VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NUK TINGËLLON ASPAK GJERMANE... GRUPI POP ERIK & ME
E Djelë, 10.23.2011, 10:19am (GMT1)

Banda muzikore berlineze Erik & Me përzien muzikën e njohur si "Indie pop" me tekste gjermane dhe nuk bezdiset aspak kur muzikën e saj e shijojnë edhe kur ajo nuk transmentom mesazhe!

Po ta pyesësh këngëtarin Erik Lautenschläger, ai e përshkruan kështu grupin muzikor Erik & Me: "Erik & Me është themeluar para shumë kohësh. Asokohe ishim vërtet vetë i dytë, Matze dhe unë. Në atë kohë unë beja muzikë pop në anglisht. "Er" do të thoshte Erik dhe "me"-ja e anglishtes mund të ishte Matze ose publiku. Në këtë vështrim "Me" mund të jetë në thelb kushdo."

"Indie pop" në Berlin dhe prolemi me gjuhën gjermane

Ndërkohë, në vitin e tetë të ekzistencës, ata janë vetë i pestë. Këngëtari, kitaristi dhe vënësi i emrit Erik Lautenschläger, kitarist Dave Bennett, Merle Bennett në bateri, basiste Heike Becker dhe Fabrizio Tentoni në instrumente me tastierë. Erik & Me nga Berlini bëjnë atë që përgjithësisht e quajnë "Indie Pop" nennt. Muzikë rock me papërsosmëri të vogla prej një tradite e cila i referohet para së gjithash Britanisë së Madhe. Tingulli i saj është ndërkombëtar, këngët e saj nuk tingëllojnë aspak si gjermane, dhe çështja me gjuhën gjermane nuk ka qenë gjithmonë kështu.


"Arsyeja është vërtet që banda muzikore donte gjithnjë të më shtynte në këtë drejtim. Unë nuk arrija ta përfytyroja këtë kurrë, që të këndoja gjermanisht sepse për mua anglishtja është në fakt ende gjuhë shumë më e bukur për të kënduar. Ka qenë Dave- në fakt ai që e ka nxitur këtë, e lezecme pra kitaristi kanadez dhe atij i premtova dikur: Okay, kur të publikojmë inçizimin e një single, atëherë po e përkthej njëherë në gjermanishte, dhe le të shohim. Në fakt nuk kam besuar asnjëherë te kjo. "šGreen Green Grass' ishte single-i parë, dhe aty thashë, okay, po e provoj njëherë. Prej saj u bë "Nur das Gras". Ana B u bë pastaj "Niemand". Papritur këngët dolën po aq mirë ose madje më mirë kur i dëgjoje."

Shijim muzikor pa menduar për tekstet

Erik Lautenschläger i do shumë meloditë e bukura. Të kënduarit gjerman që i afrohet të folurit ose mesazhe të kënduara qëllimisht me zë vajtues, këto nuk janë muzika që bën ai. Muzika qëndron qartë në plan të parë. Prandaj kompozitorët e bandës muzikore mund t'i shijosh edhe pa e pasur mendjen shumë te tekstet ose pa i kuptuar ato fare. Shembujt e tyre muzikorë ata duket që i kanë marë nga Anglia.

Erik Lautenschläger: "Emëruesi më i vogël i përbashkët që kemi Dave-i dhe unë nga rinia jonë e hershme janë "šThe Smiths', i kemi dashur fort, pra ai në Kanada dhe unë në Gjermani. Banda Indie të caktuara na përqejnë të gjithëve, Dave-it i pëlqen edhe xhazi dhe Muzika e Re. Spektri është jashtëzakonisht i gjerë."

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.