E Premte, 03.29.2024, 10:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Mbreti i Popit Majkëll Xhekson
E Premte, 06.26.2009, 03:09pm (GMT+1)

 

 

 

 

Pagëzuar Mbret i Popit, Peter Pani i përjetëshëm i muzikës së lehtë, kishte lindur më 29 gusht 1958, në qytetin Gary, Indiana. Nga një familje e varfër, Michael që në fillim të jetës i është kushtuar muzikës, ashtu si të gjithë anëtarët e familjes së tij (nëna e tij këndonte, babai i binte kitarrës në një grup të vogël R&B), ndërsa vëllezërit e tij të mëdhenj e shoqëronin duke iu rënë instrumenteve e duke kënduar.

Joseph Jackson, babai kryefamiljar, duke e nuhatur talentin e djemve, vendosi ta krijojë një grup dhe kjo nuhatje nuk doli asnjëherë e gabuar.

Grupi i sapokrijuar Jackson Five, ndihmuar nga një muzikë tejskajshmërisht ritmike dhe përfshirëse, prirë nga i shfrenuari Michael kalojnë marramendthi nga koncerte të vogla lokale në një kontratë me shtëpinë e famshme diskografike legjendare "Motown". Do të realizonin nja pesëmbëdhjetë albume (në katër prej të cilëve do të ishte protagonist absolut Michael Jackson si këngëtar solist) në vetëm shtatë vjet, duke ngjitur shkallët e klasifikimeve dhe duke u përballur me ture në praninë e një publiku  tejet masiv.

 



Michael regjistron edhe disa albumi si solist me Motown, por më 1975, për shkak të lirisë së kufizuar artistike të deriatëhershme, grupi vendosi të mos e përsërisë kontratë me Motown dhe të zgjedhë një tjetër shtëpi muzikore. Të gjithë, përveç Jermaine, i cili vendosi të vazhdojë së regjistruari albume për të njëjtën shtëpi muzikore.

Me të firmosur një marrëveshje me shtëpinë muzikore Epic,  Jackson 5 shndërrohen thjeshtë në "Jacksons" (emri i mëparshme ishte regjistruar nga Motown), ndonëse tashmë duket se suksesi i kishte braktisur.

Michael vendosi të fillojë karrierën si solist dhe, në vitin 1978, merr pjesë si aktor në xhirimet e filmit "The Wiz", me Diana Ross, me të cilën regjistron edhe kolonën zanore (duke marrë pjesë në katër këngë, midis të cilave "You Can't Win" e "Easy On Down On the Road"); gjatë regjistrimit të kolonës zanore të filmit njeh legjendarin Quincy Jones. Në vitin 1979 Michael vendosi të bashkëpunojë me mikun e tij Quincy Jones, i njohur si talent i gjtihanshëm në sferën e R&B, regjistron albumin e parë si solist për Epic Records/CBS, "Off the Wall" (Me Motown kishte regjitruar plot katër albume si solist).

Albumi lë në harresë rënien e grupit Jacksons, duke arritur majën e klasifikimeve amerikane dhe të botës së tërë. Rruga e shpërthimit të mëvonshëm, ajo që do ta bëjë atë të hyjë në histori si autor i albumeve më të shitura të të gjitha kohërvae, është hapur. Pasi u bashkua me vëllezërit për një tjetër album dhe një tjetër tur, Michael realizon albumin tjetër si solist, me titullin "Thriller".

 



Jemi në vitin 1982 dhe nuk ka nevojë të themi se do të duheshin së paku edhe dhjetë vjet të tjera që të zbehej furia e kërcimeve që prodhoi ai album.

 

Ishte një album që qëndroi në krye të klasifikimit për 37 javë rresht dhe që deri tani ka shitur mbi 40 milionë kopje. E famshme ka mbetur edhe videoja novatore që do të shoqëronte albumin single me të njëjtin titull, "Thriller", një videoklip pesëmbëdhjetë minutësh që do të realizohej nga regjisori kinematografik John Landis.

 



Pavarësisht statusit të tij të ri si superstar, Jackson edhe një herë del në skenë me vëllezërit e tij në vitin 1984 (Victory Tour), një ngjarje që do të nxirrte edhe anëtarë të tjerë të familjes për në karrierën solistike (do të ishin pikërisht motrat Janet e La Toya).

Ndërkaq, gjithnjë më paranoiaku i gjithëve Michael blen një fermë (ranch) tejet të madhe në Kaliforni, duke e ripagëzuar Neverland. Atë do ta pajiste me një park lojërash, ku do t'i ftonte fëmijët e vegjël ta vizitonin dhe të ishin mysafirët e tij (siç e ka thënë në një rrëfim televiziv në Britani).

Çmenduria e tij për kirurgji plastike dhe sjelljet nganjëherë bizare (si mbajtja e maskave mjekësore në publik) e bëjnë atë shenjestër të mediave tabloide në të gjithë botën. Ndërkaq, ngurimi i tij për të dhënë intervista e shton pashmangshëm interesin mediatik për jetën e tij, duke ushqyer "legjendat metropolitane" si atë sipas së cilës ai flinte në një dhomë hiperbarike, pra dhomë ku presioni atmosferik mbahej në shifra normale. Në vitin 1985 blen ATV Publishing, që zotëron të drejtat e shumë këngëve të Beatles, (përveç materialeve të Elvis Presley, Litlle Richard e tjerë), një veprim që duket se i shkatërroi marrëdhëniet e tij me këngëtarin Paul McCartney.

 

 

Po atë vit Michael bashkë me Lionel Ritchie-n  është promotor i projektit "We Are the World", një album single të ardhurat e të cilit përcaktoheshin për fëmijët afrikanë; në interpretimet morën pjesë yjet më të mëdhenj të këngës në SHBA. Suksesi i këtij projekti do të ishte planetar.

Në vitin 1987 do të dilte albumi i shumëpritur "Bad", i cili, ndonëse arrin lehtësisht të vihet në krye të klasifikimeve ndërkombëtare (duke shitur plot 28 milionë kopje në mbarë botën), dështon në përpjekjen për të arritur suksesin e albumit "Thriller".

Vijon një tjetër tur botëror, por koncertet e tij kritikohen për përdorim të playback.

Në vitin 1991 "Dangerous" është një sukses tjetër, pavarësisht konkurencës nga albumi "Nevermind" i grupit Nirvana, që shënon shkëputjen e muzikës pop ndaj "grunge" për MTV Generation. Në SHBA imazhi i Michael Jackson do të ridimensionohej nga zërat shpifëse të ngacmimeve ndaj të vegjëlve.

 


Dashuria e Jackson për fëmijët është e njohur, por veprimet e tij shpesh të pamatura do të ngjallnin tepër vëmendje dhe dyshime, çka do të bënte që, më 1993, të denoncohej nga një fëmijë "mik" i këngëtarit, i cili e akuzonte për ngacmime të turpshme. Kjo u zgjidh me një marrëveshje mes Jackson e akuzuesit (babait të vogëlushit).

Në përpjekje për të dhënë përfytyrimin e një njeriu norma, më 26 maj 1994 martohet me Lisa Marie Presley. Mjerisht martesa merr fund mbas dy vbjetësh, ndonëse Jackson zgjidh problemin duke u martuar me infermieren e tij, e cila do t'ia jepte atij djalin e parë, në shkurt të vitit 1997.

Nuk ndalet për asnjë çast dëshira e tij për të bërë muzikë dhe ja që në ndërkohë del "History", shoqëruar si rëndom nga një fushatë e pamasë propaganduese, ndër të cilat video të statujave gjigante të Jackson që enden nëpër rrugët e Europës. Album është dyvëllimësh dhe përbëhet nga vëllimi me "greatest hits" dhe nga një material i ri, midis të cilëve albumi single "Scream" (në duet me motrën Janet) e kënga "They Don't Care About Us" që bëhet objekt i kundërthënieve për tekstet e konsideruara nga disa si anti-semite e prandaj më vonë ndryshuar. Dalja e albumit mbështetet nga një tjetër turnè. Blitz-i multimedial do të vazhdonte në albumin e mëvonshëm të vitit 1997, "Blood On the Dance Floor".

Michael Jackson do të radhitej në Rock'n'Roll Hall of Fame në marsin e vitit 2001. Po atë vit do të organizohej një koncert i madh në NYC 's Madison Square Garden për të shënuar 30 vitet e karrierës.

 



Përveç kushtimeve në nderim të tij nga Whitney Houston, Britney Spears, 'N Sync e Liza Minnelli (mikja e tij shumë e dashur), koncerti do të kishte pjesëmarrjen e Jacksons, së bashku në skenë pas pothuaj 20 vitesh. Shfaqja, shitur tashmë biletat prej shumë kohësh, do të jepej nga rrjeti televiziv CBS dhe do t'i kalonte të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë me mbi 25 000 000 telespektatorë.

Fill më pas do të jepej koncerti i dytë në qytetin e New York-ut, i cili do të ishte në jehonën e tragjedisë së Twin Towers.

Michael vendos të reagojë kundër kësaj ngjarjeje të rëndë duke shkruar një këngë kushtuar viktimave të tragjedisë. Mbledh rrotull vetes 40 superyje (Celin Dion, Shakira, Mariah Carey, Backstreet Boys, Santana) dhe registron këngën "What More Can I Give?" (Shoqëruar nga një version në gjuhën spanjolle me titullin "Todo para ti", që do të realizohej me pjesëmarrjen, ndër të tjerë, edhe të këngëtares Laura Pausini).

Më 25 tetor 2001 Michael e miqtë e tij më të mirë ribashkohen në Whashington për një koncert bamirësie gjatë të cilit paraqitet kënga All-Star për viktimat e Kullave Binjake.

Në tetor 2001 publikohej albumi "Invincible", që përmbante këngën "You Rock My World" shoqëruar nga një clip që, në traditën e Jackson, do të kishte paraqitjen e çmuar (cameo) të Marlon Brandos dhe këngë të tjera që do të këndoheshin nga yje të tjerë të mëdhenj të muzikës, si Carlos Santana në këngën "Whatever Happens".

Në nëntorin e vitit 2003 do të dilte përmbledhja e këngëve të suksesshme "Number Ones", por do të publikohej njëkohësisht edhe lajmi se Michael Jackson do të arrestohej për disa akuza të shumëfishta të ngacmimesh ndaj fëmijëve, me mundësinë e pagesës së kauzionit tre milionë dollarë.

Procesi u mbyll më 14 qershor 2005, pasi juria e gjykatës së Santa Marias e deklaron jo të fajshëm për të dhjetë akuzat e bëra.

Në muajin mars 2009 organizon në Londër një konferencë shtypi për të paraqitur turin e tij të ri. Vdiq nga infarkti në mënyrë krejt të papritur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos më 25 qershor 2009./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kameron Diaz ka yllin e saj në Shetitoren e Famës të Hollivudit (06.24.2009)
Figurë epokale e liberalizmit - Largohet nga jeta Lord Ralf Dahrendorf (06.21.2009)
Abraham Linkoln një burrë që fliste vetëNga Theodore C. Sorensen (06.20.2009)
Visar Zhiti: Poezia ime më e fortë se diktatura (06.18.2009)
Horhe Luis Borhes mjeshtri i fantazisë dhe trillimit (06.14.2009)
Gruaja e Tuk Jakovës: Fjalia për të cilën Enver Hoxha urdhëroi zhdukjen e tim shoqi (06.09.2009)
Irrashai Massè: Mirsevini në Tokio kolosal (06.09.2009)
Martin Luter, në gjurmët e një reformuesiNga Dereck WILSON (06.08.2009)
Tetëdhjetëvjetori i lindjes së shtetit të Vatikanit (06.03.2009)
Uollt Uitman, bardi gjenial i Amerikës (05.31.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]