruar.

Lëre shpirtin të jetë krenar dhe solid përballë një milion universesh.

Nëse është bërë vonë të më gjesh, ngulmo, nëse nuk më gjen në një vend, kërko diku tjetër, sepse unë jam ndalur diku dhe po të pres ty.

Nuk kam asnjë dyshim se i kam merituar armiqtë e mi, por nuk jam i sigurtë nëse i kam merituar miqtë e mi.

I dal kundër vetes sime? Natyrisht që i dal kundër vetes sime/ Jam i madh dhe përbëhem nga shumë vetvete...

Dëgjo, më tha shpirti,/ Le të shkruajmë për trupin (jemi në fakt një), vargje të tilla,/ Që, pas vdekjes, do të doje të bëheshin të padukshëm,/ O, më vonë, më vonë, në sfera të tjera,/ Në një grup shokësh këngët e mia t'i rikëndosh,/ (Në harmoni me zërin, pemët, erërat e tokës, grumbullin e dallgëve), / Mund të vazhdoj me buzëqeshje të lumtur,/ T'i njoh gjithmonë këtë vargjet e mia, si këtu, si tani?,/ për herë të parë, /Duke firmosur për shpirtin dhe trupin, emrin tim ua jap,/ Walt Whitman.

Është vetëm një stërpikë, pas së gjithash, pak prekje fillestare aty këtu, që nuk e shterojnë temën, por kufizohen së dëshmuari atë në çfarë mund të shndërrohen. Atëherë më shkrep në mendje se të njëjtat fije nuk janë veçse e njëjta gjë: një kalimdrejt diçkaje, më shumë se një objekt mbyllur në vetvete.

Lexues, në ty gufon jeta, ti drithëron nga krenaria dhe dashuia: je sikur unë, lexues/ E prandaj ti kushtoj këto këngët e mia.

Asgjë nuk është ndonjëherë vërtetë e humbur, apo mund të jetë e humbur,/ Asnjë lindje, formë, identitet?/ Asnjë objekt i botës./ Asnjë jetë, asnjë forcë, asnjë gjë e dukshme,/ Dukja e jashtme nuk duhet ta pengojë, as caku i ndryshuar/ nuk duhet ta ngatërrojë trurin.

Mos u ngushto, ji si me veten tënde me mua/ jam Walt Whitman/ liberal dhe i fortë si Natyra/ dhe derisa dielli të të mos shmangë, as unë nuk do të të shmang/ derisa ujërat nuk të refuzojnë së farfurituri për ty, as fletët së fërfërituri për ty/ fjalët e mia nuk do të refuzojnë se ndrituri dhe së fëshfërituri për ty...

Kur dëgjoj astronomin e ditur,/ Kur dëshmitë dhe shifrat të vijnë të rreshtuara para meje,/ kur të m'i dëftejnë hartat dhe diagramet për t'i shumëzuar, ndarë dhe zbritur,/ kur të ulem për të dëgjuar seminarin e astronomit midis mijëra duartokitjesh në sallë,/ oh, kur kur shpejt do të lodhem e bajatosem,/ gjersa të ngrihem e të përvidhem së ikur,/ në ajrin mistik mbrëmësor të brymshëm, dhe nga koha në kohë/ t'i admiroj në heshtje të përkryer yjet.

Lufta e vërtetë nuk do të pasqyrohet kurrë në libra.

A mund të përballet libri juaj me fushën e hapur dhe me bregun e detit?

Kur jargavanët lulëzonin, herën e fundit, në livadhin para/ shtëpisë/ Dhe ylli i madh në qiellin e perëndimit zbriste shpejt/ mbrëmjen/ Unë isha në zi, dhe gjithmonë do të jem, sa herë të kthehesh/ pranverë./ Prnaverë që gjithmonë kthehesh, gjithmonë do të më sjellës/ këtë trini,/ jargavanin përherë të lulëzuar, yllin që perëndon në/ perëndim/ Dhe mendimin për atë që unë dua./Elida BUÇPAPAJ

 


Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fadil Kokomani, Vangjel Lezho dhe Xhelal Konprencka, tre therorë të demokracisëNga Skifter Këlliçi (05.27.2009)
Dossier: Elbasani qyteti që u pagëzua nga tre perandorë (05.23.2009)
Air Force One avioni i Presidentit të Amerikës (05.22.2009)
15 vjet pa Zhaklinë Kenedin, Zonjën e Parë më të paharrueshme amerikane (05.17.2009)
Mark Cukerberg, themeluesi i Facebook ose alkimia e miliardierit (05.13.2009)
Harri Truman, Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizionar i epokës globale (05.08.2009)
540 vjetori i Nikolo Makiavelit, atij që ndau përfundimisht politikën nga morali (05.03.2009)
Shtatëdhjetepesëvjeçarja Shirli Meklein, e tejpashmja dhe mistikja (04.23.2009)
100 vjetori legjendar i Rita Levi Montalçinit (04.20.2009)
Thjesht një gazetar (04.19.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]