E Premte, 03.29.2024, 08:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Tetëdhjetëvjetori i lindjes së shtetit të Vatikanit
E Mërkurë, 06.03.2009, 07:27am (GMT+1)

 

Sheshi i Shën Pjetrit

Lindja e Shtetit të Vatikanit në vitin 1929, më 7 qershor, pra tetëdhjetë vjet më parë, me firmën e Pakteve Lateranensë, iu dha fund pothuaj 50 viteve të mosmarrëveshjeve midis Shtetit dhe Kishës. Marrëveshja u arrit me inciativën e Musolinit, i vetëdijshëm për ndikimin e madh që Kisha ushtronte mbi popullsinë italiane. Natyrisht, diktatori ishte shumë larg së përqafuari vlerat njerëzore dhe morale tipike të krishterimit, por dëshironte vetëm t'ia krijonte regjimit të tij një atmosferë humaniste dhe vullnetmirë. Në thelb operacioni i kryesuar prej tij synonte një instrumentalizim të Kishës dhe të krishterimit në tërësi.

 

Don Luigi Sturzo, i cili pikërisht në rrethanat e regjimit fashist të Musolinit kishte qenë shtrënguar ta shpërndante Partinë Popullore Italiane, shkruante ndërkaq në atë kohë: "Fashistët përfitojnë duke e treguar veten katolikë dhe duke shpallur të drejtat fetare. Por është shumë e kuptueshme se në tërësi as konceptimi i tyre për jetën dhe as ideali i tyre për Shtetin nuk kanë asgjë të bëjnë me katolicizmin si fe dhe si moral. Ata duan që shteti të përkrahet nga Kisha, por nga një Kishë që shërben dhe nuk dominon, që ndihmon dhe nuk kërkon."

Për t'i arritur kësaj, Musolini i bëri thirrje papës së atëhershëm, Pio IX, me përdëllim dhe me lutje që, më në fund, kundërshtimet midis dy institucioneve të sheshoheshin njëherë e mirë për hir të Shtetit italian dhe të Kishës Katolike. Paktet dypalëshe do të quheshin "Lateranensi", falë vendit në të cilin u hodhën firmat e marrëveshjes, pikërisht në, San Giovanni (Shën Gjoni) në Laterano, selia papnore e banimit. Dhe Paktet përbëheshin nga dy pjesë.

 

1)Traktati, që përcaktonte rindërtimin e Shtetit papnor në kufijtë e Qytetit të Vatikanit, rinjeh nevojën që "t'i sigurohet Selisë së Shenjë pavarësia absolute dhe e prekshme", për të krijuar një territor autonom mbi të cilin papa të mund të ushtrojë sovranitetin e tij të plotë. Kështu krijohej Shteti i Qyteti të Vatikanit.

 

2) Koncordati (Harmonia) mbi raportet Shtet dhe kishë, që vendoste një zhdëmtim për pasuritë e Kishës të përdorura nga Shteti italian.

Konfirmohej ndërkaq Neni 1 i Statutit albertin, sipas të cilit "feja katolike, apostolike dhe romane" konsiderohej feja e vetme e Shtetit.

Mestitull/Karakteristika të Shtetit Papnor

 

Ka një sipërfaqe prej 440000 metra katrore nga të cilat 55000 metra katrore janë të zëna nga Pallati Apostolik dhe rreth 25000 metra katrore nga nja njëzet oborre dhe sheshe, midis të cilëve edhe famozi Sheshi i Shën Pjetri. Jashtë territorit të Shtetit kanë të drejtën e jashtëterortorialitetit (extraterritorialità) disa zona më të vogla të ndodhura brenda territorit italian, mbi të cilat janë ndërtuar bazilika ose pallate, në përgjithësi qendra të zyrave të Selisë së Shenjtë.

 

Shteti i Qytetit të Vatikanit përbën një subjekt të të drejtës ndërkombëtare të dalluar nga ai i Selisë së Shenjtë, duke qenë i pari në raport varësie ndaj të dytës. Midis të dy subjekteve ekziston ndërkaq një bashkim i mirëfilltë personal përderisa mbi të dyja Papa ushtron pushtetin suprem.

Papa, kreu suprem i Kishës, është sovrani i Shtetit, me plotfuqinë e pushteteve legjislative, ekzekutive dhe juridike (një ligj i 1 korrikut 1969, përcakton megjithatë se Sommo Pontefice, Papa i Lumnueshëm, ushtron pushtete legjislative nëpërmjet një komisioni, paralel me të cilin është një organ këshillimor, pra Këshilli i Shtetit, ai i kardinalëve, emëruar nga vetë Papa për një pesëvjeçar). Shteti ka një stacion të vetin hekurudhor, një stacion radiotransmetues, një flamur të saj, shtyp monedha, prodhon pulla poste, ka gjykata, ka shërbime teknike dhe shëndetësore.

 

Ruajtja personale Papës dhe në përgjithësi ruajtja e rendit në mjediset e Shtetit i janë besuar Trupës së Rojave Zvicerane dhe Trupës së Vigjëlimit. Organizimi civil dhe kishëtar i Shtetit është autonom. Përfaqësimi ndërkombëtar është siguruar nga Selia e Shenjtë; kjo bën pjesë në organizata të ndryshme ndërkombëtare, për shembull në Bashkimin Postar Universal, në Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, në Bashkimin Evropian të Radiotelevizioneve.

 

Pushteti gjyqësor qoftë në fushën civile (përjashtuar rastet e vogla të cilat janë kompetencë e një gjyqtari të vetëm) qoftë në fushën penale ushtrohen nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe nga Gjykata e Apelit. Ekziston ndërkaq në Shtet edhe një Gjykatë Kasacioni, pra Gjykata e Lartë. Legjislacioni penal dhe ai i procedurës penale kanë qenë rregulluar në vitin 1969. Administrata kishëtare dhe fetare ka në krye- konform institucionit të vitit 1929 Mëkëmbësit të Përgjithshëm të Shenjtërisë së Tij: jurisdiksioni (e drejta për pushtet) e tij shtrihet edhe në Pallatin Papnor Lateranens dhe Vilave Papnore në Castel Gandolfo; janë të përjashtuara bazilikat dhe kanonika e Shën Pjetrit./Elida BUÇPAPAJ

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Uollt Uitman, bardi gjenial i Amerikës (05.31.2009)
Fadil Kokomani, Vangjel Lezho dhe Xhelal Konprencka, tre therorë të demokracisëNga Skifter Këlliçi (05.27.2009)
Dossier: Elbasani qyteti që u pagëzua nga tre perandorë (05.23.2009)
Air Force One avioni i Presidentit të Amerikës (05.22.2009)
15 vjet pa Zhaklinë Kenedin, Zonjën e Parë më të paharrueshme amerikane (05.17.2009)
Mark Cukerberg, themeluesi i Facebook ose alkimia e miliardierit (05.13.2009)
Harri Truman, Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizionar i epokës globale (05.08.2009)
540 vjetori i Nikolo Makiavelit, atij që ndau përfundimisht politikën nga morali (05.03.2009)
Shtatëdhjetepesëvjeçarja Shirli Meklein, e tejpashmja dhe mistikja (04.23.2009)
100 vjetori legjendar i Rita Levi Montalçinit (04.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]