VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Pas dramës së refugjatëve në Mesdhe

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 04:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 

Pas dramës së refugjatëve në Mesdhe


E Mërkurë, 08.26.2009, 08:17am (GMT+1)

 

 

 

Drama e fundit e refugjatëve në Detin Mesdhe, ku humbën jetën rreth 70 afrikanë ka shkaktuar kritika në Itali në drejtim të Bashkimit Evropian, por edhe në drejtim të qeverisë së Romës.

 

Një raport tronditës e një të mbijetuareje. Gruaja e re 25 vjeçare nga Eritrea është një nga pesë refugjatët, që arritën të mbijetonin pas katastrofës më të fundit të refugjatëve në Detin Mesdhe."Ne nuk kishim asgjë në bord", shpjegon ajo me një anglishte të keqe, "disa shishe me ujë, pak ushqim, por asnjë aparat me të cilin mund të thërrisnim për ndihmë". Barkat e peshkimit nuk bënë asgjë për të shpëtuar anijen me refugjatë, as ushtria e Maltës. Kjo e fundit i furnizoi refugjatët vetëm me ujë dhe benzinë, për të vazhduar udhëtimin më tej.

 

Një udhëtim drejt vdekjes. 73 njerëz kanë humbur jetën në këtë odise 21 ditëshe në Detin Mesdhe. Autoritetet italiane kanë ngritur të hënën një proces kundër personave të panjohur, për vdekjen e njerëzve nga pakujdesia. Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini, iu kthye problemeve speciale që ka Malta. Shteti i vogël në ishull Ã«shtë sforcuar nga kontrolli i ujrave territoriale. Me sipërfaqen prej 250 mijë kilometrash katrorë, ato janë gati më shumë se sipërfaqja e gjithë Italisë. Fratini kritikoi Bashkimin Evropian që e lë Italinë në mëshirë të fatit me problemin e refugjatëve. "Në qoftë se këtu ka flukse refugjatësh, që ne nuk mund t`i luftojmë, kjo ndodh sepse është fjala për njerëz, që ne duam t`i mbrojmë. Pranimi i tyre Ã«shtë detyrë e 27 vendeve anëtare të BE-së".

 

Një zëdhënës i Komisionit të BE-së reagoi ndaj kritikave të Italisë duke thënë se, po punohet për të përpiluar një model sipas të cilit refugjatët do të shpërndahen në mënyrë më të drejtë në të gjithë Evropën. Edhe ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt, vendi i të cilit kryeson presidencën e rradhës së BE-së, dëshiron të paraqesë në tetor propozimet e para për rregullat e reja të migracionit.

 

Megjithatë në Itali, qeverisë së Berlusconit i duhet të pranojë kritika të ashpra. Ajo duhet të marrë përgjegjësinë për tragjedinë, e cila vjen si pasojë e një politike të kufizuar për refugjatët. Qysh prej muajit maj ekziston rregulli që sipas një marrëveshje me Libinë, motoskafët me refugjatë që kapen nga rojet italiane, dërgohen direkt për në Libi.

 

Lauuara Boldrini, zëdhënëse e Komisariatit të lartë për refugjatë të OKB-së thotë: "Sot nuk pranohen më refugjatë për të parë kush ka të drejtë të kërkoj azil. Sot të gjithë refugjatët kthehen mbrapsht, pavarësisht situatës së tyre personale. Prandaj ne jemi shumë të shqetësuar, sepse kemi parë se 75 për qind e refugjatëve kanë bërë  vitin e kaluar kërkesën për azil."

 

Edhe kisha katolike ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Në gazetën e saj "Avvenire", kritikohet perëndimi për indiferencën ndaj refugjatëve. Presidenti i Këshillit papnor për migracionin, kryepeshkopi Antonio Maria Veglio thotë: "Të ashtuajturat shoqëri të civilizuara kanë zhvilluar në fakt një politikë refuzimi ndaj të huajve, që rezulton jo vetëm prej injorancës por edhe nga egoizmi dhe kundërshtimi i ndarjes me të tjerët të mirëqënies".

 Kundër pesë refugjatëve nga Eritrea, që mbijetuan tragjedinë, autoritetet italiane kanë ngritur (pa marrë parasysh përjetimet e tyre traumatike) një proces hetimor. Pasojë e ligjit të nxjerrë nga koalicioni i Kryeministrit Silvio Berluskoni kundër imigrimit illegal. DW

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Egjipti dhe diskriminimi i grave që mbajnë shami në kokë (08.25.2009)
Fakte të reaj për vdekjen e Majkëll Xheksonit (08.25.2009)
Skllavëria moderne lulëzon në Gjermani e Evropë (08.24.2009)
Vendet baltike shënojnë dy ngjarje të rëndësishme historike (08.23.2009)
Sekretet e bankave (08.23.2009)
Rrëfimi: Unë spiuni i sigurimit grek që përjetova 28 vjet tmerrin e Enver Hoxhës (08.22.2009)
Eksperimenti i Filadelfias (08.22.2009)
Alkatrazi pikëpyetja e madhe e burgut të padepërtueshëm (08.21.2009)
Rrok Gera ose një pjesëz e historisë shqiptareNga Skifter Këlliçi (08.20.2009)
Xhovani Luci një nga pesë dirigjentët e orkestrës rinore botërore (08.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]