E Hënë, 11.11.2019, 08:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Poetja që përuron Obamën
E Enjte, 12.25.2008, 11:43am (GMT+1)

Voal-online - Presidenti i zgjedhur Barack Obama ka ngarkuar poeten Elizabet Aleksandër (Elizabeth Aexander) të shkruajë dhe ta recitojë një poezi për përurimin e tij. Është hera e katërt që një poet shkruan posaçërisht dhe e lexon një poezi në një përurim të tillë. Poetja është e përgatitur për sfidën. The New York Times shkruan këto ditë se ajo po kqyr në “Zana e Arteve të Bukura” të W. H. Auden dhe në veprën e Gwendolyn Brooks, e para nga afrikano-amerikanët që fitonte Çmimin Pulitzer në poezi. Auden, sipas saj, shtron shumë pyetje të thella rreth mënyrës si ne e kemi përballur historinë, ndërsa Brooks ka pasur shumë ndikim në poezinë e Alexander. Në një intervistë të përmendur nga gazeta në fjalë, Alexander thotë se Brooks është nga ata njerëz që do të kishin dashur të jetonin për ta dëshmuar këtë moment. „Ishte bardja e Jugut. Ajo shkroi për fqinjët e Obamës për shumë vite.“

Alexander  është shefe e departamentit të studimeve arfikano-amerikane në Universitetin Yale. Ajo është mike e Obamës për më shumë se dhjetë vjet. E pyetur a mendon se miqësia ka luajtur rol në përzgjedhjen e saj, ajo thotë jo. „Nuk mendoj se miqësia të detyron të marrësh vendime të tilla. Për miqtë ka plot gjëra të pëlqyer që mund të bësh – për shembull t’i ftosh në ballon përururuese. Por nuk mendoj se miqtë duhet t’ia bëjnë njëri-tjetrit ndere si ky,“ shton poetja.

Babai i poetes, Clark M. Clifford, ishte një këshilltar i të drejtave civile i Presidentit Lindon Xhonson dhe pati rol në Ligjin për të Drejtën e Votimit. Ai ishte i pari zezak që caktohej Sekratar i shtetit për Mbrojtjen dhe kryetar i Komisionit për Mundësi të Barabarta Punësimi. Nëna e saj Adele jep mësim në Universitetin Gjergj Uashington. Vëllai i saj, Marku, jep mësim në Shkollën e Drejtësisë Seton Hall dhe shërbeu si drejtor politik i fushatës së vitit 2000 të Bill Bradley. Ekspert në financë, ai ishte këshilltar i lartë i fushatës së Obamës dhe anëtar i ekipit të tij kalimtar. „I përkasim saktësisht së njëjtës gjeneratë,“ thotë për këta poetja. „Janë njerëz me të cilët kam shumëçka të përbashkët.

Kishte hamendje të shumta se a do të përfshinte a jo Obama një poet në programin e tij përurues. Më parë kishin qenë tretë poetë të tillë: Robert Frost më 1961, Maya Angelou më 1993 dhe Miller Williams më 1997. Ai nuk ka komentuar pse e bëri këtë zgjedhje. Por në stafin e tij thonë se me këtë ai tregon sa rëndësi iu jep arteve dhe letërsisë, dhe zonja Alexander “është një autore e akademike tejet e shkëlqyer”. Paul Muldoon, poet fitues i çmimit Pulitzer, Maya Angelou dhe të tjerë thonë se përzgjedhja është bërë me meritë të plotë. Ndërsa vetë poetja tha se Obama ka një shqisë poetike në përdorimin e fjalës, për çka ajo e admiron pa masë.

Traditën e përzgjedhjes së një poeti në përurimin presidencial e filloi Xhon Ficxherald Kenedi kur përzgjodhi Robert Frostin. Frost bëri për vete zemrën e kombit amerikan me mrekullinë e artit të tij në një pasdite të ftohtë janari. Ai recitoi përmendsh poezinë “The Gift Outright”, kur e pa se nuk do ta lexonte poezinë e daktilografuar të shkruar posaçërisht për rastin përurues. “Isha një fëmijë, duke parë përurimin në televizion, dhe ishte hera e parë që e kuptova se ç’do të thotë të jesh poet. Poetët mund të frymëzojnë një komb,” tha atëherë Robert Frost. Angelou ishte një figurë e madhe mes afrikano-amerikanëve, një poet që kishte  fituar një popullaritet të madh. Kështu Bill Clinton dëshironte të bënte për vete publikun afrikano-amerikan. Dhe e kuptoi se ia arriti këtij qëllimi kur nobelistja Toni Morrison shqiptoi fjalinë e famshme se Bill Clinton ishte presidenti i parë zezak i Amerikës. Miller Williams ishte poet nga Arkansasi, tejet i talentuar, por pa publik Por Clinton donte të thoshte se ishte një djalosh me rrënjët në Arkansas. George Bush u mjaftua duke përmendur vargje nga Robert Frosti.

Në këtë kontekst, gazeta britanike “The Guardian” e quan të përkryer përzgjedhjen e Obamës. Sipas gazetës ajo përfaqëson kulturën zezake amerikane, por ndërkohë ajo i thotë publikut: “Ne jemi këtu dhe jemi shumë të zgjuar e të arsimuar, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për kulturën perëndimore europiane dhe universin e saj; por prapëseprapë ne i mbajmë lidhjet tonë me të kaluarën tonë, me rrënjët tona, me nevojat tona, me vizionet tona.”

Elizabeth Alexander lindi më 1962 in Harlem, New York, dhe u rrit në Washington, D.C. Është nënë e dy djemve, 9 dhe 10 vjeç. Ajo mori një B.A. (Bachelor of Arts – e diplomuar në arte ) nga Yale University, një M.A. (Master of Arts – Mjeshtre e Arteve) nga Boston University, dhe një Ph.D. (Doktor në Filozofi ) në anglisht në Universitetin e Pensilvanisë. Përmbledhjet e saj poetike përfshijnë “American Sublime” (Graywolf Press, 2005), i cili ishte një finalist për Pulitzer Prize; Antebellum Dream Book (2001); Body of Life (1996); and The Venus Hottentot (1990).

Vepra kritike e Alexander përfshihet në përmbledhjet e saj të eseve, The Black Interior (Graywolf, 2004). Ajo gjithashtu botoi The Essential Gwendolyn Brooks (Graywolf, 2005) dhe Love’s Instruments: Poems by Melvin Dixon (1995). Poezitë, prozat e shkurtëra dhe shkrimet kritike janë publikuar gjerësisht në gazeta e revista si The Paris Review, American Poetry Review, The Kenyon Review, The Southern Review, Prairie Schooner, Callaloo, The Village Voice, The Women's Review of Books, dhe The Washington Post. Vepra e saj është antologjizuar në mbi dymbëdhjetë përmbledhje dhe në maj 1996, drama e saj në vargje

Diva Studies, u vu në skenë Yale School of Drama.

Për veprën e saj, Rita Dove ka thënë se poezitë e Alexander shkëlqejnë nga cilësia e parezistueshme e një bote të parë me sy të freskët. Ndërsa Clarence Major ka vënë në pah “instiktin e shndërrimit të vizionit të saj të thellë kulturor në diçka që rrezaton përvojë universale”. Ajo ka marrë një mori çmimesh të larta amerikane nga shoqatat e poetëve dhe nga instancat akademike të vendit.

Ajo ka dhënë mësim në Haverford College, në Universitetin e Çikagos, në Universitetin e Pensilvanisë dhe Smith College, ku ishte Grace Hazard Conkling Poet-in-Residence, drejtorja e parë e Poetry Center në Smith College, dhe anëtare e kolektivit themelues botues të gazetës femërore Meridians. Ajo ka udhëtuar shumë në SHBA dhe jashtë duke lexuar poezitë e saj dhe duke dhënë leksione për letërsinë dhe kulturën afrikano-amerikane. Ajo ka tituj dhe grada të shumta mësimdhënëse dhe shkencore nga institucionet e larta përkatëse ndër më të famshmet në Amerikë e më gjerë.

Në poezinë kushtuar Nelson Mandelës, Alexander shkruan. “Këtu jetoj dhe është e dielë./ Nga dhoma ime dëgjoj fëmijët/ zezakë që luajnë midis shtëpive,/ dhe hekurudhën në një rrapëllimë të të shtunës./ Ndiej erë fërliku nga çdo drejtim/ dhe i dëgjoj duar zezake duke tundur këmbanën e kishës,/ Ndiej erën duke u puthur nëpër degët e rrapit,/ nëpër fijet e thata të barit./ Në një çati burgu/ Në Afrikën e Jugut Nelson Mandela kujdeset për kopshtin dhe ka ditëlindjen,/ Ashtu si gjyshi im në Harlem, Nju Jork/ rrit domatet dhe bëhet nëntëdhjetë e një vjeç./ Unë i pata falas prekjet: duart e gjyshit tim, shpatullat, pizhamat e tij me erë tableta vitaminash./ Unë kam marrë falas prekjet e të dashurit,/ E kujtoj prekjen e të dashurit këtë mëngjes/ teksa gruaja e Mandelës ndjell kujtimet nëpër vite/ dhe vite, / jet aime është zezake dhe e mbushur plot me fat.”

Prej këtu poetja kalon në paralelent tjetër: “Nelson Mandela është me mua, sepse unë besoj/ në simbolet; simbolet janë plot pushtet; simbolet kërkojnë/ pushtet dhe ja pse një komb/ ndjek një burrë që udhëheq nga burgu/ dhe nuk mund t’i flasë kombit të tij. Nelson Mandela/ është me mua, sepse unë jam një vajzë zezake/ e cila nderon të parët e saj, e cila e do/ gjyshin e saj, e cila është një vajzë zezake/ ashtu si vajzat e Mandelës janë vajza/ zezake. Kjo është Filadelfia/ dhe unë e shikoj këtë të dielë qartë.”/

 

 

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
THOMAS WOODROW WILSON,GJENIU SHPËTIMTARI I SHQIPËRISË E KOMBIT SHQIPTAR& (12.14.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]