VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Trashëgimia që la pas senatori Ted Kenedi
E Shtunë, 08.29.2009, 09:20pm (GMT1)

 

 

Nëse bëhej fjalë për të ndihmuar fëmijët me sigurime shëndetësore apo nxjerrjen e familjeve nga varfëria, senatori Eduard Kenedi e bëri mision të jetës së tij ndihmën për njerëzit e shtresave të varfëra. Miqtë dhe kolegët e senatorit nga Masaçuset, i cili vdiq nga kanceri në tru në moshën 77 vjeçare, thanë se ai kishte një ndikim që i kaloi kufijtë e vëllezërve të tij të famshëm, Xhon e Robert Kenedi.

Si senatori i tretë me shërbimin më të gjatë në historinë amerikane, Eduard Kenedi ishte zëri i shumë amerikanëve, duke mbështetur mijëra ligje gjatë pothuajse gjysëm shekulli të shërbimit të tij. Sipas biografit Adam Klajmër, senatori Kenedi shpresonte të përmirësonte jetën e njerëzve.Ai thotë:

"Nëse dikush përfiton nga programet e bamirësisë, ato u bënë të mundura nga puna e senatorit Knedi. E njejta gjë vlen të theksohet edhe për qendrat e kujdesit shëndetësor. Senatori Kenedi luajti gjithashtu rol kryesor në përfundmin e shërbimit të detyruar ushtarak. Që kur filloi të shërbente në senat, ai luajti rol të rëndësishëm në të gjitha ligjet mbi të drejtat civile".

Pak pas vrasjes së presidentit Xhon F. Kenedi, Ted Kenedi vazhdoi kauzën e vëllait të tij për ndryshime shoqërore dhe ndihmoi në miratimin e ligjit për të drejtat civile në vitin 1964, i cili jashtëligjësoi dallimin racial në vendin e punës.

Më pas ai mbështeti një numër çështjesh, përfshirë kujdesin e përballueshëm shëndetësor, të drejtat për strehim të barabartë dhe të drejtat e votimit. Zoti Kenedi, djali i të cilit ka humbur këmbën nga kanceri në kockë, punoi gjithashtu që t'i jepet fund diskriminimit ndaj njerëzve me të meta mendore e fizike,duke miratuar ligjin e vitit 1990 për Amerikanët me Aftësi të Kufizuara.

Andru Imparato është president i Shoqatës Amerikane për Njerëzit me Aftësi të Kufizuara.

"Mendoj se senatori Kenedi e kuptonte idenë se aftësia e kufizuar është pjesë natyrale e përvojës njerëzore. Vetëm sepse dikush ka aftësi të kufizuar, nuk do të thotë se ata nuk duhet të kenë të njejtat mundësi siç i kanë njerëzit e tjerë, kështu për shembull nëse është fjala për fëmijë të tillë, ata duhet të kenë mundësinë të shkojnë në shkollë me moshatarët e tyre".

Historiani i senatit Donald Riçi thotë se nuk është fjala vetëm për numrin e çështjeve për të cilat senatori Kenedi luftoi, por mënyra se si luftoi ai. Historiani thotë se senatori Kenedi ishte popullor dhe i aftë të ndërtonte aleanca me kundërshtarët e tij për të miratuar ligje.Riçi shton:

"Ai e kuptonte se njerzit binin dakord të mos merreshin vesh me njeri tjetrin, por kishte pika ku ata ishin dakord dhe pikërisht aty ai punonte ashtu siç i duhet një senatori të efektshëm për të arritur një konsensus kombëtar për të miratuar ligje për çështje të ndryshme".

Me vdekjen e Eduard Kenedit, një prej familjeve politike më të famshme dinastia më e famshme të Amerikës ka mbetur pa një trashigimtar të qartë. Por miqtë e familjes Kenedi, thotë se ndërsa vdekja e Ted Kenedit shënon fundin e një epoke, trashëgimia e Kenedit do të vazhdojë.

"Edhe vetë Ted Kenedi do të thoshte se pëmbushja e idealeve të familjes Kenedi nuk varet nga një person, madje nuk varet as nga një anëtar i familjes Kenedi, por nga të gjithë ata që besojnë në standartin e mundësisë dhe drejtësisë."

Me mbështetjen e kandidaturës së Barak Obamës për president, analistët thonë se Ted Kenedi u përpoq t'ia përcillte mesazhin e tij të shpresës një brezi të ri udhëheqësish amerikanë
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.