VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Liderët botërorë mblidhen për t'ia dhënë lamtumirën e fundit Senatorit Eduard Kenedi
E Shtunë, 08.29.2009, 03:02pm (GMT1)

 

Voal-online Pas nderimeve të publikut që kanë vazhduar prej së martës, kur u dha lajmi pse Senatori Edward Kennedy ka vdekur, 15 muaj pasi ishte diagnostifikuar me një tumor malinj në tru, të shtunën bëhet varrimi I tij në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit (Arlington National Cemetery ) pas një funerali privat në Masaçusets, I cili do të fillonte në orën 10:00 paradite në Kishën e Madhe të Zonjës së Mirë në Boston.

 

Eduward Kennedy, i cili ishte 77 vjeç kur u nda nga jeta, do të prehet pranë vëllezërve të tij John, i cili u vra më 1963, dhe Robert, i cili u vra më 1968.

Ish Presidentët Jimmy Carter, Bill Clinton dhe George W. Bush do të merrnin pjesë në funeral, po ashtu miku i Edwart Kennedyt Presidenti Barack Obama, i cili do të mbante një eulogji, pra një lëvdatë. Një zëdhënës i ish former Presidentit George H.W. Bush tha se 85 vjeçari nuk është në gjendje të marrë pjesë në ceremonitë, por ia ka dhënë ngushëlimet vejës së Senatorit Kennedy, Victoria.

Kryeministri Brian Cowen i Irlandës, atdheu i dinastisë Kennedy të vendosur në Boston, dhe Kryeministri britanik Gordon Brown, i cili sivjet shpalli kalorës nderi Senatorin Kennedy
pritej gjithashtu të merrnin pjesë, sipas zëdhënësit të familjes Kennedy.

 

Të premten në mbrëmje u mbajt në Bibliotekën Presidenciale John F. Kennedy një prani treorëshe tek arkëmorti ku është vendosur trupi i pajetë i Senatorit, i cili ishte atje prej së enjtes. Vetëm të enjten në mbrëmje kanë nderuar Senatorin mbi 25 000 veta.

 

"Për çfarë ka bërë ai ndaj të paprivilegjuarve, të nëpërkëmburve, unë mendoj se e meritonte këtë respekt," tha
për The New York Times Juana Gayle-Flores, 56 vjeçe, nga Roxbury, Masaçusets, e cila është lindur në Panama dhe erdhi në Boston më 1975. "Unë ndihem e nderuar dhe mirënjohëse të marr pjesë në këtë përkujtimore, kjo është një përvojë që më ka prekur shumë."

Në funeralin e kishës katolike të Masaçusetsit të shtunën do të performojnë violoncelisti Yo-Yo Ma dhe tenori Placido Domingo. Referendi Philip Dabney, pastor shoqërues në Kishën e Misionit të Bostonit, ka thënë se shërbesa do të jetë një "funeral I rregullt katolik", me muzikë të hatashme. Në Kishë do të luajë edhe një pjesë e Orekstrës Sinfonike të Bostonit dhe një soprano e Operës Metropolitane të Nju Jorkut.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.