VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kameron Diaz ka yllin e saj në Shetitoren e Famës të Hollivudit
E Mërkurë, 06.24.2009, 05:20pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online - Cameron Diaz ka tani yllin e saj në Walk of Fame (Shëtitorja e Famës) Në Hollywood Boulevard. "Duhet të jetë e mrekullueshme të jesh nën këmbët e gjindes," ka thënë aktorja duke pozuar për fotografët pranë yllit të saj, buzëqeshur me një veshje të bardhë dhe me një rrip të kuq në bel. "Ky është saktësisht vendi ku gjindja mund të kuptojë se jemi aktorë dhe jo yje. Nuk jemi në qiell, jemi në tokë, saktësisht si të gjithë të tjerët," ka shtuar ajo.

 

 

Bërë e famshme me komedit si të "Të gjithë të çmendur për Mary" dhe "The Mask", Cameron Diaz do të jetë së shpejti në kinematë me filmin dramatik "My Sister's Keeper" në të cilin do të përballet me temën e sëmundjes foshnjore dhe të manipulimit gjenetik. Cameron Diaz ka tashmë numrin  2386 të famës në Hollywood Boulevard.

 

Në ceremoninë e zbulimit të yllit, krahas qindra të tjerëve të grumbulluar përballë Egyptian Theater të hënën, ishin të pranishëm Tom Cruise dhe Katie Holmes. Diaz ua kushtoi suksesin prindërve të saj. "Unë ia kushtoj këtë yll dashurisë së përjetëshme që më kanë dhënë nëna ime dhe babai im. Kjo dashuri më ka dhënë mua forcë dhe trimëri për ta jetuar këtë jetë të jashtëzakonshme. Dhe ata kanë përbërë fuqinë e dritës brenda meje. Ajo dritë është e mjaftueshme për të qenë sot e nderuar me këtë dritë në

Hollywood Walk of Fame."

 

I ati i Diaz, 36 vjeçe, Emilio Diaz, vdiq në prill 2008 kur ishte 58 vjeç. Nëna e aktores, Bille, si dhe motra e madhe, Chimene, ishin të pranishme në ceremoni.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.