VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Presidenti Obama: Ted Kenedi një nga ligjvënësit më të mëdhenj të kohës E Shtunë, 08.29.2009, 09:17pm (GMT1)
Presidenti Barak Obama mbajti fjalimin e lamtumirës sot gjatë ceremonisë mortore të senatorit amerikan Ted Kenedi, duke nderuar një prej mësuesve të tij jo vetëm si kampion politik, por edhe si burrë me një personalitet të fuqishëm dhe zemërgjerë. Duke folur gjatë ceremonisë në kishën katolike në Boston, zoti Obama tha se senatori Kenedi u bë një nga ligjvënësit më të mëdhenj të kohës sonë përmes përpjekjeve për të gjetur kompromise. Ai vlerësoi gjithashtu shpirtin e tij të pamposhtur që e bëri atë të duronte dhe të tejkalonte dhimbjen dhe tragjedinë si dhe gabimet e tij personale të shumë-publikuara. Eduard Kenedi ishte patriarku i një prej familjeve më të famshme politike amerikane, dhe ceremonia e tij mortori mblodhi shumë njerëz të elitës së Uashingtonit, ish presidentët Xhimi Kartër, Bill Klinton dhe Xhorxh W. Bush, si dhe më shumë se 60 senatorë dhe anëtarë të tjerë të kongresit amerikan. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |