VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Hena 1969, 40 Vjet me pare zbarkimi E Premte, 07.10.2009, 03:32pm (GMT1)
Kur sonda LRO (Lunar Reconnaissance Orbiter) lëshuar nga NASA më 18 qershor do të fillojë të vëzhgojë dheun hënor, mund të shikojë atë çka ka mbetur nga misionet Apollo të cilat 40 vjet më parë e kanë dërguar për herë të parë njeriun në Hënë. Mund të shikojë, për shembull, modulin e atterrimit Eagle me të cilin më 20 korrik 1969 komandanti i misionit Apollo 11, Neil Armstrong, e Buzz Aldrin prekën dheun hënor, e mund të shikojë edhe modulet e pesë misioneve të tjera të programit Apollo, të cilat e kanë çuar njeriun në hënë.
ZBARKIMI: Përpjekjet e kryera prej vitesh nga 400 000 veta kulmuan në misionin Apollo 11, i cili më 16 korrik 1969 nisi nga Kennedy Space Center i Cape Canaveral (Florida) e më 19 korrik 1969 arriti orbitën hënore. Në orën 22:17 (me orën tonë) të 20 korrikut 1969 Armstrong e Aldrin preknin dheun hënor në bordin e modulit Eagle, teksa kolegu i tyre Michael Collins kontrollonte modulie komandës Columbia. Ndërkaq, nga Toka, mbi 500 milionë njerëz shikonin pamjet e zbarkimit transmetuar drejtpërdrejt nga televizionet në të gjithë botën.
RRUGA PËR NË HËNË: Në 40 vjet nga zbarkimi, të 170 tonelatat e objekteve lënë nga njeriu mbi dheun hënor tregojnë historinë e një udhëtimi për në Hënë shumë të ndryshme nga ajo e sotme. Prekja e dheut hënor ishte objektivi i sfidës midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, lindur në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe në të cilën BRSS kishte afirmuar më 4 tetor 1957 primatin e tij në sytë e botës duke lëshuar me sukses satelitin e parë artificial, Sputnik. Dëshmitë janë ende të shpërndara mbi dheun hënor, midis Detit të Reve dhe Detit të Qetësisë, ku kanë rënë sondat sovjetike të lëshuara në fund të viteve 1950. Në Detin e Kthjelltësisë është simboli i një tjetër primati sovjetik, sonda Hëna 2, objekti i parë ndërtuar nga njeriu që ka prekur për herë të parë dheun hënor. Por në Kraterin Kopernik e në Oqeanin e Stuhive gjenden simbolet amerikane, sondat Surveyor lëshuar midis 1966 e 1977. Liqeni i Shkëlqesës tregon ndërkaq një histori shumë më të afërt e shumë më të ndryshme, në të cilën udhëtimi për në Hënë shfaqen protagonistë të rinj, si Europa: pikërisht më 2006 është "zhytur" këtu sonda Smart 1, e Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA).
NJË
HESHTJE E GJATË: Njeriu i fundit që ka ecur mbi Hënë
ka qenë, në dhjetor 1972, Eugene Cernan, anëtar i
misionit të Apollo 17. Pastaj udhëtimi është
ndalur për një kohë shumë të gjatë. Një
heshtje që, sipas ekspertëve, mund të shpjegohet me
materialet e pamasa
PROTAGONISTË
TË RINJ: "Nga epoka e zbarkimit mbi Hënë gjërat
kanë ndryshuar shumë; nuk ka më kundërvënie
midis dy blloqeve, por një garë midis kombeve që duan
të afirmojnë rëndësinë e tyre në nivel
teknologjik, si Kina e India, e kombe, si Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, që kërkon të mbajë lidershipin e
fituar para 40 vjetësh," vënë re ekspertët e
sotëm të vëzhgimit të universit. Mbi këtë
bazë janë duke lindur aleanca të reja, të cilat
janë larg logjikave të para 20 viteve, me një optikë
krejt të ndryshme.
www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |