VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Eksploruesit e rinj të arit në kërkim të ëndrrës së vjetër

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 09:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Eksploruesit e rinj të arit në kërkim të ëndrrës së vjetër
E Martë, 08.18.2009, 08:04am (GMT+1)

 

Megjithëse ekonomia amerikane është dobësuar, çmimi i arit ka mbetur i lartë dhe i ka nxitur shumë amerikanë të kërkojnë flori në Kaliforni, skenë e etheve të famshme të arit në fillim të vitit 1848. Disa nga këta eksploratorë të rinj në Kaliforni nuk endërrojnë të bëhen të pasur e megjithatë ata i gjen në përrenjtë e ftohtë që në mëngjes herët. Por çfarë bëjnë ata?

Lumi San Gabriel River është vetëm një orë larg Los Anxhelos. I ushqyer nga bora e shkrirë në mbalet mbi të, uji është aq i ftohtë sa që mban vizitorët në brigjet e tij. Megjithatë nuk është aq i ftotë sa të ndalë një valë të re ethesh të arit. Megjithëse shumë vite kanë kaluar që nga ekspedia e parë e arit në Kaliforni, San Gabrieli që ishte një pikë tepër tërheqëse në kërkim të arit në atë kohë edhe tani i tërheq eksploratorët.

Niku ka prurë këtu të birin për ta argëguar dhe për të mësuar pak histori.

"Ai është në klasën e katërt dhe po mëson për ethet e arit në shkollë, prandaj donte të vinte këtu në kërkim të arit".

"Unë shikoja këtë libër dhe më ngjalli interes.
Thuhet se këtu ka patur ar dhe mendova të vija me shokët. Prandaj erdhëm këtu me mendimin se mund të gjenim pak flori. Është argëtuese të shikosh lumin dhe të mbledhësh gurë".

Por ka edhe nga ata që quhen luftëtarë të fund-javës, njerëz që kanë punë të tjera por që kërkojnë për ar në kohën e tyre të lirë.

Deni është marangoz dhe vjen në brigjet e lumit çdo të shtunë.

"Në kërim të arit ecën me ngadalë dhe vetë atë e trajton me kujdes. Dikur e kupton se për ta gjetur atë duhet të gërmosh më shumë dhe për këtë përdor makinat dhe ato bëjnë punën".

Lester ka ardhur këtu për 17 vjet radhazi. Ai thotë se e ka mësuar Denin se si të kërkojë, dhe ashtu si studenti i tij, edhe ai është një nga luftëtarët e fundjavës, që vjen këtu për t'u argëtuar dhe jo për para.

"Nuk mund të sigurosh jetesën duke kërkuar ar. Këtu ka shumë pak, aq pak sa nuk është i mjaftueshëm për të blerë karburantin e makinës".

Por disa vinë këtu për para. 39-vjeçari Kevin është teknik ndriçimi në Hollivud, por nuk ka patur punë për disa muaj.

"Kjo është një mënyrë për të siguruar ca para më shumë për të siguruar jetesën".

Kevini dhe partneri i tij gjetën disa kiogram ar duke gërmuar depozitat ranore. Por ky rezultat i kënaqshëm ka koston e tij. Kevini kalon 10 orë në ditë në ujë duke përdorur një tub për të thithur zhavorin dhe gurrët nga tabani i lumit. Gjithçka që nxiret prej andej depozitohet në atë që quhet kuti për gurë. Rëra shplahet dhe në kuti mbeten gurët më të rëndë dhe floriri.

Por pak njerëz kanë gjetur një sasi të mjaftueshme floriri sa që të jenë në gjendje të dalin në pension. Bërni ka që në në kërkim të arit për 21 vjet dhe njihet si "Kryetari i Luginës San Gabriel". Megjithatë edhe sot e kësaj dite ai jeton në rimorkjo.

"Ende nuk kam parë ndokënd në zonë që të sigurojnë jetesën me arin e nxjerë këtu".

Por çfarë bëjnë këtu këta eksploratorë të kohëve moderne?

"Më pëlqen lumi, është gjëja më e bukur. Unë vi këtu çdo të shtunë në orën 5 të mëngjesit. Ngjitem në mal dhe pres lindjen e diellit. Është diçka shumë e bukur.
Unë, Zoti dhe lumi". ZA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Truri arma moderne e së ardhmes (08.17.2009)
Egjiptianët ishin shpikësit e parë të matematikës, botëkuptimit astronomik dhe parimeve gjeometrike (08.17.2009)
Gorbaçov heroi i rastësishëm i 1989 (08.16.2009)
Misteret e së shkuarës së njerëzimit (08.10.2009)
Letra e Hapur drejtuar presidentit i shikon marrëdhëniet SHBA-Evropë Lindore të lëkundura nga Rusia (08.10.2009)
Rikthim në nënshtetësinë fillestare: hebrenjtë sot dhe Gjermania (08.05.2009)
Shekulli marsian (08.05.2009)
Misionet Apollo gjatë 4 vjetëve të eksplorimeve në Hënë (08.04.2009)
Rasmusen aleati i besueshëm i SHBA (08.03.2009)
Historia e çuditshme e Nikita Hrushovit në Hollivud (08.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]