E Martë, 05.21.2013, 02:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
TË SODISËSH NGA AFËR GUSTAV KLIMTIN

E Enjte, 07.12.2012, 05:31pm (GMT+1)



Pikturat e artistit gjerman Gustav Klimt janë ndër më të shtrenjtat në botë. Thuajse sa ato të Pikasos. Gjatë përvjetorit të 150-të lindjes, admiruesit panë nga afër veprën e tij të famshme Friza Beethoven.

Secesioni Vjenez, emri i lëvizjes separatiste të artit të Gustav Klimtit dhe ndërtesa ku ai krijoi Frizën Beethoven në vitin 1902, është një linjë kryesore e përvjetorit të lindjes. Një platformë është ngritur me qëllim që vizitorët të shohin sa më mirë – që nga arrestimet e artistit e deri tek personazhet e tij më së shumti nudo.

Artisti austriak Gerwald Rockenschaub është autorizuar posaçërisht për të krijuar një “ndërhyrje skulpturore” në dhomën ku Friza është në ekspozim të përhershëm. Rezultati, i quajtur “Platforma” ka një strukturë labirinthi në ngjyrë të verdhë.



"Sonja Knips" nga Gustav Klimt

“Për Shoqatën e Artistëve në Secesionin Vjenez është shumë e rëndësishme për ta parë vitin e Klimtit nga një perspektivë bashkëkohore”, thotë Sylvie Liska, presidente e Fondacionit Miqtë e Secesionit.

“Kjo kuti e verdhë fillimisht tërheq vështrimin mbi Klimtin dhe më pas na lejon që të shohim nga afër veprën, vetëm pasi kemi hyrë në një copëz arti bashkëkohor”.

Lindja e modernes

Friza Beethoven ishte fillimisht pjesë e një ekspozite në 1902, për nder të kompozitorit të madh, i cili kaloi një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij në Vjenë. Klimti e pikturoi atë për të paguar haraçin e një tjetër pune në atë ekspozitë, skulpturën e Beethoven-it të Max Klingerit. Klingeri punoi 20 vjet për atë punë, e cila tashmë ekspozohet në Muzeun e Arteve Pamore në Lajpcig.

“Prandaj në këtë kontekst duhet të shihet Friza Beethoven”, shton Sylvie. “Nuk është një tabllo ikonë e Klimtit, është një vend specifik për një skulpturë qendrore”.

Kur Klimti po punonte për Frizën, Vjena ishte një qytet i trazuar artistikisht. Mahleri po përballej me polemika në Operan Shtetërore, Alfred Loosi po avanconte shumë me dekorimet në arkitekturë, dhe Gustav Klimti po shpërfillte kritikët dhe krijonte piktura të një bukurie armiqësore.

"Bota hebreje, që është ndërtuar në Vjenë para Luftës së Parë Botërore ishte diçka spektakolare”, tha Edward Serotta nga Centropa, një organizatë, e cila dokumenton jetën e hebrejve të Europës Qendrore, pas periudhës së Holokaustit. “Kjo ishte bota, e cila na dha emrat e Frojdit dhe Schnitzler, na dha Mahler-in dhe shumë të tjerë. Njerëzit, historianë dhe të tjerë, kanë thënë se lindja e modernizmit erdhi nga Vjena nga fundi i shekullit të kaluar".



"Puthja" nga Gustav Klimt

Rikthimi fals

Periudha e artë zgjati shumë pak. Kimti vdiq në 18 vitet e para të shekullit – dy dekada para Holokaustit, shkatërrimit të shoqërisë së tij, dhe plaçkitjes së artit të tij nga nazistët.

Friza Beethoven u konfiskua nga pronarët e tij hebrenj, familja Lederer, në vitin 1938. Ata udhëtuan në Gjenevë dhe në përfundim të luftës Austria iu kthye punës ndaj artit të dëmtuar aq keq. Por siç zbulon Sylvie Liske, Friza ishte e përqëndruar fort në duart e shtetit austriak.

"Rikthimi ishte një rikthim fals, sepse natyrisht që të gjithë hebrenjtë ishin të detyruar të largoheshin nga vendi. Ata nuk ishin vërtet të ftuar që të ktheheshin dhe të vendoseshin në Austri, atyre nuk iu kthye nënshtetësia, por pasuritë e tyre u trashëguan nga shteti”, thotë ajo. “Kjo është një ironi e madhe”.

Ishte viti 1973, para se Austria më në fund të bënte investimin dhe një restaurim i gjatë nisi nga puna. Në 1986-ën, Friza u kthye në origjinë: në Secesion. E denoncuar si pornografi nga shumë kritikë në vitin 1902, ajo tashmë është një atraktivitet qendror kulturor në qytet, ku gjen shumë veprat të rëndësishme artistike. Duke folur për DW-në në Dhomën e Presidentit në Secesion, dhomë dikur e banuar nga Klimti, Sylvie Liska reflekton rreth historisë traumatike të Frizës.

"Ju mund t´a shikoni atë në mënyrë metaforike si historinë e Austrisë – gjithashtu njerëzit që koleksionuan dhe sponsorizuan Klimtin – kush ishin ata? Ata ishin hebrenjtë e kamur, ata nuk ishin nga Habsburgu dhe nuk ishin aristokratë”, shpjegon Liska. “Ata ishin të ardhurit e rinj në Vjenë dhe me koleksionimin dhe mbështetjen ndaj artit ata po mbështesnin gjithashtu identitetin e tyre, një identitet nga i cili nuk hoqën dorë kurrë”.



Piktori Gustav Klimt, 1914

Një këndvështrim ndryshe

Tashmë ka katër ekspozita të mëdha të Klimtit, që po shfaqen në të njëjtën kohë në Vjenë këtë pranverë, për të ardhur më vonë gjatë vitit, por platforma e Secesionit do t´ju vendosë më afër artit të tij se gjithçka tjetër”.

"Vetëm 40 vetë mund ta qendrojnë në të njëjtën kohë në platformë”, shpjegon Tamara Schwarzmayr nga Secesioni. Ajo shton se të ftuarit mahniten kur ngjisin skenën e  Gerwald Rockenschaubit. "Ata mund t´a shikojnë atë nga një këndvështrim ndryshe dhe janë shumë afër”.

Në sfond luhet Sinfonia e Nëntë e Beethoven- it, ndërsa vizitorët vërejnë imazhet lundruese të femrave, të cilat simbolizojnë një dëshirë të zjarrtë për lumturi, imazhet e forcave armiqësore dhe shpëtimit, të cilat Klimti besonte se vinin vetëm nëpërmjet artit.

"Parajsa është një nga motivet më të rëndësishme që ne kemi në Frizën Beethoven. Jeni shumë afër parajsës këtu”, thotë Schwarzmayri.(dw)
WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KARKALECË NË TUNEL AERODINAMIK (07.12.2012)
MESAZHET AMERIKANE PËR SERBINË (07.10.2012)
GREKËT NXJERRIN KURSIMET JASHTË VENDIT, NDËRSA TË HUAJT INVESTOJNË NË GREQINga HENRY REDIGEWELL (07.10.2012)
DITARI I ANA FRANKUT SI APLIKACION NË CELULAR (07.04.2012)
QIPROJA E NDARË MERR PRESIDENCËN E RADHË TË BEsë (07.01.2012)
RRUGA E GJATË QË TË BËHESH SHKRIMTAR (07.01.2012)
MOHUESIT E DARVINIZMIT FITOJNË TERREN NË UNIVERSITETET TURKE (06.25.2012)
MORSI PREMTON TË JETË LIDER I TË GJITHË EGJIPTIANËVE (06.25.2012)
GOOGLE: SI TË RUHEN GJUHËT NË ZHDUKJE?Nga RICHARD SOLASH (06.24.2012)
MODELI I "BILD" NË EVROPËN LINDORE (06.23.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2013  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]