VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vendet baltike shënojnë dy ngjarje të rëndësishme historike

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 11:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Vendet baltike shënojnë dy ngjarje të rëndësishme historike
E Djelë, 08.23.2009, 08:47pm (GMT+1)

 

Të shtunën, vendet baltike, shënuan dy ngjarje të rëndësishme të historisë së tyre 70 vjetorin e Paktit Molotov Ribentrop, që çoi në pushtimin e tyre nga Bashkimi Sovietik, dhe 20 vjetorin e Zinxhirit Baltik, që çoi në pavarësinë e këtyre shteteve në vitin 1991. Kjo ditë shërben për të kujtuar gjithashtu njerëzit që vuajtën si rezultat i pushtimit sovietik.

Banorët në kryeqytetin e Letonisë, Riga, po festojnë sot 20 vjetorin e ngjarjeve historike të luftës së tyre për pavarësi nga Bashkimi Sovietik.

Me 23 gusht 1989 miliona njerëz nga tre vendet baltike, Letonia, Estonia dhe Lituania, u bashkuan për t'i dhënë fund pushtimit sovietik, duke formuar një zinxhir prej 644 kilometrash me njerëz të njohur si Rruga Baltike.

Kjo ngjarje u riinskenua me rastin e 50 vjetorit të paktit Molotov Ribentrop të vitit 1939 i cili ndau Europën Lindore mes Gjermanisë naziste dhe Rusisë sovietike.

"Është e rëndësishme që të mbahet mend, sepse shumë njerëz e kanë harruar koston e fitores së pavarësisë për Letoninë dhe shtetet e tjera baltike," thotë ky vendas.

Branislava, një banore e Rigës, e cila ka marrë pjesë në Zinxhirin Baltik, flet për shpresat e atyre që kanë qenë aty.

"Njerëzit ishin aq të dhënë pas kauzës, dhe mendonim me të vërtetë se gjërat do të përmirësoheshin," thotë ajo.

Pakti i vitit 1939 mes ministrave të jashtëm gjerman dhe rus Joakim von Ribentrop dhe Vakeslav Molotov përmbante të ashtëquajturët protokolle të fshehta sipas të cilave Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovietik ndanin Europën Qendrore dhe Lindore.

Lituania, Letonia dhe Estonia iu dhanë Stalinit dhe në qershor 1940 dhe të tre vendet u aneksuan nga Bashkimi Sovietik.

Përveç pushtimit tre-vjeçar nga nazistët, shtetet Baltike mbetën pjesë e Bashkimit Sovietik për 50 vitet që pasuan deri në pavarësinë e tyre në vitin 1991.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sekretet e bankave (08.23.2009)
Rrëfimi: Unë spiuni i sigurimit grek që përjetova 28 vjet tmerrin e Enver Hoxhës (08.22.2009)
Eksperimenti i Filadelfias (08.22.2009)
Alkatrazi pikëpyetja e madhe e burgut të padepërtueshëm (08.21.2009)
Rrok Gera ose një pjesëz e historisë shqiptareNga Skifter Këlliçi (08.20.2009)
Xhovani Luci një nga pesë dirigjentët e orkestrës rinore botërore (08.20.2009)
Eksploruesit e rinj të arit në kërkim të ëndrrës së vjetër (08.18.2009)
Truri arma moderne e së ardhmes (08.17.2009)
Egjiptianët ishin shpikësit e parë të matematikës, botëkuptimit astronomik dhe parimeve gjeometrike (08.17.2009)
Gorbaçov heroi i rastësishëm i 1989 (08.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]