VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Irrashai Massè: Mirsevini në Tokio kolosal

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 05:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Irrashai Massè: Mirsevini në Tokio kolosal
E Martë, 06.09.2009, 09:19am (GMT+1)

 

 

 

Në Tokio, qytetin që duket si një skenë teatri për të qenë periodikisht e rinovuar, është një lagje që e ka emrin Shibuya ku teatraliteti është krejtësisht i qartë, skenarët ndryshojnë më shpesh se tejtërkund, gjithçka është në lëvizje, asgjë nuk qëndron në vend, të gjithë janë të rinj, pothuaj nuk takon askënd sipër tridhjetë vjetësh, të gjithë vërtiten duke krijuar një atmosferën elektrizuese të një mjedisi ku thelbësor është krijimi, tratativat, arritja e marrëveshjeve, e kontratave, deri në atë pikë sa, po të shkosh në magazinat e mëdha si Seibu, Tokyu o Park ku spikatin restorantet, kinematë, sallat e koncerteve, të duket se qëllimi nuk janë shitjet apo blerjet, por, ndërkaq, njeriu përhumbet në Kolosal i cili në Shibuya vihet në skenë përditë dhe ku të gjithë janë aktorë. Ja ku shfaqen me mijëra e mijëra djem dhe vajza që ekspozojnë bukurinë e tyre trupore dhe e vlerësojnë bukurinë e të tjerëve, studiojnë përputhjet e mospërputhjet, hetojnë zakonet dhe sjelljet në çdo çast, bëjnë që moda të dalë në plan të parë të një skenari që, kur të del përballë për herë të parë, të shokon.

Të ardhurve nga Perëndimi iu ka ndodhur aty nga ora shtatë e mbrëmjes të udhëtojnë me linjën Ginca të metropolitanës e të zbresin me linjën e Omote Sando, prej nga kalohet në Shibuya. Gabim. Ata e kanë kuptuar këtë kur, nga dritarëza e veturës, në vend të labirinteve nëntokësore, iu janë shfaqur ekrane vigane televizive kundruall qiellit, rrugë të vetëlëvizshme, automobilë, reklama publiçitare, fasho dritash shumëngjyrëshe që si reflektorë ndriçojnë një skenë të fantashkencës. Treni kishte dalë nga nëntoka për një çast dhe të ardhurit nga Perëndimi provuan një haluçinacion të hareshëm që përftohej në qendrën e një parku madhështor lojërash. Kur, pas pak, treni u ndal, të gjithë zbritën. Zbritën edhe të tjerët se të ardhurit nga Perëndimi pa ditur se ku kishin përfunduar. Nuk ishin më nën tokë, por në lartësinë e një kati të tretë, ndoshta të katërt sepse poshtë shikohej rruga, ndërsa përballë u hapën portat automatike të dy ashensorëve dhe vajzat me dorashka të bardha, me një kapelë kllouneske në kokë, përsëritnin me një zë të thekshëm "Irrashai massè", që do të thotë "mirseardhe" e përziheshin me masën e madhe të trenave ekspresë që kishin zbarkuar në magazinat e mëdha Tokyu të Shibuya, një veprim i detyruar, sepse stacioni i Shibuya është një prej nyjeve kryesore të shpërndarjes së sistemit të transportit të Tokios së madhe, kryeqyteti japonez.

Ata zbresin në Shibuya, nga metropolitana e hyjnë drejt e në një magazinë të madhe. Po pse? Sepse diçka patjetër do të blejnë, së paku bukë të freskët në repartin e ushqimeve që është në qendër të magazinës, së paku do t'i hedhin në sy kompleteve të fundit të golfit në katin e dytë ose vizitohet një ekspozitë e pikturës ose qeramikës. Pra kudo njeriu dëfrehet, kudnjeriu kënaqet. Po pastaj, si të dalësh që andej? Më parë duhet të përballen me labirinthin e pamasë të stacionit që relievohet në sheshin e Shibuya; zbritet, ngjitet, ribzbritet, ringjitet, pastaj duhet përshkuar një urë e brendshme, përballesh me trafikun magjepsës dhe trullosës, ndriçueset, befas fillojnë një spektakël të stërkryqëzuar, të gjithë semaforët bëhen të verdhë, automobilët ndalen, vjen radha të kalojnë këmbësorët në kolona të pafund, mijëra e mijëra njerëz që kanë pritur me durim nga anë të ndryshme të sheshit e që tani konvergojnë në një rresht të vetëm në qendër të sheshit, për të marrë pastaj secili prej tyre drejtimin e vet.
Nga ana tjetër është mjaft e thjeshtë të lëvizësh, gjithnjë drejt përpara, por brenda dy minutash të përshkosh udhëkryqin, drejtimet shumëfishohen, por tashmë nuk është koha për të ecur, është koha për një ngjitje trup më trup të njerëzve, duke pasur kujdes se mos turma ta përfshin njeriun që ke me vete. Gjë që ndodh shpesh. Mund ta humbasësh edhe nënën, të fejuarën, shokun apo shoqen e shkollës, por aspak panik, duhet të jesh i bindur se çka humb gjendet dhe pikërisht te statuja Hachiko, qeni që për Shibuya është simbol, ishte një qen Akita i cili shkonte çdo mbrëmje për ta marrë zotërinë e vet në stacion dhe vazhdoi ta bëjë këtë edhe pas vdekjes së tij për dhjetë vjet rresht. Kështu më 1934, qenit Hachiko iu bë një monument bronzi. Të gjithë të humburit, por jo vetëm ata, tani lënë takim te këmbët e statujës, ku gjithmonë gjendet një turmë e madhe, sekush pret dikë, pikërisht sikurse qeni besnik e priste të zotin e tij.

Presin dhe takohen, shihen sy më sy, preken me duar këta yangu (të rinj, nga anglishtja "young") që, ndryshe nga nënat dhe baballarët janë te etur për komunikime njerëzore, komunikime në kuptimin fizik të fjalës, pra të ndërthurjes së trupve mes tyre, aty në sytë e botës. Pikërisht këta yangu kanë mësuar ta administrojnë bukurinë e trupit të tyre, pikërisht këta nuk kanë asgjë të përbashkët me të ashtuquajturit japonezë modernë, me ata që vishen të gjithë njëlloj, madje me veshje të të njëjtës markë dhe që shkojnë nëpër zyra sikush shkojnë në luftë. Në të vërtetë janë ata që e kanë bërë të pasur Japoninë pas luftës derisa, dhjetë vjet më parë, plasi kriza dhe filloi ngecja e pastaj rënia ekonomike.

Por kjo nuk iu bën përshtypje të rinjve, pra yangu. Këta posmodernë nuhatin ajrin e kohës së tyre, ata e shikojnë veten si pjesë të pejzazhit japonez. Dhe pejzazhi më i parapëlqyer me të cilin ata duan të njëjtësohen është tani për tani Shibuya, nesër kushedi. Këtu ekspozohen në një koreografi të improvizuar, në të cilën nuk arrijnë kurrë të harmonizohen, sepse ata i përkasin të gjithë të njëjtit gjak japonez, të njëjtit shpirt japonez që gjithmonë kërkon të ikë nga vetja, të modernizohet, të perëndimorizohet, të stërpërendimorizohet, të tejpërendimorizohet. Shekuli XXI, nga një pikëpamje më rigoroze e tyre, është njëfarë anarkie që lejon çdo lloj manifestimi, edhe atë më të çmendurin. Për t'i ndjekur luahtjet e kësaj dukurie është punë e eskpertëve të tregut, të cilët duhet të ndjekin ndryshimet e humorit, shijeve të konsumatorëve të pafundëm që zbresin këtu për të përmbushur dëshirat, tekat, trillet e tyre. Së paku ky është iluzioni i tyre. Por ka edhe një tjetër të vërtetë. Në Shibuya po përhapen antenat shoppu (shop, japonizuar me një "u" fundore) që janë organet e vërtetë ndijorë për të kuptuar humoret e detit njerëzor, fizikisht të vetëdijshëm, që lëviz pa pushim nëpër rrugët dhe rrugicat e një  duket kaotik, por që funksionin në mënyrë të përkryer, duke gjeneruar paradokset e një shoqërie tejskajshëm të disiplinuar, më të disiplinuarës në botë, të kalojë në indisiplinim të tejskajshëm nga pikëpamja urbane, pra qytetëse.

"Qyteti është përbërë nga sjelljet kolektive të atyre që e banojnë", shpjegon arkitekti Kuma Tengo, "jo nga monumentet e së kaluarës". Ndoshta për këtë arsye ne Tokioja na duket e shëmtuar, edhe lagjia Shibuya, por ndoshta duhet t'i kemi parasysh më shumë të rinjtë japonezë, yangu. Ata nuk kundërshtojnë asgjë, rebelimi i tyre është i fshehtë, aluziv, pa ideologji, pa projekte të sakta. Megjithatë, vlerat e tyre përhapen nëpër kapilarët e shoqërisë bashkë me sjelljet e tyre. Nuk duan më ta sakrifikojnë jetën për hir të rritjes ekonomike. Kjo prirje shënohet me një togfjalësh që përbëhet nga një fjalë angleze "free" e një fjalë gjermane "arbeit" (respektivisht "e lirë" dhe "punë", pra "punë e lirë"), togfjalësh që në japinisht shkrihet në fjalën Furita. Femrat janë pararoja e kësaj prirjeje. Furitët janë hedonistë, pra të dhënë pas qejfeve, janë nomadë qytetës, pra urbanë, janë vajza e djem të lagjes Shibuya. Ata janë një dukuri vetëm japoneze, e pashoqe në botë./ELIDA  BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Martin Luter, në gjurmët e një reformuesiNga Dereck WILSON (06.08.2009)
Tetëdhjetëvjetori i lindjes së shtetit të Vatikanit (06.03.2009)
Uollt Uitman, bardi gjenial i Amerikës (05.31.2009)
Fadil Kokomani, Vangjel Lezho dhe Xhelal Konprencka, tre therorë të demokracisëNga Skifter Këlliçi (05.27.2009)
Dossier: Elbasani qyteti që u pagëzua nga tre perandorë (05.23.2009)
Air Force One avioni i Presidentit të Amerikës (05.22.2009)
15 vjet pa Zhaklinë Kenedin, Zonjën e Parë më të paharrueshme amerikane (05.17.2009)
Mark Cukerberg, themeluesi i Facebook ose alkimia e miliardierit (05.13.2009)
Harri Truman, Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizionar i epokës globale (05.08.2009)
540 vjetori i Nikolo Makiavelit, atij që ndau përfundimisht politikën nga morali (05.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]