VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Mbreti i Popit Majkëll Xhekson E Premte, 06.26.2009, 03:09pm (GMT1)
Pagëzuar Mbret i Popit, Peter Pani i përjetëshëm i muzikës së lehtë, kishte lindur më 29 gusht 1958, në qytetin Gary, Indiana. Nga një familje e varfër, Michael që në fillim të jetës i është kushtuar muzikës, ashtu si të gjithë anëtarët e familjes së tij (nëna e tij këndonte, babai i binte kitarrës në një grup të vogël R&B), ndërsa vëllezërit e tij të mëdhenj e shoqëronin duke iu rënë instrumenteve e duke kënduar. Joseph Jackson, babai kryefamiljar, duke e nuhatur talentin e djemve, vendosi ta krijojë një grup dhe kjo nuhatje nuk doli asnjëherë e gabuar. Grupi i sapokrijuar Jackson Five, ndihmuar nga një muzikë tejskajshmërisht ritmike dhe përfshirëse, prirë nga i shfrenuari Michael kalojnë marramendthi nga koncerte të vogla lokale në një kontratë me shtëpinë e famshme diskografike legjendare "Motown". Do të realizonin nja pesëmbëdhjetë albume (në katër prej të cilëve do të ishte protagonist absolut Michael Jackson si këngëtar solist) në vetëm shtatë vjet, duke ngjitur shkallët e klasifikimeve dhe duke u përballur me ture në praninë e një publiku tejet masiv.
Me të firmosur një marrëveshje me shtëpinë muzikore Epic, Jackson 5 shndërrohen thjeshtë në "Jacksons" (emri i mëparshme ishte regjistruar nga Motown), ndonëse tashmë duket se suksesi i kishte braktisur.
Jemi në vitin 1982 dhe nuk ka nevojë të themi se do të duheshin së paku edhe dhjetë vjet të tjera që të zbehej furia e kërcimeve që prodhoi ai album. Ishte një album që qëndroi në krye të klasifikimit për 37 javë rresht dhe që deri tani ka shitur mbi 40 milionë kopje. E famshme ka mbetur edhe videoja novatore që do të shoqëronte albumin single me të njëjtin titull, "Thriller", një videoklip pesëmbëdhjetë minutësh që do të realizohej nga regjisori kinematografik John Landis.
Ndërkaq, gjithnjë më paranoiaku i gjithëve Michael blen një fermë (ranch) tejet të madhe në Kaliforni, duke e ripagëzuar Neverland. Atë do ta pajiste me një park lojërash, ku do t'i ftonte fëmijët e vegjël ta vizitonin dhe të ishin mysafirët e tij (siç e ka thënë në një rrëfim televiziv në Britani).
Po atë vit Michael bashkë me Lionel Ritchie-n është promotor i projektit "We Are the World", një album single të ardhurat e të cilit përcaktoheshin për fëmijët afrikanë; në interpretimet morën pjesë yjet më të mëdhenj të këngës në SHBA. Suksesi i këtij projekti do të ishte planetar. Në vitin 1987 do të dilte albumi i shumëpritur "Bad", i cili, ndonëse arrin lehtësisht të vihet në krye të klasifikimeve ndërkombëtare (duke shitur plot 28 milionë kopje në mbarë botën), dështon në përpjekjen për të arritur suksesin e albumit "Thriller". Vijon një tjetër tur botëror, por koncertet e tij kritikohen për përdorim të playback.
Dashuria e Jackson për fëmijët është e njohur, por veprimet e tij shpesh të pamatura do të ngjallnin tepër vëmendje dhe dyshime, çka do të bënte që, më 1993, të denoncohej nga një fëmijë "mik" i këngëtarit, i cili e akuzonte për ngacmime të turpshme. Kjo u zgjidh me një marrëveshje mes Jackson e akuzuesit (babait të vogëlushit). Në përpjekje për të dhënë përfytyrimin e një njeriu norma, më 26 maj 1994 martohet me Lisa Marie Presley. Mjerisht martesa merr fund mbas dy vbjetësh, ndonëse Jackson zgjidh problemin duke u martuar me infermieren e tij, e cila do t'ia jepte atij djalin e parë, në shkurt të vitit 1997. Michael Jackson do të radhitej në Rock'n'Roll Hall of Fame në marsin e vitit 2001. Po atë vit do të organizohej një koncert i madh në NYC 's Madison Square Garden për të shënuar 30 vitet e karrierës.
Fill më pas do të jepej koncerti i dytë në qytetin e New York-ut, i cili do të ishte në jehonën e tragjedisë së Twin Towers. Michael vendos të reagojë kundër kësaj ngjarjeje të rëndë duke shkruar një këngë kushtuar viktimave të tragjedisë. Mbledh rrotull vetes 40 superyje (Celin Dion, Shakira, Mariah Carey, Backstreet Boys, Santana) dhe registron këngën "What More Can I Give?" (Shoqëruar nga një version në gjuhën spanjolle me titullin "Todo para ti", që do të realizohej me pjesëmarrjen, ndër të tjerë, edhe të këngëtares Laura Pausini). Në nëntorin e vitit 2003 do të dilte përmbledhja e këngëve të suksesshme "Number Ones", por do të publikohej njëkohësisht edhe lajmi se Michael Jackson do të arrestohej për disa akuza të shumëfishta të ngacmimesh ndaj fëmijëve, me mundësinë e pagesës së kauzionit tre milionë dollarë. Procesi u mbyll më 14 qershor 2005, pasi juria e gjykatës së Santa Marias e deklaron jo të fajshëm për të dhjetë akuzat e bëra. Në muajin mars 2009 organizon në Londër një konferencë shtypi për të paraqitur turin e tij të ri. Vdiq nga infarkti në mënyrë krejt të papritur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos më 25 qershor 2009./Elida BUÇPAPAJ Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |