VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Letra e Hapur drejtuar presidentit i shikon marrëdhëniet SHBA-Evropë Lindore të lëkundura nga Rusia

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Letra e Hapur drejtuar presidentit i shikon marrëdhëniet SHBA-Evropë Lindore të lëkundura nga Rusia
E Hënë, 08.10.2009, 09:14am (GMT+1)

 

Kemi shkruar këtë letër, sepse si intelektualë dhe ish-politikbërës të Europës Qendrore dhe Lindore, shqetësohemi shumë për të ardhmen e marrëdhënieve transoqeanike, si edhe për marrëdhëniet e ardhshme midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të rajonit tonë. Shkruajmë në kapacitetin tonë personal si individë që janë miq dhe aleatë të Shteteve të Bashkuara, po edhe si Europianë të bindur.

 

Kombet tona janë thellësisht në borxh me Shtetet e Bashkuara. Shumë prej nesh dinë në radhë të parë, se sa e rëndësishme ishte mbështetja juaj për lirinë dhe pavarësinë tonë, gjatë viteve të errta të Luftës së Ftohtë. Angazhimi dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ishte esenciale për suksesin e tranzicionit tonë demokratik, mbasi ra Perdja e Hekurt, njëzetë vjet më parë. Pa vizionin dhe lidershipin e Uashingtonit, me shumë dyshim do të ishim në NATO dhe në BE sot.

 

Kemi punuar për të shkëmbyer dhe për ta bërë këtë marrëdhënie një rrugë dypalëshe. Ne jemi zëri Atlantik brenda NATO-s dhe BE-së. Kombet tona janë impenjuar përkrah Kombeve të Bashkuara në Ballkan, Irak, dhe sot në Afganistan. Ndërsa, kontributi ynë mund të duket ndonjëherë modest krahasuar me tuajin, është domethënës kur matet me përqindjen e popullsisë tonë dhe GDP-në. Duke përfituar nga mbështetja juaj për demokraci liberale dhe vlera liberale në të kaluarën, kemi qenë pa diskutim mbështetësit tuaj më të fortë, kur bëhet fjalë për promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në mbarë botën.

 

Njëzetë vjet më vonë mbas mbarimit të Luftës së Ftohtë, gjithsesi, shohim se vendet e Europës Qendrore dhe Lindore nuk janë më në zemrën e politikës së jashtme të Amerikës. Duke qenë se, Administrata e re e Obamës vendos prioritetet e politikës së saj të jashtme, rajoni ynë është një pjesë e botës për të cilën amerikanët kanë ndaluar së shqetësuari. Ne kemi përshtypjen se, politika e Shteteve të Bashkuara ka qenë aq e suksesshme sa që shumë zyrtarë amerikanë mendojnë sot se rajoni jonë është rregulluar njëherë e mirë dhe se ata mund të "kontrollojnë kutinë" dhe të merren me çështje të tjera më strategjike. Marrëdhëniet kanë qenë kaq të ngushta sa që shumë prej dy palëve pretendojnë se orientimi transatlantik i rajonit, po ashtu edhe stabiliteti dhe zhvillimi, mund të zgjasin përgjithmonë.

 

Kjo pikëpamje është shumë e nxituar. Nuk është gjithçka në rregull as në rajonin tonë dhe as në marrëdhëniet transatlantike. Europa Qendrore dhe Lindore është në një udhëkryq politik dhe sot ekziston një sens i rritjes së nervozitetit në rajon. Kriza ekonomike globale po prek rajonin tonë dhe kudo. Rrezikon që shoqëritë tona do të shikojnë vetëm punët e brendshme dhe do të jenë më pak të impenjuara me botën e jashtme. Në të njëjtën kohë, re stuhie po fillojnë të duken në horizontin e politikës së jashtme. Ashtu si ju, ne presim rezultatet e Komisionit Europian të investigimit në origjinën e luftës ruso-gjeorgjiane, por impakti politik i asaj lufte në rajon, ka falimentuar tashmë. Shumë vende ishin thellësisht të shqetësuara, ndërsa shihnin Aleancën Atlantike që bënte sehir kur Rusia dhunonte principet kryesore të Aktit Financiar të Helsinkit, Statutin e Parisit dhe integritetin territorial të një vendi që ishte anëtar i Partnershipit për Paqe të NATO-s dhe Këshillit të Partnershipit Euroatlantik-gjithçka në emër të mbrojtjes së një sfere ndikimi në kufinjtë e saj.

 

Përveç përpjekjeve dhe kontributit domethënës të anëtarëve të rinj, NATO sot duket më e dobët se kur u futëm ne. Në shumë nga vendet tona, kjo perceptohet si shumë pak e rëndësishme dhe ne e ndjejmë këtë. Edhe pse ne jemi anëtarë të plotë, njerëzit pyesin nëse NATO do të dojë dhe do të mund të jetë në mbrojtjen tonë në kriza të ardhme. Varësia e Europës në energjinë ruse gjithashtu krijon çështje rreth kohezionit të Aleancës. Shënimet e Presidentit Obama në Samitin e fundit të NATO-s në nevojën për të siguruar plane për mbrojtje të besueshme për të gjithë anëtarët e Aleancës ishte mirëseardhja, por jo e mjaftueshme për të lehtësuar frikat rreth gatishmërisë së mbrojtjes së Aleancës. Aftësia jonë për të vazhduar mbështetjen publike në vend për kontributet tona për misionin e Aleancës jashtë gjithashtu varet në aftësinë tonë për të treguar se çështjet e sigurisë tonë i janë drejtuar NATO-s dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu duhet të njohim se, popullariteti dhe influenca e Amerikës ka rënë gjithashtu edhe në shumë nga vendet tona. Sondazhet e opinionit publik, përfshirë edhe sondazhet e vetë German Marshall Fund, tregojnë se rajoni ynë nuk ka qenë imun ndaj valës së kriticizmit anti-amerikan që ka prekur Europën vitet e fundit dhe që ka çuar drejt një kolapsi të simpatisë dhe mbështetjes për Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të administratës Bush. Disa liderë të rajonit kanë paguar një çmim politik për mbështetjen e luftës jopopullore në Irak. Në të ardhmen, ata mund të jenë më të kujdesshëm në marrjen përsipër të rreziqeve politike për të mbështetur Shtetet e Bashkuara. Ne besojmë se, fillimi i një Administrate të re ka krijuar një hapje të re për të rezervuar këtë tendencë, por do të duhet kohë dhe punë nga të dyja palët për të rifituar atë që kemi humbur.

 

Në shumë mënyra, BE është bërë faktori dhe institucioni kryesor në jetët tona. Shumë njerëzve iu duket shumë më e rëndësishme sot se lidhja me Shtetet e Bashkuara. Në një farë mase bëhet fjalë për një logjikë integrimi i Europës Qendrore dhe Lindore në BE. Liderët dhe zyrtarët tanë shpenzojnë më shumë kohë në takimet e BE sesa në konsultime me Uashingtonin, ku shpesh luftojnë për të tërhequr vëmendjen apo të bëjnë të mundur që zëri ynë të dëgjohet. Integrimi më i thellë i rajonit në BE është sigurisht i mirëpritur dhe nuk ka nevojë të mbështetet domosdoshmërisht në një marrëdhënie të dobët transoqeanike. Shpresa ishte se integrimi i Europës Qendrore dhe Lindore në BE, aktualisht do të forconte bashkëpunimin strategjik midis Europës dhe Amerikës.

 

Gjithsesi, ekziston rreziku që në vend të qenurit pro zërit Atlantik në BE, mbështetja për një partnership global me Uashingtonin në rajon mund të dobësohet me kalimin e kohës. Rajoni nuk e ka zakon mbështetjen e një roli global. Disa gjëra në axhendën transatlantike, si psh ndryshimi i klimës, nuk rezonojnë në popujt e Europës Qendrore dhe Lindore, në të njëjtën hapësirë siç ndodh në Europën Perëndimore.

 

Ndryshimi i lidershipit po ndryshon gjithashtu në Europën Qendrore dhe Lindore. Pas këtyre, ka gjithmonë e më pak liderë që dalin nga revolucioni i vitit 1989, të cilët përjetuan rolin kryesor të Uashingtonit për sigurimin e tranzicionit tonë demokratik dhe ankorimin e vendeve tona në NATO dhe në BE. Një brez i ri liderësh po del, që nuk kanë këto kujtime dhe ndjekin një politikë më "realiste". Në të njëjtën kohë, ish-elita Komuniste, insistimi i së cilës në pushtetin politik dhe ekonomik kontribuoi në krizat e shumë vendeve CEE, gradualisht u zhduk nga skena politike. Trazirat e fundit politike dhe ekonomike dhe rënia nga kriza ekonomike botërore, siguroi mundësi të tjera për forcat e nacionalizmit, ekstremizmit, populizmit dhe anti-Semitizmit në mbarë kontinentitn, por edhe në shumë vende të tjera.

 

Kjo do të thotë që Shtetet e Bashkuara ka gjasa të humbasin shumë interlokutorë tradicionalë në rajon. Elitat e reja që i zëvendësojnë ato, mund të mos ndajnë idealizmin - apo të kenë të njëjtën marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara si brezi që solli tranzicionin demokratik. Ata mund të jenë më kalkulatorë në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, sikurse shumë mendjengushtë që e shihin botën në këtë mënyrë. Në Uashington një tranzicion i tillë po zë vend dhe shumë lider dhe personalitete, me të cilët kemi punuar dhe në të cilët jemi mbështetur, po e braktisin politikën.

Pastaj është çështja e të rënit dakord me Rusinë. Shpresat tona që marrëdhëniet me Rusinë mund të përmirësohen dhe që Moska më në fund të pranojë plotësisht pavarësinë tonë mbasi futja jonë në NATO dhe në BE nuk është përmbushur.

 

Në vend të kësaj, Rusia u kthye si një fuqi revizioniste, duke ndjekur axhendën e shekullit të 19-të me taktikat dhe metodat e shekullit të 21-të. Në nivel botëror, Rusia është bërë, në shumë çështje, një fuqi status-quo. Por në nivel rajonal, vepron gjithmonë e më shumë si revizioniste. Ajo sfidon pretendimet tona për vetë eksperiencat tona historike. Ajo mbron një pozicion të privilegjuar në përcaktimin e zgjedhjeve tona të sigurisë. Ajo përdor hapur dhe në mënyrë të fshehtë mjete ekonomike të luftimit, që shkojnë nga bllokimi energjek dhe investimet politikisht të motivuara deri në mitosjen dhe manipulimin mediatik me qëllimin për të përparuar interesat e saj dhe për të sfiduar orientimin transatlantik të Europës Qendrore dhe Lindore.

 

Ne mirëpresim "vendosjen në vend" të marrëdhënieve amerikano-ruse. Duke qenë se vendet në kufi me Rusinë, qartësisht nuk kanë ndonjë interes të madh në zhvillimin e demokracisë në Rusi dhe as për marrëdhëniet më të mira midis Moskës dhe Perëndimit, sa kemi ne.

Por ka gjithashtu shumë nervozitet në kryeqytetet tona. Duam të sigurohemi që vendosja e një akordi shumë të ngushtë për interesat e Perëndimit, të mos sjellë për Rusinë koncesionet e gabuara.

 

Sot, çështja është për shembull, që Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë më të mëdha europiane mund të përqafojnë planin Medvedev për një "Akord Fuqish" për të zëvendësuar strukturën e sigurisë ekzistuese të kontinentit. Rreziku është se kërcënimi rus dhe influenca e pavlerë në rajon mund të çojë me kalimin e kohës në një neutralizim de fakto të rajonit. Ka pikëpamje të ndryshme brenda rajonit kur vjen puna tek politikat e reja të Moskës. Por është një pikëpamje e përbashkët, që nevojitet angazhimi i plotë i Shteteve të Bashkuara.

 

Shumë në rajon po shikojnë me shpresë drejt Administratës së re të Obamës, në mënyrë që të rivendoset marrëdhënia Atlantike si një kufi moral, si për politikat e brendshme ashtu edhe për ato të jashtme.

 

Është thelbësore për vendet tona, një lidhje shumë e fortë për vlerat e përbashkëta liberal demokrate. Dimë nga vetë eksperienca jonë historike, ndryshimin midis rastit kur Shtetet e Bashkuara kanë luftuar për vlerat e veta liberale demokratike dhe rastit kur nuk e ka bërë. Rajoni ynë ka vuajtur kur Shtetet e Bashkuara iu dorëzuan "realizmit" në Yalta dhe përfitoi kur Shtetet e Bashkuara përdorën fuqinë e vet për të luftuar për principet. Ishte kritike gjatë Luftës së Ftohtë dhe në hapjen e dyerve të NATOs. Pati një pikëpamje realiste mbizotëruese në vitet 1990 dhe për ndryshe nuk do të ishim sot në NATO dhe nuk do të kishim idenë e një Europe të bashkuar, të lirë dhe paqja do të ishte një ëndërr e largët.

 

Ne kuptojmë pikëpyetjet e rënda për Administratën tuaj dhe për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Nuk është qëllimi ynë t`i shtojmë probleme të tjera kësaj liste. Më tepër, duam të ndihmojmë, duke qenë aleatë të fortë Atlantik në një marrëdhënie të fortë amerikano-europiane, që është një forcë e fuqishme për të mirën e mbarë botës. Por nuk kemi sigurinë se ku do të jetë rajoni ynë në pesë apo dhjetë vitet e ardhshme, duke patur parasysh pasiguritë që hasim në politikën e jashtme dhe të brendshme. Kemi nevojë të bëjmë hapat e drejta sot, për të siguruar që marrëdhëniet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës Qendrore dhe Lindore, do të zgjasin.

 

Ne besojmë se kjo është koha kur të dyja, si Shtetet e Bashkuara si Europa kanë nevojë të riinvestojnë në marrëdhëniet transatlantike. Gjithashtu besojmë se, kjo është një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Europa Qendrore dhe Lindore duhet të ribashkohen rreth një axhende me një pikëpamje të re. Ndërsa pranojmë se çfarë ka ndodhur për 20 vjet deri në rënien e Perdes së Hekurt, është koha për vendosjen e një axhende të re për bashkëpunim më të ngushtë për njëzet vjetët e ardhshme në mbarë Atlantikun.

 

Për këtë arsye, propozojmë hapat si në vijim:

 

Si fillim, jemi të bindur që Amerika ka nevojë për Europën dhe se Europa ka nevojë për Shtetet e Bashkuara, sot aq shumë sa në të kaluarën. SHBA duhet të riafirmojë prirjen e saj si një fuqi europiane dhe të bëjë të qartë planin e saj për të qëndruar plotësisht e impenjuar në kontinent, edhe ndërsa has sfidat presuese në Afganistan dhe Pakistan, Lindjen e Mesme dhe Azi. Për pjesën tonë, ne duhet të punojmë në shtëpi, në vendet tona dhe në Europë, për të bindur më gjerësisht liderët dhe shoqëritë tona të adoptojnë një perspektivë më globale dhe të jenë të përgatitura të mbajnë mbi supe më shumë përgjegjësi në partnershipin me Shtetet e Bashkuara.

 

Së dyti, ne kemi nevojë për një rilindje të NATOs, si lidhja e sigurisë më e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës. Është e vetmja fuqi sigurie e besueshme që kemi. NATO duhet të rikonfirmojë funksionet themelore të saj, të mbrojtjes kolektive edhe ndërsa adaptohemi me kërcënimet e reja të shekullit të 21-të. Një faktor kryesor në aftësinë tonë për të marrë pjesë në misionin e jashtëm të NATO-s, është besimi se ne jemi të sigurt në shtëpi.

Gjithsesi duhet të riparojmë plagët e vetë shkaktuara në të kaluarën. Ishte gabim të mos fillohej me Nenin 5, planifikimi i mbrojtjes për anëtarët e rinj, mbasi NATO u zgjerua. NATO ka nevojë të bëjë angazhimet e Aleancës së besueshme dhe të sigurojë besim strategjik të gjithë anëtarëve. Kjo duhet të përfshijë planifikimin kontigjenor, vendndodhjen e forcave, pajisjet dhe furnizim për riforcim në rajonin tonë, në rastin e një krize, siç është parashikuar në Aktin Themelor NATO-Rus.

Ne gjithashtu duhet të mendojmë punën e Këshillit NATO-Rusi dhe të kthehemi në praktikë ku anëtarët e vendeve të NATO-s të hyjnë në dialog me Moskën me një pozicion të koordinuar. Kur vjen puna tek Rusia, eksperienca jonë ka qenë një politikë më e vendosur dhe me principeve drejt Moskës dhe jo vetëm do të forcojë sigurinë e Perëndimit, por më në fund do të shtyjë Moskën të ndjekë një politikë më bashkëpunuese.

Për më tepër, sa më të sigurt të ndihemi brenda NATO-s, aq më e lehtë do të jetë për vendet tona që të marrin përsipër çështjet e Moskës, çështje me interes të përbashkët. Kjo është pista e takimit të të dyja palëve, për të cilën kemi nevojë dhe e cila duhet të reflektohet në konceptin e ri strategjik të NATO-s.

 

Së treti, problemi më i koklavitur mund të jetë instalimi i raketës mbrojtëse të planifikuar nga Amerika. Edhe këtu, ka pikëpamje të ndryshme në rajon, duke përfshirë mbi të gjitha publikët tanë, të cilët janë të ndarë. Pa marrë parasysh meritat ushtarake të kësaj skeme dhe se çfarë vendos eventualisht të bëjë Uashingtoni, çështja është bërë, më shumë se kurrë- të paktën në disa vende - simbol i besueshmërisë së Amerikës dhe angazhim për rajonin. Mënyra se si do të menaxhohet mund të ketë një impakt domethënës në të ardhmen e orientimit të tyre transatlantik. Numri i vogël i raketave të përfshira nuk mund të jetë kërcënim për aftësitë strategjike të Rusisë dhe Kremlini e di këtë. Ne duhet të vendosim të ardhmen e programit si aleate dhe të bazuar në pluset strategjike dhe në minuset e konfigurimit të ndryshëm politik dhe strategjik. Aleanca nuk duhet të lejojë që çështja të përcaktohet nga opozita e pabazuar ruse. Duke braktisur tërësisht programin ose duke përfshirë shumë Rusinë në të, pa u konsultuar Poloninë apo Republikën Çeke, mund të kërcënojë besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara anembanë rajonit.

 

Së katërti, ne dimë që NATO e vetme nuk mjafton. Ne gjithashtu duam dhe kemi nevojë për më shumë Europë dhe për një strategji më të mirë të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe BE-së. Gjithnjë e më shumë politikat tona të jashtme menaxhohen përmes Bashkimit Europian dhe ne e mbështesim atë.

Gjithashtu duam një politikë të mbrojtjes dhe të jashtme Europiane të përbashkët, që është e hapur të mbyllë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. Ne jemi mbështetësit e një linje të tillë në BE, por kemi nevojë që Shtetet e Bashkuara të rimendojnë pozicionin e tyre drejt BE-së dhe të angazhohen më seriozisht si një partner strategjik. Kemi nevojë të sjellim NATO-n dhe BE-në më pranë dhe t`i bëjmë ato të punojnë së bashku. Kemi nevojë që strategjitë e përbashkëta të NATO-s dhe BE-së, jo vetëm drejt Rusisë, por në rang sfidash të reja strategjike.

 

E pesta, është siguria energjeke. Kërcënimi për furnizuesit e energjisë mund të shfaqë një ndikim të menjëhershëm në sovranitetin tonë politik, gjithashtu si aleatë që kontribuojnë në vendimet e përbashkëta të NATO-s. Ja arsyeja pse kjo duhet të bëhet një prioritet transatlantik.

Edhe pse pjesa më e madhe e përgjegjësive për sigurinë energjike bie brenda sferës së BE-së, Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë një rol për të luajtur. Mbështetja munguese e Amerikës, naftësjellësi Baku-Tbilisi-Ceyhan nuk duhet të ishte ndërtuar kurrë. Siguria energjike mund të bëhet një pjesë përbërëse e bashkëpunimit strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës. Vendet e Europës Qendore dhe Lindore, duhet të ndikojnë (dhe me më shumë unitet) brenda Europës për diversifikimin e energjisë, furnizuesve dhe rrugëve tranzite, sikurse edhe për shqyrtimin ligjor të abuzimit të Rusisë ndaj monopolit të saj dhe fuqisë aleate të saj brenda BE-së. Por mbështetja politike amerikane, do të luajë një rol të rëndësishëm. Në mënyrë të ngjashme, Shtetet e Bashkuara mund të luajnë një rol të rëndësishëm në fortësimin e mbështetjes për naftësjellësin Nabuço, veçanërisht në përdorimin e marrëdhënieve të sigurisë me vendin tranzit më të madh, Turqinë, gjithashtu edhe me ndërlidhësin Verioro-Jugor të Europës Qendore dhe terminaleve LNG në rajonin tonë.

 

Gjashtë, nuk duhet të neglizhojmë faktorin njerëzor. Brezi i ardhshëm kanë nevojë gjithashtu të njohin njëri-tjetrin. Ne duhet të gëzojmë dhe të mbrojmë morinë edukative, profesionale, shoqërore dhe rrjete të reja që përforcojnë shoqërinë dhe aleancën tonë. Regjimi i vizave të Shteteve të Bashkuara, vazhdon të mbetet një pengesë në lidhje me këtë çështje. Është absurde që Polonia dhe Rumania, ndoshta dy fuqitë më të mëdha pro-amerikane në rajonin CEE, të cilat po japin kontribut thelbësor në Irak dhe Afganistan, nuk janë sjellë akoma në programin heqjes së vizave. Është e pakutueshme sesi një kritik si aktivisti anti-globalist francezi Jose Bove, nuk kërkon një vizë për Shtetet e Bashkuara, por ish-aktivisti solidaritetit dhe fitues i Çmimit Nobel Lech Valesa, ka nevojë. Kjo çështje do të zgjidhet vetëm nëse bëhet një prioritet politik nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Hapat që kemi bërë së bashku që nga viti 1989 nuk janë të vogla në histori. Sukseset e përbashkëta janë fundament i mirë për rilindjen transatlantike, të cilën kemi nevojë sot.

 

Ja përse besojmë se duhet të konsiderojmë gjithashtu krijimin e një Trashëgimie Vëllazërore për liderët e rinj. Njëzetë vjet kanë kaluar që nga revolucioni i vitit 1989. Një brez i tërë. Kemi nevojë për një brez të ri, në mënyrë që të rinovojë partnershipin transatlantik. Një program i ri duhet të lançohet për të identifikuar ata lider të rinj në të dyja anët e Atlantikut, të cilët mund të vazhdojnë projektin transatlantik, për të cilin kemi shpenzuar dy dekadat e fundit.

 

Si përfundim, fillimi i një Administrate të re në Shtetet e Bashkuara, ka krijuar shpresa të reja në vendet tona për një rinovim transatlantik. Është një mundësi, të cilën shpresojmë mos ta humbasim. Ne, autorët e kësaj letre, dimë në radhë të parë sesa e rëndësishme është marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1990, një pjesë e madhe e marrjes së të drejtave të Europës, ishte marrja e të drejtave të Europës Qendrore dhe Lindore. Angazhimi i Shteteve të Bashkuara ishte kritik në mbylljen në paqe dhe në stabilitet nga Baltikët për Detin e Zi. Sot, qëllimi duhet të jetë mbajtja e të drejtave të Europës Qendrore dhe Lindore, si pjesë e qëndrueshme dhe aktiviste e pjesës Atlantike, si pjesë të komunitetit tonë të huaj.

Ky është çelësi për suksesin tonë, në sjelljen e rilindjes në Aleancën që Administrata Obama vetë ka angazhuar për të punuar dhe të cilën ne e mbështesim. Kjo do të kërkojë bashkëpunimin e të dyja palëve dhe investim në këtë marrëdhënie. Por, nëse veprojmë siç duhet, rruga që mund të përshkruajmë mund të jetë reale. Duke bërë tani hapat e drejtë, do të mund të krijojmë një të ardhme më solide.

 

1.Valdas Adamkus ish-President i Republikës së Lituanisë,

2. Martin Butora ish-Ambasador i Republikës sllovake në

Shtetet e Bashkuara,

3. Emil Constantinescu ish-President i Republikës së Rumanisë,

4. Pavol Demes, ish-ministër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

dhe Këshilltar i Presidentit, Republika sllovake,

5. Lubos Dobrovsky, ish-ministër Mbrojtje i Republikës Çeke,

ish- Ambasador në Rusi

6. Matyas Eorsi, ish-Sekretar Shteti në Ministrinë e Punëve

të Jashtme hungareze,

7. Istvan Gyarmati ambasador, President i Qendrës

për Tranzicion Demokratik në Budapest,

8. Vaclav Havel, ish-President i Republikës Çeke,

9. Rastislav Kacer, ish-ambasador i Republikës sllovake në

Shtetet e Bashkuara,

10. Sandra Kalniete ish-ministër i Punëve të Jashtme të Letonisë,

11. Karel Schëarzenberg, ish-ministër i Punëve të Jashtme,

Republika Çeke

12. Michal Kovac, ish-Presidenti i Republikës sllovake,

13. Ivan Krastev, kryetar i Qendrës për Strategji Liberale, Bullgari,

14. Aleksandër Këasnieëski, ish-Presidenti i Republikës së Polonisë,

15. Mart Laar, ish-kryeministër i Estonisë,

16. Kadri Liik, Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve të

Mbrojtjes në Tallinn, Estoni,

17. Janos Martonyi, ish-ministër i Punëve të Jashtme, Hungari,

18. Janusz Onyszkiewicz, ish-zv/President i Parlamentit Europian,

ish-ministër Mbrojtje, Poloni,

19. Adam Rotfeld, ish-ministër i Punëve të Jashtme, Poloni,

20. Alexandër Vondra, ish-ministër i Punëve të Jashtme dhe

Zv/kryeministër i Republikës Çeke,

21. Vaira Vike-Freiberga, ish-President i Republikës së Letonisë,

22. Lech Valesa, ish-President i Republikës së Polonisë.

Përgatiti:KLARITA BAJRAKTARI

 
Klarita Bajrakatari


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rikthim në nënshtetësinë fillestare: hebrenjtë sot dhe Gjermania (08.05.2009)
Shekulli marsian (08.05.2009)
Misionet Apollo gjatë 4 vjetëve të eksplorimeve në Hënë (08.04.2009)
Rasmusen aleati i besueshëm i SHBA (08.03.2009)
Historia e çuditshme e Nikita Hrushovit në Hollivud (08.02.2009)
Profesor Doktor Nestor Thereska flori i dalë nga floririNga Agron SEJAMINI (07.31.2009)
Femrat gjithnjë e më të bukura, jo të bukurat drejt zhdukjes (07.28.2009)
Rruga e shkrimtares Rozi Theohari drejt suksesit letrar në SHBA (07.26.2009)
Rreth librit të Prof.Dr.Ksenofon Kristafi: "Në kërkim të arit" (07.20.2009)
Hena 1969, 40 Vjet me pare zbarkimi (07.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]