VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KURDËT E TURQISË DHE SHKALLËZIMI I KONFLKTIT MES TYRE

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
KURDËT E TURQISË DHE SHKALLËZIMI I KONFLKTIT MES TYRE
E Hënë, 10.24.2011, 12:59pm (GMT+1)

E hënë, 24 Tetor 2011

Turqia e ka zgjeruar inkursionin e vet ushtarak deri në Irakun verior fqinj. Operacioni, i cili filloi të mërkurën, ishte si përgjigje e vrasjes së 24 ushtarëve turq nga sulmet e rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, disa prej të cilëve e kanë bazën përtej kufirit irakian. Siç njofton korrepondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, revoltimi lidhur me vrasjet vazhdon të rritet:

Qindra njerëz thërrasin "Vdekje PKK-së", ndërsa marshojnë në bulevardin kryesor të Stambollit. Zemërimi ndaj vrasjes së 24 ushtarëve turq po shtohet, siç shpjegon edhe ky demonstrues:

Ai thotë se PKK përfaqëson të keqen dhe se populli ka dalë në demonstratë për të shprehur mbështetjen për 24 martirët. Ai thotë se PKK nuk do të arrijë kurrë ta ndajë Turqinë dhe se ata meritojnë të zhduken të gjithë.

Protesta të ngjashme kundër PKK-së po mbahen në të gjithë vendin. Sulmet nga grupi rebel ishin më vdekjeprurëset që nga viti 1993 dhe ato e kanë tronditur thellë vendin.

Radiostacionet në Turqi transmetojnë muzikë funebre dhe televizionet i kanë anuluar komeditë në shenjë zije, ndonëse jo-zyrtare. Flamuri turk është ngritur nëpër shtëpi private dhe në dyqane, ndërsa zemërimi ka nxitur një valë nacionalizmi, që po shtohet më tej nga lajmet e vazhdueshme ku raportohet për vazhdimin e operacionit ushtarak në Irakun verior fqinj.

Fillimisht, operacioni synoi kapjen e rebelëve kurdë që kryen sulmet, por kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan la të kuptohet se tani ky aksion ka marrë përmasat e një operacioni shumë të gjerë.

Ai thotë se forcat ushtarake janë duke e kryer me vendosmëri operacionin nga toka dhe nga ajri. Në komentet që bëri të enjten në televizion, kryeministri turk tha se operacioni zhvillohet në kuadrin e zgjidhjes së çështjes së terrorizmit dhe është hapi i parë drejt arritjes së rezultatit përfundimtar. Forcat e aramtosura të Turqisë thonë se në operacion janë përfshirë 22 batalione. Sipas ekspertëve, kjo do të thotë se 10-15 mijë ushtarë turq mund të jenë tani në territorin irakian, duke e bërë atë operacionin më të madh të Turqisë ndaj Irakut që nga viti 2008.

Një zyrtar i lartë irakian, i etnisë kurde, Nechirvan Barzani, shkoi në Ankara për bisedime dhe u zotua se do të bashkëpunojnë me Turqinë. Por Ankaraja pret më tepër vepra se sa fjalë nga autoritetet irakiane.

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu, si përgjigje ndaj një premtimi të ngjashëm nga homologu i tij irakian, Hoshiar Zebari, tha se Turqia kërkon të merren hapa konkrete dhe jo fjalë. Por ndërsa operacioni ushtarak i Turqisë vazhdon të fuqizohet, gjeneral brigadieri në pension Haldun Solmazturk, veteran i operacioneve të mëparshme në Irak, paralajmëron për rezultatet e tyre të kufizuara.

"Një operacion në shkallë të vogël i drejtuar kryesisht ndaj elementëve të PPK-së do të arrinte të kishte mbi të gjitha, një efekt psikologjik, i cili do t'i çonte PKK-së mesazhin se Iraku verior nuk është strehë për PKK-në. Por ta themi me ndershmëri, ekzistenca e elementit PKK në disa kampe në Irakun verior, është veçse një pjesë e problemit madhor brenda në Turqi."

Qeveria turke, e interesuar për të qetësuar zemërimin e publikut ndaj sulmeve të PKK-së, duket tani për tani tepër e përkushtuar që t'i japë një zgjidhje ushtarake konfliktit prej rreth 3 dekadash. Por studjuesi i politikave Çengiz Aktar në Universitetin Bahçesehir të Stambollit, thotë se krahas me zemërimin, ekziston edhe lodhja e njerëzve për konfliktin të cilit nuk i duket fundi.

"Opinioni publik në Turqi duket se është ngopur me këtë çështje. Të gjithë, përfshirë edhe zërat që nuk janë pro-kurdë, po bëjnë thirrje që t'i jepet një zgjidhje paqësore problemit. Çështja është se cila palë do të jetë e aftë të kthehet në tryezën e bisedimeve. Shumë shpejt do të shohim nëse kjo do të ndodhë, apo jo".

Tani për tani, vëzhguesit thonë se dialogu duket i paarritshëm në kushtet kur kryeministri turk është duke sulmuar jo vetëm PKK-në, por edhe partinë kryesore të ligjshme të vendit, BDP-në. Zoti Erdogan e akuzon këtë parti se është bërë zëri i terrorizmit dhe u bën thirrje udhëheqësve të saj ta dënojnë PKK-në si një grup terrorist. Partia BDP ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë, por u ka bërë thirrje të dyja palëve që t'u japin fund luftimeve pa humbur kohë.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË KËRKIM TË GJURMËVE: TRASHËGIMI KULTURORE GJERMANO-HEBREJE NË GJITHË BOTËN (10.23.2011)
NUK TINGËLLON ASPAK GJERMANE... GRUPI POP ERIK & ME (10.23.2011)
PËRPJEKJA PËR TË MBIJETUAR E BIZNESEVE TË VOGLA NË NJU XHERSIPronarët e bisneseve e ndjejnë vështirësinë ekonomike: ata përpiqen të gjejnë mënyra për të ruajtur klientelën (10.22.2011)
"ZYRAT STATISTIKORE NË GJERMANI KANË PËRVOJË SHUMË TË MADHE ME RUAJTJEN E TË DHËNAVE" (10.20.2011)
LUFTA E FTOHTË DHE MARRËDHËNIET MIDIS DY BLLOQEVE KUNDËRSHTARE (10.20.2011)
NJË KANTINË NË KALIFORNI KONKURON ME SUKSES NË TREGUN E VERËRAVE (10.19.2011)
HACKERA TË ETABLUAR - KLUBI KOMPJUTERIK SOT NJË INSTANCË E KËRKUAR EKSPERTËSH (10.19.2011)
NË VENDIN E DOGONËVE (10.19.2011)
BALANSIMI DELIKAT ME PROTESTUESITNga HEATHER MAHER (10.18.2011)
"OCCUPY WALL STREET": NGRIHEN KAMPE TË PROTESTUESVE (10.17.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]