VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Abraham Linkoln një burrë që fliste vetëNga Theodore C. Sorensen

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 03:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 

Abraham Linkoln një burrë që fliste vetë

Nga Theodore C. Sorensen


E Shtunë, 06.20.2009, 09:18am (GMT+1)

 

 

 

Abraham Lincoln, Presidenti më i madh amerikan, ishte autori më i mirë i fjalimeve presidenciale. Si fëmijë në Lincoln, Nebraska, qëndrova përpara statujës së presidentit, që i jepte nur pjesës perëndimore të selisë gjigante të kongresit të shtetit dhe gëlltiste fjalët e fjalimit të tij të Gettysburg, shkruar në një pllakë graniti pas statujës.

 

Dy dekada më vonë, në janar të vitit 1961, Presidenti i zgjedhur John F. Kennedy më kërkoi t`i studioja ato fjalë përsëri, në përgatitjet për ta ndihmuar të shkruante fjalimin e tij të inaugurimit. Gjithashtu, më kërkoi të lexoja të gjitha fjalimet inauguruese të shekullit XX. Nuk mësova shumë prej atyre fjalimeve, por mësova një pjesë të rëndësishme nga dhjetë fjalitë e Linkolnit.

 

Sot, mbas 47 vjetësh, duke qenë se një tjetër avokat i gjatë, i dobët dhe orator nga Illinois i bën thirrje Lonkolnit, duke qenë se po hedh vetë kandidaturën për President, unë dua të njoh detyrimin tim.

 

Lincoln ishte një shkrimtar madhështor. Si Jefferson dhe Teddy Roosevelt, ai mund të kishte qenë një shkrimtar i suksesshëm, plotësisht jashtë karrierës së tij politike. Ai nuk kishte nevojë për fjalime-shkruesit e Shtëpisë së Bardhë. Ai i shkroi fjalimet e tij më të mëdha me dorë, njësoj si letrat e tij dhe dokumente të tjera. Ndonjëherë ai iu lexonte fjalimet e tij të tjerëve me zë të lartë, përfshirë anëtarët e kabinetit të tij dhe 2 sekretarëve kryesorë, John Hay dhe John Nicolay, dhe rastësisht merrte sugjerime, veçanërisht në fillim të mandatit të tij, nga njëri prej rivalëve të tij të dikurshëm për postin e Presidentit, Sekretari i Shtetit William Seward. Në rastin e parë që Seward ofroi një kontribut më të madh - në fjalimin e parë të Linkolnit - Presidenti tregoi qartë se ishte shkruesi më i mirë i fjalimeve. Idea e Sewardit ishte e vlefshme, si fillim një ndryshim në përfundim, duke e zbutur pak dhe duke i bërë thirrje kujtimeve të përbashkëta. Por formula e propozuar prej tij, gjysëm e përfunduar dhe shumë shpesh e përdorur nga historianët, ishte kalimtare: "Kordat misterioze, të cilat buronin nga kaq shumë fusha beteje dhe shumë varre patriotësh që preknin zemrat e të gjithëve. . . në këtë kontinent të pafund akoma do të harmonizohen në muzikën e tyre të vjetër kur të preken nga engjëjt mbrojtës së kombit".

 

Linkolni mori dhe lexoi fundin që kishte sugjeruar Seward, por me magjinë e penës së tij, e shndërroi atë në apel për lëvizje "kordat misterioze të kujtesës", të cilat, "shtriheshin në të gjitha fushat e betejës dhe në çdo varr patrioti, duke prekur çdo zemër njerëzore dhe çdo shtëpi anembanë globit, akoma më shumë do të shtojë korin e Bashkimit dhe kur të preken sërish, aq të sigurt do të jenë ata, të mbrojtur nga engjëjt e natyrës tonë".

 

Linkolni ishte më shumë shkrimtar se folës. Normalisht, suksesi i një fjalimi varet edhe në një pjesë të konsiderueshme nga zëri dhe prezenca e atij që flet. Fjalimet më të mira të John F. Kennedy sillnin dobi nga prezenca e platformës së tij, qëndrimi i tij, përsonaliteti, pamja e mirë dhe zëri i fortë. William Jennings Bryan krijonte audiencë jo vetëm me ekstravagancën e gjuhës së tij, por gjithashtu me mënyrën e lëvizjeve dhe gjesteve, fortësia e zërit dhe paraqitja.

 

Liderët e Partisë Demokratike, që nuk ishin të pranishëm në Konventën Kombëtare të vitit 1896, në të cilën Bryan mbajti fjalimin e tij "Kryqi i Arit " që edhe pse nuk humbi kontrollin nga fuqia e pranisë së tij, më vonë nuk do të mund të kuptonte emërimin e tij, vetëm duke u bazuar në ato çka ai lexoi. Fjalimet e Franklin Roosevelt, për ata që nuk ishin të pranishëm për performancën e atij, munden vetëm të shkruanin fjalë të ftohta në një faqe më shumë me pak efekt në krahasim me ato për të cilat njerëzit kishin ardhur të dëgjonin. Por, fjalët e Linkolnit, nuk kishte rëndësi nga sa njerëz dëgjoheshin, kishin fuqinë dhe aftësinë magjike për të udhëtuar në mbarë botën dhe për t'i rezistuar të gjitha kohërave.

 

Burri i shtetit te Massachusetts, Edward Everett, me fjalimin e tij prej dy orësh i mbushur me aluzione klasike, ka qenë emërtuar oratori i ditës. Ndërsa Presidenti u ngrit dhe u ul aq shpejt me shënimet e tij përkushtuese disa minutëshe saqë disa gazeta shkruajtën se, " Edhe Presidenti foli gjithashtu".

 

Zëri i Linkolnit, lartësisht reportues, nuk ishte aq i fortë sa ai i Bryan, as pamja e tij aq tërheqëse sa e Kennedy. (Vetë ai iu referua fytyrës së tij të varfër, të dobët dhe të imët). Leximi i tij nuk ishte as elektronikisht i amplifikuar as i lehtësuar nga aparatura të avancuara teknologjike, siç përdoret sot nga çdo President për të fshehur varësinë e tij nga një tekst i përgatitur. (Pse? A do të kishim më shumë besim në një kirurg apo hidraulik, i cili vepron pa iu referuar manualit të tij? Mos pretendojmë gjë që Presidenti ynë të memorizojë apo të improvizojë fjalimet e tij më të rëndësishme?) Linkoln gjithashtu foli me një theks perëndimor që në ato kohë, përpara se shtypi të krijonte një audiencë dhe aksent kombëtar të homogjenizuar, por nuk ishte mënyra se si njerëzit flisnin në Boston apo New York, duke e bërë atë që të ishte i pakuptueshëm për një pjesë të audiencës.

 

Por suksesi i Linkolnit si orator nuk qëndronte në zërin e tij, sjellje apo mënyrën e shqiptimit, apo edhe prezenca e tij, por nga fjalët dhe idetë e tij. Ai futi në një gjuhë të fuqishme thelbin e çështjes në polemikën kundër skllavërisë dhe shkëputjes në vetë kohën e tij dhe thelbin e kuptimit për të gjitha kohërat e vetë këtij kombi si "e fundit mundësi më e mirë e tokës". Një temë kaq e gjerë dhe prekëse prodhon shumë më tepër fjalime të mëdha dhe prekëse se diskutime për shkurtimin e taksave dhe tarifave.

 

Me anë të kujtesës së tij brilante dhe gatishmërisë së tij të jashtëzakonshme për të gërmuar fakte (si kërkues i tyre), ai mund të ofronte detaje të përpikta historike, siç ai vetë tregoi në fjalimin e tij kundër skllavërisë të vitit 1860, në fjalimin Coopër Union, i cili efektivisht i siguroi atij nominimin republikan për President. Por pjesa më e madhe e fjalimeve të Likolnit shmangnin detaje për tema pa kohë dhe konstruksione të përsosura; ata ishin të thellë, filozofikë, asnjëherë të njëanshëm, pompozë apo pedantë. Dy fjalimet e tij të mëdha - më i fuqishmi i mbajtur ndonjëherë - jo vetëm që janë të shkurtër (i dyti është vetëm një ngjyrim me më shumë se 700 fjalë dhe fjalimi i Gettysburgut akoma më i shkurtër), por nuk binin dakort me faktet e rrymës, por vetëm me idetë popullore.

 

Një President, si çdokush tjetër, është krijuar sipas mjeteve të komunikimit që e rrethojnë dhe nëse ai është i zoti, ai krijon komunikimin e tij në përputhje me këtë ambient. Linkolni jetoi në një epokë shtypi. Oratoria ishte zbavitje e rëndësishme politike; por pa transmetim, fjalët e tij krijonin audiencë të madhe jo vetëm në rrethina, por më gjerë vetëm me anë të shtypit. Fjalimet e tij botoheshin në gazetat e ditës dhe ishin tërheqëse, pasi ishin të gjitha të krijuara nga vetë ai. Ai fliste për lexuesit e shtypit, jo vetëm për ata që dëgjonin. Fjalët e tij preknin votuesit edhe shumë larg tingullit të zërit të tij, për shkak të aftësive të tij shkruese, fuqisë intelektuale, kontrollit të tij në çështjet kryesore të kohës dhe koncepti i tij sublim për domethënien e kombit të tij.

 

Franklin Roosevelt zotëronte pikun e bisedimeve në radio, Kennedy fjalimet formale në televizion, Bill Clinton mesazhet e rastësishme. Sigurisht, audienca moderne e televizionit amerikan nuk do të toleronte debatin prej tre orësh që Linkolni pati me Stephen Douglas, apo fjalimet e tij të gjata - por ajo ishte tjetër kohë. Linkolni do të ishte mjaft i përshtatshëm për të patur kontrollin e mënyrave moderne të fjalimit politik nëse do të kishte jetuar në këtë epokë. Ai kishte talentin e shprehjes së kuptimit thelbësor.

 

Linkoln evitonte trillet dhe artificializmat. Ai përdorte mjetet retorike, siç bën dhe pjesa tjetër e atyre që shkruajnë fjalimet: aliteracion ("Me dashuri shpresojmë - me zjarr lutemi"; "asnjë apel i suksesshëm nga votimet"); rimë ("Do të adoptoj vizione të reja, aq shpejt, sa ato do të shfaqen si vizione të vërteta"); përsëritje ("Duke qenë se ky rast është i ri, duhet të mendojmë përsëri, të veprojmë përsëri"; "Nuk mund t'i dedikohemi, nuk mund t'i përkushtohemi, nuk mund të shenjtërojmë këtë tokë") dhe - veçanërisht kontrast dhe balanc ("Dogmat e së kaluarës së qetë janë të papërshtatshme për të tashmen e stuhishme"; "Duke qenë se nuk do të jem një skllav, ashtu sikurse nuk mund të jem një zot"; "duke i dhënë liri skllevërve, i sigurojmë lirinë të lirëve").

 

Ai zakonisht citonte disi edhe Biblën, por me një efekt të pamasë. Shikoni se si e përfundon ai fjalimin e dytë inaugurues: "Akoma, nëse Zoti do të vendosë se Lufta Civile do të vazhdojë derisa e gjithë pasuria e grumbulluar nga bujkrobërit dyqind e pesëdhjetë vjet më parë, nga një punë e mundimshme, atëherë kështu do të ndodhë, dhe derisa çdo pikë gjaku e derdhur nga kamzhiku do të shpagohet me një tjetër të derdhur nga shpata, siç është thënë tre mijë vjet më parë dhe do të vazhdojë të thuhet kështu, atëherë mund t'ju them se gjykimet e Zotit janë të vërteta dhe të drejta në tërësi".

 

Por triumfi i shembullit më të madh të fjalimit publik amerikan nuk erdhi vetëm nga mjetet. Linkolni kishte edhe dy cilësi të tjera në përdorimin e këtyre mjeteve. E para, ndjeshmëria e tij letrare poetike. Ai ishte shumë i kujdesshëm për të zgjedhur ritmin dhe tingullin e duhur.

Dhe më në fund, ai pati zgjidhjen e problemit. Të gjithë Presidentët të zotët për të shkruar fjalime, janë të zotët gjithashtu në drejtimin e shtetit - sepse fjalimet nuk janë thjesht fjalë. Idetë e tanishme, udhëzimet, vlerat dhe fjalimet më të mira janë ato që i vënë gjërat në vendin e duhur ashtu siç dinte të bënte Linkolni. Kur ai fliste, populli dëgjonte. Kur ai premtonte, populli besonte, pasi e dinte mirë se çdo fjalë e tij ishte e tij. Kur dilte para tyre ai fliste vetë. Përgatiti KLARITA BAJRAKTARI
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Visar Zhiti: Poezia ime më e fortë se diktatura (06.18.2009)
Horhe Luis Borhes mjeshtri i fantazisë dhe trillimit (06.14.2009)
Gruaja e Tuk Jakovës: Fjalia për të cilën Enver Hoxha urdhëroi zhdukjen e tim shoqi (06.09.2009)
Irrashai Massè: Mirsevini në Tokio kolosal (06.09.2009)
Martin Luter, në gjurmët e një reformuesiNga Dereck WILSON (06.08.2009)
Tetëdhjetëvjetori i lindjes së shtetit të Vatikanit (06.03.2009)
Uollt Uitman, bardi gjenial i Amerikës (05.31.2009)
Fadil Kokomani, Vangjel Lezho dhe Xhelal Konprencka, tre therorë të demokracisëNga Skifter Këlliçi (05.27.2009)
Dossier: Elbasani qyteti që u pagëzua nga tre perandorë (05.23.2009)
Air Force One avioni i Presidentit të Amerikës (05.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]