E Premte, 03.29.2024, 03:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Rasmusen aleati i besueshëm i SHBA
E Hënë, 08.03.2009, 08:08am (GMT+1)

 

 

Politikani me përvojë që di të kombinojë vendosmërinë dhe sensin e kompromisit, danezi Anders Fogh Rasmussen është një nga aleatët më të besueshëm të Uashingtonit në forcat e NATO-s përsa i përket angazhimit të Danimarkës në Irak dhe Afganistan.

Që nga zgjedhja në postin e kryeministrit në 2001-in, Rasmussen u rendit përkrah George W. Bushit dhe u bë një nga miqtë tij të ngushtë. "Një nga shërbëtorët e tij (Bushit.)'' do ta ironizonte opozita e majtë daneze Rasmussenin, duke kritikuar politikën e tij të bazuar verbërisht mbi atë të ish-presidentit amerikan dhe mbrojtjen e tij për burgun amerikan të Guantanamos në emër të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Duke u shkëputur nga tradita paqësore e mbretërisë së vogël skandinave, ai e bëri Danimarkën të parin shtet pjesëmarrës të angazhuar në luftën në Afganistan. Aktualisht kontribuese e parë në forcat e NATO-s në raport me numrin e banorëve, Danimarka është gjithashtu vendi që ka regjistruar humbjet më të mëdha në radhët e ushtarëve.

Në mars të vitit 2003, Rasmussen angazhoi gjithashtu Danimarkën në luftën në Irak, me një mbështetje të plotë nga parlamenti.

Pas më shumë se shtatë vitesh në krye të një qeverie të qendrës së djathtë, ky 56-vjeçar i rreptë, por karizmatik është njohur si një organizator i mirë dhe një strateg i dalluar, sipas komentatorit politik Hans Engell.

Folës më i mirë i frëngjishtes sesa anglishtes, ai është i njohur më shumë për sensin e kompromisit sesa për vendosmërinë e tij. Rasmussen është i pari kryeministër në detyrë që është zgjedhur sekretar i përgjithshëm i Aleancës.

Ai për këtë fakt dha dorëheqjen nga funksioni i kryeministrit. "Unë jam para së gjithash një drejtues politik. Isha i tillë edhe në kohën kur isha kryeministër dhe do të jam gjithashtu edhe tani si sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Për këtë jam zgjedhur'', thotë Rasmussen.

Ky ultraliberal njihet për pragmatizmin në politikën e huaj. Suksesi i tij më i madh do të ishte zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Lindjes, në dhjetor 2002 në përfundim të presidencës daneze të BE-së.

Me profesion ekonomist, Rasmussen hyri në parlament në vitin 1978 duke u zgjedhur disa herë ministër në qeverinë e konservatorit Poul Schluter (1982-1993) dhe më pas kryetar i Partisë Liberale që prej vitit 1998.

Me forcën e kompromisit, ai mori pushtetin në nëntor 2001 dhe e mbajti atë në sajë të mbështetjes së Partisë së Popullit Danez (ekstremi i djathtë). I martuar dhe baba i tre fëmijëve, kohët e fundit është bërë gjysh dhe praktikon vrapimin, skinë dhe kanoen

 

Rasmusenit i duhet të fitojë besimin e kolegëve nga Turqia

Ai nuk mundi ta përmbante lumturinë, kur më në fund mori lajmin:

"Ndihem shumë i nderuar për emërimin si Sekretari i ri i Përgjithëm i NATO-s dhe do të bëj gjithçka për të justifikuar besimin e kolegëve të mi." Kështu u shpreh Rasmuseni në fillim të prillit, gjatë takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Strasburg dhe Kehl.

Në radhë të parë Rasmusenit i duhet të fitojë besimin e kolegëve nga Turqia. Kryeministri turk Erdogan iu kundërvu gjatë dhe me vendosmëri kandidaturës së Rasmusenit - dhe ndërroi qëndrim vetëm në minutën e fundit, duke i dhënë danezit bekimin e tij.

Në krye të listës së detyrave të Rasmusenit: angazhimi i NATO-s në Afganistan.

Rasmuseni konsiderohet si shamia e kuqe ndaj demave në botën islamike. Shkak për këtë janë karikaturat e Muhametit, të botuara para disa vjetësh në gazetat daneze. Asokohe Rasmuseni ishte kryeministër i Danimarkës.

Por në fund ai ia doli mbanë - sidomos me mbështetjen e Obamas, Merkelit dhe Sarkozisë.

Por problemet e vërteta vijnë pas marrjes së postit: sepse detyrat që e presin Rasmusenin nuk janë të lehta.

Në krye të listës: angazhimi i NATO-s në Afganistan.

"Ne nuk mund të pranojmë që Afganistani të bëhet sërish një strehë për terrorizmin ndërkombëtar", një fjali kjo që është më e lehtë të thuhet se të kryhet.

Cilat vende duhet të bëhen anëtare të rinj të NATO-s?

Që prej vitit të kaluar gjendja e sigurisë në Afganistan është përkeqësuar ndieshëm - edhe në zonën veriore të vendit që dikur ishte e qetë, dhe ku është stacionuar ushtria gjermane gjendja po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. NATO-ja s'mund t'ia lejojë vetes të dështojë në Afganistan, presioni është i jashtëzakonshëm - edhe Rasmuseni e di këtë.

Veç Afganistanit përpara NATO-s shtrohen edhe shumë pyetje të tjera: Çfarë synon NATO-ja? A do të jetë apo jo police e botës? Cilat vende duhet të bëhen anëtare të tjera të saj?

Për këtë pyetje sekretari i deritanishëm i NATO-s, Jap de Hop Skefer (Jaap de Hoop Scheffer) nuk ka gjetur përgjigje. Megjithatë, në momentin kur de Hop Skeferi u bë shef i NATO-s, aleanca qe e përçarë thellë sa u përket qëndrimeve, për shkak të luftës në Irak të amerikanëve. Kurse angazhimi i NATO-s në Afganistan ishte në fillimet e tij.

Jaap de Hop Skeferi nuk arriti të vinte thekse të vetat

De Hop Skeferi i dorëzon pasardhësit të tij një NATO në përgjithësi të bashkuar, por Jap de Hop Skeferi nuk arriti të vinte thekse të vetat. Nëse Rasmuseni, djali i një fshatari danez nga Jytlanda do t'ia dalë mbanë të vërë thekset e veta, me stilin e tij të thjeshtë, të ftohtë dhe të tërhequr, kjo pritet të shihet.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Historia e çuditshme e Nikita Hrushovit në Hollivud (08.02.2009)
Profesor Doktor Nestor Thereska flori i dalë nga floririNga Agron SEJAMINI (07.31.2009)
Femrat gjithnjë e më të bukura, jo të bukurat drejt zhdukjes (07.28.2009)
Rruga e shkrimtares Rozi Theohari drejt suksesit letrar në SHBA (07.26.2009)
Rreth librit të Prof.Dr.Ksenofon Kristafi: "Në kërkim të arit" (07.20.2009)
Hena 1969, 40 Vjet me pare zbarkimi (07.10.2009)
Vera Bekteshi: Blloku i dhunës dhe njerëzit e mirë të Vodëzës (06.30.2009)
Majkëll Xhekson iku kur ndihej ende i ri (06.27.2009)
Mbreti i Popit Majkëll Xhekson (06.26.2009)
Kameron Diaz ka yllin e saj në Shetitoren e Famës të Hollivudit (06.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]