E Premte, 03.29.2024, 12:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Egjiptianët ishin shpikësit e parë të matematikës, botëkuptimit astronomik dhe parimeve gjeometrike
E Hënë, 08.17.2009, 09:47am (GMT+1)

 

Giza është qytet arab në Egjiptin e lashtë, i cili ndodhet shumë afër lumit Nil.

Nuk është edhe aq qytet i madh me sipërfaqe, ka afër 2 milionë e 700 mijë banorë sipas një statistike të bërë në vitin 2006.

Popullsia e saj e madhe në raport me sipërfaqen e bën përafërsisht një ndër krahinat e qyteteve më të mëdha në botë sa i përket numrit të popullsisë.

Ky vend ka jashtëzakonisht shumë vizitorë dhe pret nga e gjithë bota studiues, arkeolog, arkitekt, shkencëtar dhe shumë të tjerë që janë të interesuar për studimin e pasurisë së vjetër të këtij qyteti.

 

Njihet si një ndër vendet më të famshme në botë, për arsyet se këtu gjendet një ndër mrekullitë e botës antike, që zakonisht njihet me emrin "kompleksi i piramidave të Gizës". Ky tempull bashkë me Piramidën e madhe të Keopsit, dhe me disa tempuj të tjerë, kanë shkruar historinë e Egjiptit, dhe kanë ngjallur debat në të gjitha shoqëritë, mbi prejardhjen e këtyre ndërtimeve antike dhe janë misteri që mundon sot njerëzit anë e mbanë.

 

Gjithashtu, ky është edhe vendbanim i shumë faraonëve të lashtë egjiptian, për të cilët historia që njohim flet vetëm me supozime e me fakte të thata. Ka shumë e shumë të panjohura mbi këtë vend, të cilat edhe sot e kësaj dite, s'gjejnë dot zgjidhje.

Ekzistojnë shumë teori, të cilat mundohen të shpjegojnë mënyrën e ndërtimit të piramidave, përveç të tjerash, thuhet nga disa shkencëtar se ato janë ndërtuar nga skllavet egjiptian (rreth 2 milion të tillë) nën udhëheqjen e një race tjetër.

 

Historiku i Egjiptit

 

Njerëzimi është qenie që është civilizuar shkallë-shkallë, por këtë renditje kaq komplekse shoqërore e prish qytetërimi egjiptian. Egjiptianët edhe pse janë qytetërimi më i vjetër i historisë njerëzore, ata kanë qenë shumë më të zhvilluar në të gjitha sferat e jetës se sa babilonasit, arabët e romakët, që cilësohen shumë më të vonshëm se sa egjiptianët.

 

Egjiptianët janë qytetërimi më i lashtë që njeh relativisht njerëzimi, qytetërim, i cili është zhdukur krejtësisht, nga arsye ende të panjohura. Nuk kanë qenë popull arab, kurse egjiptianët sot nuk janë po ata egjiptian që kanë qenë atëherë, egjiptianët në kohën tonë janë arab ose sllav.

Ata ishin shpikësit e parë të matematikës, botëkuptimit astronomik e parimeve gjeometrike. Cilësoheshin si popull tepër i zhvilluar, në aspektet shkencore e kulturore, si popull, i cili që në kohët më të hershme kishte paraqitur për herë të parë kalendarin dhe herioglifet, të cilat ishin paraardhëse të numrave romak e arab, me të cilët u zhvillua në përmasa gjigante shkenca.

 

Ishin gjithashtu shpikësit e parë të letrës, në të cilën shkruajmë. Qytetërim me një kulturë shumë ndryshe nga të gjitha kulturat e tjera botërore, më ceremoniale, më unike, e shumë më e veçantë.

 

Besohet se qytetërimi egjiptian filloi 5000 vjet më parë. Piramida më e madhe e Gizës ajo e Keopsit është ndërtuar gjatë dinastisë së katërt në Egjipt nga faraoni Khufu.

 

Egjiptianët e përdornin për nevojat e tyre edhe shkencën e astronomisë për matjen e kohës, për stinët e vitit, muajt e tjerë. Ata posedojnë bibliotekat më të vjetra në botë, që cilësohen të parat në llojin e saj, të ndërtuara e projektuara po nga ky qytetërim, këto biblioteka janë gjetur kohëve të fundit nën rërën egjiptiane.

 

Piramidat e Gizës

 

Në këtë kompleks bëjnë pjesë gjithsej 6 piramida (prej tyre 3 të mëdha). Më e madhja nga to është piramida e madhe e Gizës, e cila njihet me emrin "Piramida e Keopsit", me 1.380.000 metra katror, dhe e cila përbëhet prej 2 milion gurëve secili me peshe 2 ton, e në disa raste pesha e gurit shkon deri në 30 ton, peshë të cilën vështirë se e mban edhe një kamion i madh.

 

As sot në shek. XXI nuk krahasohet dot, madje konsiderohet xhuxhe çdo ndërtesë tjetër në botë për madhësi, peshë e përpikëri matematikore. Piramida e madhe e Gizës peshon 6 milion ton, më shumë se çdo gjë që ka ndërtuar njeriu deri më tani.

 

Ato janë aq të mëdha sa mund të shihen edhe nga stacioni ndërkombëtar hapësinor, madje edhe nga Hëna.

Besohet se në të kaluarën piramidat kanë qenë të zbukuruara me ar të pastër, e me gurë tepër të çmuar.

Struktura e piramidës përmbante informacione që do të zbuloheshin pas shumë shekujsh.

 

Deri më sot, është menduar se këto struktura gjigante janë produkt dhe rezultat e dijetarëve te lashtë egjiptian, dhe i një fuqie punëtore prej rreth 2 milion skllevërish. Pikën e parë shumë shkencëtarë po e sfidojnë bukur, duke cituar se struktura e piramidës dhe shumë detaje të saj nuk i përshtaten aspak kohës dhe teknologjisë së atëhershme.

 

Duhet pasur gjithmonë parasysh se edhe sot për ndërtimin e një piramide (si ajo e Gizës) duhet një sfidë e vërtetë në inxhinieri e arkitekturë. Sot, ndërtohen shumë pak ndërtesa me formë piramide, sepse paraqet vërtet një vështirësi. Njihet, një piramidë moderne e madhe (shumëfish më e vogël se piramida e madhe e Gizës) është ndërtuar në Las Vegas, të tjerat janë të pakta, apo shumë të vogla. Këto piramida moderne punohen vetëm me anën e makinave të mëdha, dhe me anën e gjeometrisë së përpiktë e ligjeve matematikore. Atëherë si kanë mundur egjiptianët të ngrinin këso lloj strukturash, vetëm me anën e fuqisë punëtore dhe mjeteve tepër të thjeshta të asaj kohe? Si kanë mundur të ushqenin një numër aq të madh njerëzish? Kësaj pyetje ende nuk është mundur t'i gjendet një përgjigje.

 

Piramidat e Gizës thuhet se, janë ndërtuar gjatë dinastisë egjiptiane, 4.500 vjet më parë. Bëjnë pjesë në 7 mrekullitë e botës antike, vend ku sekretet dhe të panjohurat për kohën gjendet më shumë se çdo kund tjetër.

Flitet se këto piramida janë ngritur nga po ata arkitektë që ngritën edhe piramidat e tjera të këtij vendi, për nderimin e faraonëve të vdekur, dhe si vend ku ata do të marrin rrugën drejt perëndisë e përjetësisë.

Sipas shumë studiuesve e shkencëtarëve nga e gjithë bota, në piramidë gjendet e kaluara dhe e ardhmja e njerëzimit.

Në kohët e kaluara është menduar se, në Piramidat egjiptiane gjenden pasuri shumë të çmuara si ar e thesare, por kjo ende nuk është vërtetuar dhe faktikisht në piramidë nuk është gjetur asgjë e çmuar.

 

Sipas vëzhgimeve të fundit shkencore, poshtë sfinksit gjendet një dhomë misterioze, për të cilën ende nuk është njohur gjithçka.

Nga disa studiues mendohet se, nën piramidë është dhoma e ashtuquajtur "dhoma e dijeve" ku gjenden të gjitha informacionet mbi sekretin e piramidave, dhe mbi zhvillimin e gjithëmbarshëm të njerëzimit, por sipas legjendës kjo nuk duhet hapur, sepse thonë se mund të shkaktojë ditën e gjykimit dhe e shkatërrimit të plotë të shoqërisë njerëzore. Shkenca konstaton se, ekziston "dhoma e dijeve", por pa këtë shtesën e fundit imagjinare. Shkenca supozon se, në fillimet e tij kompleksi i Gizës duhet të ketë qenë diçka tepër e bukur, dhe sipërfaqja e vrazhdë e piramidës duhet të ketë qenë, pasqyrë e lëmuar, sipas konstatimeve shkencore. Tempuj të mëdhenj, piramida super të mëdha, dhoma të nëndheshme etj.

 

Robert Bauval, një inxhinier dhe autor i librit "Mesazhi i sfinksit", pasi vizitoi dhe studioi me hollësi piramidat e Gizës, dhe pasi analizoi me kujdes ato, tha se është diçka tepër misterioze se përse nuk mbeti asnjë shënim mbi konstruktin e piramidave, përse nuk u gjet asnjë mbishkrim, asnjë dokument?

 

Është vërtet e pakuptimtë që egjiptianët përshkruanin çdo gjë që shihnin madje edhe lumin teksa rridhte edhe ndërtimin e shtëpive, edhe kanalet e ujit, e Nilin, kurse asnjë dokument nuk u gjet kurrë për piramidat, të cilat duheshin konsideruar diçka shumë madhore, nga vetë fakti që në to punuan 2 milion e më shumë egjiptian. Si është e mundur kjo?

 

Pastaj Ryder Gryem Hancock, gjithashtu studiues kishte të njëjtin mendim me Bauvalin, ai thotë se, egjiptianet nuk do të ndërtonin diçka kaq madhore, e ta linin në errësirë, mos ta tregonin mënyrën e ndërtimit, sepse edhe vetë praktika tregon se, egjiptianët do ta përshkruanin sigurisht ditën kur do të ngriheshin piramidat, por kjo nuk ndodhi, mos vallë ndërtuesit nuk kanë qenë egjiptianët?

Thuhet se, civilizimi egjiptian filloi 3000 vjet para lindjes së Krishtit, diku rreth 500 vjet para se të ndërtoheshin piramidat e Gizës.

Në historinë e tij, Egjipti i lashtë ngërthen një kulturë unike, krejtësisht ndryshe nga popujt e tjerë. Këtu besohej në disa perëndi, ndër të cilat ishte edhe perëndia "Ra", Perëndia e Diellit, e cila ishte mbi të gjitha.

 

Këtu popullata ndodhej në kohën e gurit, respektivisht koha dhe teknologjia ishin në atë pikë saqë ende nuk ishte zbuluar rrota, mjeti më i thjeshtë për transport.

Bauvalin e mahnit fakti, se e gjithë ajo strukturë gjigante është ngritur vetëm për t'i siguruar varrin një faraoni, kjo është diçka shumë e çuditshme për të, madje edhe e pabesueshme. Ai mendon se piramidat në Gize kishin edhe një funksion tjetër.

Ka të tillë që mendojnë se piramidat janë ngritur si stacione për një racë tjetër, sepse edhe ashtu vendi është tepër i përshtatshëm për një eksplorim të tillë, pikërisht në qendër të tokës, në një terren të rrafshët e pa lugina të mëdha.

Disa të tjerë mendojnë se, Piramidat janë përdorur vetëm si hambar për grurë, por kjo zgjidhje besohet shumë më pak nga njerëzit. Një supozim tjetër thotë se, ato janë përdorur si observator astronomik.

 

Deri vonë, piramida e madhe e Gizës (Khufu) kishte qenë ndërtesa më e lartë në botë, deri sa u ndërtua në Paris Kulla e madhe e Eifel.

Tri piramidat e mëdha të Gizës përcaktojnë saktësisht, në mënyrë matematikore katër drejtimet globale: Perëndimin, Lindjen, Veriun e Jugun. Gjenden në mënyrë milimetrike në vijën e paramenduar ekuatoriale të tokës, vijë, e cila e ndan tokën në dy pjesë të barabarta dhe "kompleksi i piramidave të Gizës" gjendet ekzaktësisht në qendër të tokës.

Si është e mundur që egjiptianët t'i dinin dimensionet e sakta të tokës, përderisa toka ende atëherë paramendohej si një pllakë? Egjiptianët përveç tjerash ishin edhe matematikan të zot, është e mundur kjo?

Sipas historisë në kohën e dinastisë egjiptiane nuk ishte shpikur ende ligji ndoshta më i thjeshtë matematikor, ai për raport, ndonëse egjiptianët kishin bërë llogaritje shumë më të ndërlikuara.

 

Matematika në Giza

 

Vetë piramida dhe pozita e saj tregojnë, se aty është përdor një matematikë e përsosur e shumë komplekse... Së pari, ajo nuk është ndonjë piramidë e çrregullt, ajo është e rregullt dhe e përpiktë, dhe që i përshtatet formulës së Pitagorës për trekëndëshin C2=a2+b2. Por, Pitagora këtë formulë e shpiku mijëra vjet pas ndërtimit të piramidave, si është e mundur?

Piramida e vogël e Gizës (Menkaure): lartësia- 65 metra, brinja a- 103 m

Piramida e mesme e Gizës (Khafre): lartësia- 136 metra, brinja a- 215 m

Piramida e madhe e Gizës (Khufu): lartësia- 146 metra, brinja a - 230 m.

 

Llogaritjet kanë qenë tepër të sakta por, për arsye të kohës dhe zhvendosjes së piramidës ka devijuar për shumë pak milimetra. Është e njohur nga bota shkencore, se çdo ndërtesë në botë devijon për disa metra me kalimin e kohës, shkencërisht është konstatuar se, në kohën kur ajo është ndërtuar ka qenë frikshëm e saktë në mënyrë milimetrike.

Shtëpia e Bardhë ka devijuar nga përmasat e saj, prej kohës së ndërtimit e deri më sot, për disa metra, kurse Piramida e Keopsit për afro 5000 vjet ka devijuar vetëm me milimetra, edhe ky është një fakt shumë i habitshëm.

Ky është vetëm fillimi i mistereve të piramidave të Gizës...

 

Është gjithashtu e çuditshme se, lartësia e piramidës korrespondon saktësisht me lartësinë e Diellit nga Toka.

Ajo është vendosur 4 gradë nga skajet e busullës, një saktësi që nuk është arritur kurrë.

Një egjiptolog tjetër thotë se, kush do që do ta kishte ndërtuar piramidën, ai ishte plotësisht i aftë të përcaktonte gjerësinë dhe gjatësinë gjeografike, kjo është e habitshme, sepse teknologjia për ta zbuluar gjerësinë gjeografike u shpik në vitet 1600.

Një fakt tjetër interesant është se, forma e piramidës është përsoshmërisht e përshtatshme për reflektimin e radarëve. Ja edhe disa llogaritje të tjera matematikore, disa parime të gjeometrisë, që kishin shfrytëzuar egjiptianët. Fillimisht, vlen të theksohet se të gjitha brinjët e tri piramidave janë saktësisht paralele njëra me tjetrën.

 

Simetralia, e cila lëshohet horizontalisht nga piramida Khufu, pritet saktësisht nën këndin 900 me simetralen vërtikale, që lëshohet nga piramida Khafre, dhe formohet saktësisht këndi i drejtë, dhe hipotenuza që formohet nga kulmi O të piramidës Kahfre kalon nëpër kulmin B, kalon në kulmin C1 të piramidës Khufu, dhe përfundon saktësisht në qendrën e piramidës së madhe- në kulmin O1. Kjo paraqet një lidhje mahnitëse ndërmjet dy piramidave. Të dhënat mund të vërtetohen edhe nëpërmjet teoremës së Pitagorës, për saktësinë e trekëndësiht të formuar.

E njëjta përllogaritje vlen edhe tek piramida e vogël e Gizës me piramidën e madhe. Në fillim bëhet i njëjti veprim. Lëshohet simetralja horizontale nga piramida e madhe e Gizës, dhe simetralja vertikale nga piramida e vogël e Gizës (Menkaurit), ato priten saktësisht nën këndin 900, dhe drejtëza që lëshohet nga qendra O1 deri në qendrën O. Formohet saktësisht hipotenuza e një trekëndëshi kënd drejtë.

Për të mos vazhduar më tej me matematikë, ky rregull është i pranishëm ndërmjet çdo piramide në kompleksin e Gizës.

 

Lidhja e piramidave me yjet, është një ndër faktet më të mahnitshme në kompleksin e Gizës. Për të vërtetuar se a kishin piramidat e Gizës ndonjë lidhje astronomike, gjë që besohej nga shumë njerëz, nëpërmjet disa mjeteve me teknologjinë e fundit, është kthyer pozita e yjeve në të kaluarën, për të parë nëse ka ndonjë ngjashmëri të piramidave me yjet. Rezultati është i frikshëm.

Në vitin 2450 para lindjes së Krishtit, pikërisht në kohën kur janë ndërtuar piramidat, në hartën grafike të yjeve figurojnë tre yje të cilat ne sy të parë ngjajnë me pozitën e tre piramidave të Gizës.

 

Pas llogaritjeve matematikore, tre yjet e yjësisë së Orionit përshtaten matematikisht me tri piramidat e mëdha të Gizës. Duket e çuditshme, por përshtatja e tyre është milimetrike. A tregon kjo diçka? Është pothuajse e pamundur që kjo saktësi të rrjedh nga rastësia.

A mos vallë na tregon se raca që ka ngritur këto piramida vjen nga yjësia e Orionit?

 

Të gjitha ato hieroglife, të gjitha ato vizatime të pakuptimta deri më sot, japin një mesazh për njerëzimin. Ato përveç që janë të pakuptimta, nuk i ngjajnë aspak kulturës së njerëzimit në përgjithësi, është krejtësisht e veçantë.

Përse faraonët gjithmonë e kanë pamjen jo njerëzore, me kokën e zgjatur pas, me një veshje ceremoniale, e shumë karakteristika të tjera jo njerëzore? Përveç të tjerash nuk është gjetur ende asnjë vizatim pa këto pamje të çuditshme, nuk është gjetur asnjë përshkrim njerëzor i faraonit, asnjë vizatim, në të cilën paraqitet si njeri. Përse ka ndodhur kjo, përse asnjë faraon nuk duket si njeriu që njohim? Mos vallë pamja reale e tyre ishte kjo?

 

Në piramidat e Gizës ekziston një sistem tepër i ndërlikuar i pastrimi i ajrit në strukturën e brendshme të Faraonit. Ai sistem është tepër kompleks dhe shumë i avancuar, që nuk përshtatet aspak me kohën e atëhershme. Përbëhet nga mija thyerje e lakime të gurit, në mënyrë qe ajri të pastrohet sa më lehtë, dhe dhoma në të cilën qëndron faraoni të jetë sa më e freskët. Ky qëllim i tyre është arritur.

Tunelet nën piramidë janë po aq misterioze sa vetë piramidat...

 

Për të hapur një tunel në kohën tonë, kërkohet një vend që përbëhet prej gurëve tepër të fortë e të ngjitur fort njëri me tjetrin në mënyrë që tuneli ta këtë të vështirë të shembet, sot me shumë vështirë bëhet ai në hapësira ku nuk ka gurë.

Megjithatë egjiptianët para 5000 vjetëve kanë arritur të ndërtojnë tunel super të gjatë në rërë, që sot është tepër e vështirë kjo. As këtij fakti nuk i gjendet sqarimi, madje është diçka e pamundur të ndërtohet nga njerëzit me teknologjinë e atëhershme, sipas gjykimit të Bauvalit, Ham Cock-ut, dhe Doktorr Ivanovicit.

 

Doktorr Ivanovic është një ndër pjesëmarrësit, në projektin tepër sekret, që njihet me emrin "ISIS". Ai është gjithashtu autor i librit po me këtë emër.

Ai citon se në vitin 1961 në piramidën e madhe të Gizës është gjetur një krijesë jo njerëzore në arkivolin e faraonit Khafu. Për këtë, Dr. Ivanovici ka edhe dokumente zyrtare të KGB-së, dhe video. Kjo ekspeditë është organizuar nga organet sekrete të KGB-së së Rusisë. Projekti ISIS ishte projekt shkencor, i cili është formuar gjithsej për tre arsye:

-për kërkime shkencore për fuqitë telepatike;

-për dosjet UFO dhe;

-për piramidat në Egjipt.

 

Ekspedita në vitin 1961, pasi kishte hapur arkivolin e Khafus, i cili qëndronte ashtu për 5 dekada, pasi kishte marrë kufomën, dhe pasi kishte studiuar me hollësi atë, KGB-ja pranoi se, rezultatet tregonin se krijesa e gjetur nuk ishte njeri, edhe pse kishte karakteristika të përbashkëta me njeriun. Për këtë informacion edhe pse burimet janë të sigurta ende ky fakt është në një errësirë dhe një paqartësi.

Sipas Dr. Ivanocvicit këtu kemi të bëjmë me zbulimin më të madh të njerëzimit, me shkeljen e një humanoidi jashtëtokësor në tokë, i cili la dijet e njohuritë tek qytetërimi egjiptian.

 

Gjatë kësaj ekspedite është vërejtur edhe një fakt tjetër: Nga shkëmbi buronte një forcë magnetike, për të cilën shkenca ende nuk ka dhënë shpjegim. Ajo forcë magnetike buron edhe sot nga shkëmbinjtë e lashtë të piramidës së madhe.

Gjithashtu, Ivanovici thotë se, KGB-ja zbuloi prova dhe argumente të pakundërshtueshme, që Egjipti u zhvillua mbi një trashëgimi dijesh, të një race jashtëtokësore.

 

Kjo teori besohet nga njerëzit dhe është shumë e mundur, që në të kaluarën kemi qenë të vizituar nga një racë jashtëtokësore, tek e fundit kjo si mundësi pranohet edhe nga shkenca.

Sipas po këtij studiuesi, alienët nuk erdhën në tokë për t'i parë piramidat e Gizës, por për t'i ndërtuar ato, si stacione jashtëtokësore për eksplorim ndërplanetar.

 

Mundësitë që njeriu në atë stad të zhvillimit të ndërtojë diçka kaq gjigante, janë shumë të pakta. Problemi fillestar apo misteri fillestar, është lëvizja e gurëve ku si mesatare po marrim 5 ton një gurë. Teoria e parë ishte tërheqja me litar, kjo mundësi bie poshtë, sepse është vërtetuar se nuk ka asnjë mundësi teorike, që të lëvizet një shkëmb nga dhjetëra e njerëz me peshën mbi 3 ton, vetëm nëse në fuqinë shtytëse do të ishin qindrat, dhe në këtë çast bëhet e palogjikshme, sepse kohëzgjatja do të ishte me mijëvjeçar e jo me dekada për sa janë ndërtuar.

Teoria tjetër thotë se, janë përdorur drunjtë e pemëve për lëvizjen e këtyre shkëmbinjve gjigante. Është konstatuar shkencërisht se në qoftë se kjo mundësi do të ishte shfrytëzuar, atëherë vetë grumbullimi i drunjve të pemëve, dhe bartja e tyre do të ishte projekt shumëfish më gjigant se sa vetë piramidat, prandaj edhe kjo mundësi nuk pranohet si e logjikshme, për të mos përmendur faktin, që Egjipti është një ndër vendet më të varfëra në botë përsa i përket numrit të pemëve.

 

Si do që të jetë piramidat mbeten projektet më gjigante, më madhështore e më misterioze që njeh sot njerëzimi. Qofshin ato të ndërtuara nga njerëzit apo nga një specie tjetër, as një projekt tjetër njerëzor, as që mund të krahasohet me to. Sipas fakteve të mbledhura ka vetëm dy mundësi:

1. Piramidat janë ndërtuar nga egjiptianët, të cilët ishin një qytetëtim tepër i zhvilluar nga ana teknologjike e shkencore, dhe është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

2. Ose janë projekte jashtëtokësore, të cilat janë përdorur si stacione në tokë për eksplorime ndër planetare.

Se cila është më e logjikshme, i mbetet çdokujt për ta gjykuar personalisht.

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
Klarita Bajraktari


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Gorbaçov heroi i rastësishëm i 1989 (08.16.2009)
Misteret e së shkuarës së njerëzimit (08.10.2009)
Letra e Hapur drejtuar presidentit i shikon marrëdhëniet SHBA-Evropë Lindore të lëkundura nga Rusia (08.10.2009)
Rikthim në nënshtetësinë fillestare: hebrenjtë sot dhe Gjermania (08.05.2009)
Shekulli marsian (08.05.2009)
Misionet Apollo gjatë 4 vjetëve të eksplorimeve në Hënë (08.04.2009)
Rasmusen aleati i besueshëm i SHBA (08.03.2009)
Historia e çuditshme e Nikita Hrushovit në Hollivud (08.02.2009)
Profesor Doktor Nestor Thereska flori i dalë nga floririNga Agron SEJAMINI (07.31.2009)
Femrat gjithnjë e më të bukura, jo të bukurat drejt zhdukjes (07.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]