E Mërkurë, 06.19.2013, 03:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
GREKËT NXJERRIN KURSIMET JASHTË VENDIT, NDËRSA TË HUAJT INVESTOJNË NË GREQI
Nga HENRY REDIGEWELL

E Martë, 07.10.2012, 09:48am (GMT+1)


Për shkak të shtimit të shqetësimeve se Greqia mund të detyrohet të largohet nga eurozona, shumë grekë me të ardhura të larta po kërkojnë vende më të sigurta për kursimet e tyre. Ndërkohë, investitorë të huaj po blejnë banesa në Greqi, duke përfituar nga ulja e çmimeve.
 
Lagjja Chelsea në Londër – një zonë e famshme e kryeqytetit britanik, ku jetojnë shumë prej njerëzve të pasur të Evropës. Banorët e mbërritur së fundmi janë grekë me të ardhura të larta në kërkim të një vendi të sigurt për paratë e tyre.
Ed Meade është drejtor i “Douglas and Gordon”, një agjenci pronash të patundshme:

"Ka qenë padyshim një prirje ardhja e shumë blerësve grekë. Vijnë edhe nga shumë vende të tjera të Evropës, por kryesisht nga Greqia."

Zoti Meade thotë se ky është lloji i banesave që shumë grekë po kërkojnë - në gjendje:

"Ata janë shumë të gatshëm të tërheqin paratë e tyre nga Greqia dhe t’i investojnë në një vend të sigurt. Ata përmendin obligacionet gjermane, arin dhe pronat."

Shumë grekë janë duke nxjerrë paratë e tyre jashtë vendit ndërkohë që shtohen shqetësimet për një dalje të mundshme të Greqisë nga eurozona. Sipas disa statistikave më shumë se 90 miliardë dollarë janë tërhequr nga sistemi bankar grek, që kur kriza ekonomike goditi vendin 3 vjet më parë.

Por në një kohë kur grekët nxjerrin paratë e tyre jashtë, rusët po investojnë brenda Greqisë.

Gadishulli Kasandra duket të ketë praktikisht të gjitha elementët e famshëm të turizmit grek: diell, rërë dhe një det të bukur.
Gjatë krizës financiare çmimet e pronave ranë deri në 30 për qind  - duke tërhequr investitorë që kërkojnë çmime të ulëta.
Janis Revithis është president i Federatës Greke të Agjencive të Pasurive të Patundshme.

"Mund të themi se ka një rritje të kërkesës prej të paktën 200 për qind nga blerës rusë. Kjo gjithashtu pasqyrohet në kërkesën për banesa turistike nga ana e rusëve, që është rritur me të paktën 100 për qind."

Zoti Revithis thotë se tradicionalisht, blerësit e huaj kanë ardhur nga Evropa Perëndimore. Por ndërkohë që kriza e euros përhapet, rubla ruse po fuqizohet.
Greqia dhe Rusia kanë një histori të gjatë bashkëpunimi. Disa grekë shpresojnë se blerësit rusë mund të ofrojnë një mundësi shpëtimi për komunitetet që luftojnë për të mbijetuar.

Konstantinos Petridis është Menaxher i agjencisë Mouzenidis.

"Është vështirë të thuhet se si do të vazhdojë biznesi, por është i dukshëm një interes i përgjithshëm nga ana e rusëve për të investuar në Greqi. Ata e shohin këtë si një vend mik, e shohin fenë si të ngjashme, dhe vlerësojnë dashamirësinë dhe mikpritjen e grekëve."

Kriza e borxhit të vendit po detyron disa grekë t’i depozitojnë kursimet jashtë Greqisë. Për ata që mund të investojnë, po krijohen mundësi të reja. (rel)
WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITARI I ANA FRANKUT SI APLIKACION NË CELULAR (07.04.2012)
QIPROJA E NDARË MERR PRESIDENCËN E RADHË TË BEsë (07.01.2012)
RRUGA E GJATË QË TË BËHESH SHKRIMTAR (07.01.2012)
MOHUESIT E DARVINIZMIT FITOJNË TERREN NË UNIVERSITETET TURKE (06.25.2012)
MORSI PREMTON TË JETË LIDER I TË GJITHË EGJIPTIANËVE (06.25.2012)
GOOGLE: SI TË RUHEN GJUHËT NË ZHDUKJE?Nga RICHARD SOLASH (06.24.2012)
MODELI I "BILD" NË EVROPËN LINDORE (06.23.2012)
GJERMANI: NGA MINIERË QYMYRI NË MINIERË ARINga RIKARD JOZWIAK (06.23.2012)
PËRSE RUSIA E MBËSHTET ASADIN?Nga RON SYNOVITZ (06.19.2012)
BOTA NË VITIN 2030: KINA MBI TË GJITHË? (06.18.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2013  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            
 

 
VOAL
[Shko lart]