E Premte, 03.29.2024, 02:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Skllavëria moderne lulëzon në Gjermani e Evropë
E Hënë, 08.24.2009, 06:23am (GMT+1)

 

 

 

Skllavëria është e ndaluar prej kohësh dhe megjithatë ajo vazhdon të ekzistojë fshehurazi. Miliona mbahen si robër dhe detyrohen të bëjnë punë të rënda. Këto viktima janë të radhë të parë gra

 

500 Euro në një vit e gjysëm rrogë për kuzhinieren që punonte nga mëngjesi në darkë

Ushqimi ishte i mrekullueshëm, klientët ishin shumë të kënaqur. Por po ta dinin ata, se në ç' kushte përgatiteshin gjellët në restorantin etiopian në mes të Berlinit, do t'u mbeteshin specialitetet në fyt. Sepse në kuzhinë rropatej duke punuar nga mëngjezi deri në mesnatë një grua nga Etiopia. Ajo nuk fliste asnjë fjalë gjermanisht, ishte krejtësisht e izoluar nga bota dhe merrte një rrogë sa për të mbajtur frymën, 500 Euro në një vit e gjysëm, më pak se një euro në ditë.

Historia e mjerë e kësaj gruaje shkaktoi bujë në shtyp në muajin maj dhe të kujtonte fatin e një indonezianeje, e cila për vite me rradhë ishte shfrytëzuar si skllave për punët e shtëpisë nga një diplomat jemenit në Berlin. Fakti që të dy rastet u bënë publike, ishte më tepër rastësi, sepse zakonisht shoqëria nuk mëson asgjë për forma të tilla të skllavërisë moderne.

Më shumë se 10 milionë vetë në botë janë të prekur nga tregtia me njerëz dhe puna me detyrim

Shifra të sigurta për tregtinë me njerëz dhe punën me detyrim nuk ka. Sipas organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare në mbarë botën janë të prekur më shumë se 10 milionë vetë. Gjermania shihet nga OKB-ja si qëndër e aktiviteteve kriminale të këtij lloji, si vend tranzit, apo vend destinacioni. Në vendin më të populluar dhe më të fortë ekonomikisht të Evropës, skllavëria moderne siç duket ia vlen më së shumti, si në prostitucion, në ndërtim, apo në gastronomi.       

Që vetëm rastet spektakulare bëhen publike, kjo varet nga legjislacioni aktual dhe nga praktika e autoriteteve, mendon ekspertja për të drejtat e njeriut Heike Rabe:

"Në ato fusha, ku kryhen kontrollet shtetërore, si p.sh. në ndërtimtari, apo në bujqësi, fokusi bie te marrëdhënia e punës, te ilegaliteti, te dokumentet. Dhe më pak i kushtohet vëmendje takimit me të prekurit dhe interesimit, nëse ata kanë të drejta."

E thënë ndryshe. Nëse nga ana formale gjithçka duket në rregull, çështjes nuk i hyhet më thellë.

Me porosi të Institutit Gjerman për të Drejtat e Njeriut, Heike Rabe ka kryer një studim për tregtinë me njerëz në Gjermani. Dhe së bashku me fondacionin "Kujtesa, Përgjegjësia, e Ardhmja" ajo angazhohet në kuadër të një projekti pilot për përmirësimin e të drejtave ligjore të viktimave të skllavërisë moderne. Këtu nuk është fjala vetëm për shdëmtimin financiar të punës së papaguar. Deri tani ka vetëm pak raste, ku është arritur sukses. Këtu përmendet edhe gruaja nga Indonezia e shfrytëzuar nga ambasadori jemenit në Berlin. Ai u dënua që t'i paguajë asaj 23.000 euro. Se sa viktima janë shdëmtuar deri tani, nuk e di as Heike Rabe:       

"Sipas statistikave janë dokumentuar vetëm proceset e përfunduara gjyqësore. Policia regjistroi vetëm në periudhën 2006/2007 një rritje nga 356 në 454 raste. Por një numër shumë i vogël janë ata, që guxojnë të marrin kontakt me autoritetet. Ata ose i kanë kërcënuar, ose kanë frikë se mund të dëbohen, meqenëse qëndrojnë ilegalisht në Gjermani. Dhe kjo është situata e shumicës së tyre. "

Edhe për njerëzit pa leje qëndrimi vlejnë të drejtat e njeriut

Nëqoftëse rasti bëhet publik, i prekuri merret në pyetje si dëshmitar, por për shkak të qëndrimit ilegal nuk mund të llogarisë se do të shpërblehet materialisht. Për drejtorin e Institutit Gjerman për të drejtat e njeriut, Heiner Bielefeldt, ka rëndësi që të drejtat e njëriut të vijnë para së drejtës së qëndrimit. E para ka një status më të lartë se e drejta e qëndrimit:

"Edhe për njerëzit, të cilët përsa i përket lejes së qëndrimit ndodhen në ilegalitet dhe kanë shkelur ndoshta në këtë mënyrë edhe ligjin, edhe për ta vlejnë të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut nuk varen nga pozicionet e statusit dhe as nga pozicioni i lejeqëndrimit legal."

Këtë pikëpamjeje në këtë çështje e ka edhe qeveria gjermane, thotë Bielefeldt.  Drejtori i institutit i bën apel asaj, që të ratifikojë konventën e Këshillit të Europës kundër tregtisë me njerëz, të formuluar në vitin 2005.

Në pranverë Komisioni i BE-së bëri propozime për ndryshime ligjore, për të mundësuar përmirësimin e luftës kundër abuzimit seksual të fëmijëve dhe tregtisë me njerëz.DW.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vendet baltike shënojnë dy ngjarje të rëndësishme historike (08.23.2009)
Sekretet e bankave (08.23.2009)
Rrëfimi: Unë spiuni i sigurimit grek që përjetova 28 vjet tmerrin e Enver Hoxhës (08.22.2009)
Eksperimenti i Filadelfias (08.22.2009)
Alkatrazi pikëpyetja e madhe e burgut të padepërtueshëm (08.21.2009)
Rrok Gera ose një pjesëz e historisë shqiptareNga Skifter Këlliçi (08.20.2009)
Xhovani Luci një nga pesë dirigjentët e orkestrës rinore botërore (08.20.2009)
Eksploruesit e rinj të arit në kërkim të ëndrrës së vjetër (08.18.2009)
Truri arma moderne e së ardhmes (08.17.2009)
Egjiptianët ishin shpikësit e parë të matematikës, botëkuptimit astronomik dhe parimeve gjeometrike (08.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]