VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SHBA: Personalitetet më të larta ia japin lamtumirën senatorit Ted Kenedi E Shtunë, 08.29.2009, 09:14pm (GMT1)
Shumë nga zyrtarët dhe ligjvënësit më të shquar dhe më të fuqishëm amerikanë u mblodhën në një kishë katolike në një lagje të thjeshtë të Bostonit për ti dhënë lamtumirën e fundit senatorit Ted Kenedi. Qielli u mbuluar nga retë sot ndërsa më shumë se një mijë të ftuar u mblodhën në bazilikën katolike. Bashkëshortja e senatorit Kenedi, Viktoria mbylli sytë dhe u përpoq të mbante lotët ndërsa tetë ushtarë çuan arkivolin e mbështjellë me flamurin amerikan në kishë. Presidenti Barak Obama dhe tre ish presidentë amerikanë Xhorxh Bush, Bill Klinton dhe Xhimi Karter u bashkuan me 58 anëtarë të tanishëm dhe 21 ish anëtarë të senatit amerikan si dhe shumë miq dhe anëtarë të familjes. Anëtari i Gjykatës së Lartë Stephen Breyer i cili ka shërbyer si ndihmës i senatorit të ndjerë, ishte gjithashtu i pranishëm. Presidenti Barak Obama dha një eulogji, ndërsa violinçelisti Yo-Yo Ma dhe anëtarë të Orkestrës Simfonike të Bostonit interpretuan me nota emocionale. Tenori i famshëm Plaçido Domingo këndoi. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |