VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUSH E KA SHKRUAR BIBLËN?
E Djelë, 10.16.2011, 04:29pm (GMT1)

16.10.2011 - 

Shkencëtarë izraelitë për kompjuterë e kanë krijuar programin për analizën e teksteve, i cili mbase një ditë do të zbulojë kush e ka shkruar Biblën.

Këta dhe shkencëtarë të cilët studiojnë Biblën kanë krijuar në Universitetin e Tel Avivit një algoritëm të posaçëm , i cili duhet të sqarojë se a janë të gjitha pjesët e këtij libri punë e një autori.

Shumë besojnë se Toran, pesë librat e parë të Biblës i ka shkruar një njeri-Moisiu. Mirëpo, shumica e shkencëtarëve besojnë se Biblën e kanë shkruar më shumë autorë, ndërsa sistemi mund të ndihmojë në analizën e shumë elementeve, nga struktura e fjalive deri te lënda e tekstit.

Algoritmi me një siguri të madhe do të tregojë se një pjesë të caktuar të tekstit e ka shkruar një person apo shumë sish, si dhe në pasuse a ndërrohen, apo jo, autorët.

Ky algoritëm është prezantuar në konferencën e 49-të të shoqatave të linguistëve kompjuterik në Portland, dhe të gjithë pjesëmarrësit e kanë përshëndetur këtë zbulim duke theksuar se shpresojnë se ai do t'u ndihmojë për tejkalimin e vështirësive të cilat i mundojnë shumë nga ata- reakcionin subjektiv dhe shpjegimin e Biblës.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.