VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Udhëheqësit e Kosovës ngushëllime për familjen Kenedi
E Enjte, 08.27.2009, 08:31am (GMT1)

 

Udhëheqësit politikë të Kosovës ngushëlluan sot presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama me rastin e vdekjes së Senatorit Edward Kennedy.

 

Në telegramin e presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu thuhet se "lajmi për shuarjen e zotit Kennedy është pritur me pikëllim, sepse Senatori Kennedy ka gëzuar përherë admirimin dhe respektin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

 

I nderuar President, ju lus që ndjenjën tonë të dhembjes së thellë t'ia përcillni edhe familjes së nderuar të Senatorit Kennedy dhe gjithë popullit amerikan, thuhet në telegramin e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, drejtuar presidentit amerikan Barack Obama.

 

Ngushëllimet e tij drejtuar qeverisë dhe popullit amerikan i ka shprehur edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.