VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Figurë epokale e liberalizmit - Largohet nga jeta Lord Ralf Dahrendorf

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 02:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Figurë epokale e liberalizmit - Largohet nga jeta Lord Ralf Dahrendorf
E Djelë, 06.21.2009, 08:18am (GMT+1)

 

 

 

 

Sociologu i njohur gjermano - britanik dhe politikani Ralf Dahrendorf ndërroi këtë të mërkurë jetë, në moshën 80 vjeçare.

Ralf Dahrendorf lindi më 1 maj 1929 në Hamburg, në një familje socialdemokrate. Në politikë u bë aktiv në vitet 1960-të, fillimisht në Partinë Liberale (FDP). Nga mesi i viteve 1970-të vendosi të merret me karrierë shkencore si ekonomist dhe sociolog, në Angli. Sociologu i mëvonshëm, ka studiuar filozofinë dhe filologjinë klasike në Hamburg. Në vitin 1952 doktoroi me temën: "Nocioni i drejtësisë në të menduarit e Karl Marx-it". 1957 promovoi edhe në sociologji, në shkollën ekonomike të Londrës. Një vitë më vonë, filloi të punojë si profesor i sociologjisë në Akademinë ekonomike në Hamburg.

 

I biri i një politikani socialdemokrat, deputeti të Raihstagut, Gustav Dahrendorf, njihet si një nga ata që përgatitën epokën social - liberale të kancelarëve gjermanë Brandt dhe Schmidt (1969 deri 1982). Ai u bë i njohur edhe përmes debateve të hapura me protagonistët e lëvizjes së 68-të, si për shembull Rudi Dutschke-n. Në ditën e sociologëve, në vitin 1968 në Frankfurt mbi Main, Dahrendorf u shpreh skeptik për bazat e teorisë së vetëdijësimit: "Në një farë mënyre, më duket se analiza juaj e zhvillimeve të përgjithshme shoqërore, i përket një shoqërie të ngurosur. Ajo është një analizë, e cila kërkon ose ndryshime absolute ose asgjë. E atje ku kërkohen ndryshimet të tilla, të shumtën e rasteve nuk arrihet asgjë."

 

 

 

 Në polemikë me Rudi Dutschke

 

Në karrierën e tij si liberal, në vitet 1968/69 ai ishte këshilltar i kuvendit të landin Baden-Württemberg dhe deputet në Bundestag. Në fillim të qeverisë së kancelarit Brandt, punoi edhe sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme, tek ministri Walter Scheel, i cili më vonë u bë edhe president i Gjermanisë. Por që në vitin 1970, Dahrendorf kaloi në detyrët e Komisionerit për çështjet e jashtme dhe tregtinë në Bruksel. Pas përfshirjes në politikë në Shtutgart, Bon dhe Bruksel, Dahrendorf në vitin 1974 i kthehet sërish shkencës. Për dhjetë vjet me radhë ai u bë udhëheqës i Shkollës ekonomike në Londër. Për një periudhë të shkurtër pune në Universtitetin e Konstancës dhe Fondacionin Russell Sage në Nju Jork, në vitin 1987 kthehet në Angli. Prej vitit 1987 deri 1997 qëndroi rektor në Kolexhin St. Antony në Universitetin Oxford.

 

Në fund të viteve 1980-të ai morri edhe nënshtetësinë britanike dhe u bë anëtar i Partisë Liberale Demokratike, në Angli. Që në vitin 1982 me propozimin e mbretëreshës Elisabeth II, ai fitoi titullin "Sir". Ndërsa në vitin 1993 u nderua me një vend të përheshëm në Dhomën e Lartë të parlamentit. Dahrendorf, mbeti i lidhur edhe me Gjermaninë, sepse punonte si profesor në Qendrën e studimeve shkencore në Berlin. Prej vitit 1982 deri në vitin 1987 drejtoi edhe Fondacionin Friedrich-Naumann, të afërt me Partinë liberale (FDP). Ndonëse tërë kohën udhëtonte mes këtyre dy vendeve, Dahrendorf nuk e ndiente veten kosmopolit, pa vendbanim të përhershëm. Në një intervistë në vitin 2002 ai deklaroi: "Europa do të bëhet reale vetëm kur të respektohet si tërësi prej kombeve, pjesëve të kombeve dhe qytetarëve që e përbëjnë atë"

 

Para disa vitesh ai u vendos në Këln, ku ndërroi jetë të mërkurën nga pasojat e sëmundjes së kancerit. Për herë të fundit para publikut ai doli në prill në Dyseldorf, kur dorëzoi raportin e komisionit për ardhmërinë në Landin Nordrhein-Westfalen. Atë ditë ishte në gjendje shumë të keqe shëndetësore. DW
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Abraham Linkoln një burrë që fliste vetëNga Theodore C. Sorensen (06.20.2009)
Visar Zhiti: Poezia ime më e fortë se diktatura (06.18.2009)
Horhe Luis Borhes mjeshtri i fantazisë dhe trillimit (06.14.2009)
Gruaja e Tuk Jakovës: Fjalia për të cilën Enver Hoxha urdhëroi zhdukjen e tim shoqi (06.09.2009)
Irrashai Massè: Mirsevini në Tokio kolosal (06.09.2009)
Martin Luter, në gjurmët e një reformuesiNga Dereck WILSON (06.08.2009)
Tetëdhjetëvjetori i lindjes së shtetit të Vatikanit (06.03.2009)
Uollt Uitman, bardi gjenial i Amerikës (05.31.2009)
Fadil Kokomani, Vangjel Lezho dhe Xhelal Konprencka, tre therorë të demokracisëNga Skifter Këlliçi (05.27.2009)
Dossier: Elbasani qyteti që u pagëzua nga tre perandorë (05.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]