VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Femrat gjithnjë e më të bukura, jo të bukurat drejt zhdukjes
E Martë, 07.28.2009, 10:32am (GMT1)

Jerry Hall

 

Voal-online Femrat janë gjithnjë e më të bukura. Jo të bukurat janë në pakicë, pothuajse janë një "specie" në procesin e zhdukjes. Në fakt të bukurat bëjnë më shumë fëmijë. Dhe për hir të ligjeve të përkryerjes, bëjnë më shumë vajza, të bukura si nënat e tyre. Kështu bukuria femërore përjetësohet, brezni pas breznie, duke u përhapur.

 

Kështu shkruan Markus Jokela i Universitetit të Helsinkit, në një studim të publikuar në Daily Mail. Ndërkaq meshkuj mbeten të "shëmtuar" ashtu si të parët e tyre të shpellave, sepse e njëjta lojë e ligjit të përkryerjes së bukurisë nuk funksionon për meshkujt. Eksperët i kanë vëzhguar për shumë vjet 1244 femra dhe 997 meshkuj dhe e kanë matur suksesin e tyre riprodhues.

 

Ka dalë që femrat e konsideruara të bukura sipas parametrave estetikë të standadizuar bëjnë mesatarish 16% më shumë fëmijë. Nga këto, më joshëset, bëjnë mesatarisht 6% më shumë fëmijë se femrat e tjera të bukura. Ndërkohë më joshëset kanë një mundësi prej 36% më shumë se të tjerat të bëjnë më tepër vajza dhe shumë më pak djem.

 

Dhe femrat, shpjegon Jokela, priren ta ndjekin shembullin e nënave të tyre, duke lindur edhe ato femra edhe më të bukura. Krijohet kështu një efekt zinxhir, e përcjellë nga nënat tek bijat, duke zgjeruar gjithnjë e më shumë bukurinë dhe duke e fshirë përgjithnjë të kundërtën e saj tek femrat. Një shembull i përkryer është modelja dhe aktorja amerikane Jerry Hall  dhe bijat e saj Elizabeth dhe Georgia Jagger.

Elizabeth Jagger

 

Bukuria është një karakteristikë fizike e trashëgueshme, shpjegon Satoshi Kanazawa, një psikolog nga London School of Economics, intervistuar nga Daily Mail në një studim timin të mëparshëm kam dëshmuar se janë mesatarisht më shumë femra të bukura dhe shumë të bukura se meshkuj të bukur." Mashkulli mesatar, pra, mbetet shëmtaq, ndërsa femra mesatare është gjithnjë e më e bukur. Dhe: Lamtumirë shëmtaqe!

 

 Georgia Jagger

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.