VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Wall Street Journal: Familjet Reagan dhe KennedyNga Peggy Noonan

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 07:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 

Wall Street Journal: Familjet Reagan dhe Kennedy

Nga Peggy Noonan


E Djelë, 08.30.2009, 09:44am (GMT+1)

 

 

Ishte vera e vitit 1985, një vit pas fitores së mandatit të dytë të Reagan-it, dhe përgatitej një fjalim i veçantë që ishte i rëndësishëm për presidentin dhe zonjën e parë. Organizohej një takim për mbledhje fondesh për bibliotekën "John F. Kennedy", e cila ishte relativisht e re dhe e vetmja bibliotekë presidenciale pa përkrahje. Darka zhvillohej në shtëpinë e Ted Kennedy-t. Senatori i kishte kërkuar ndihmë presidentit. Familjet e tyre kishin nisur miqësi pak vite më herët; në vitin 1981 Reagan-ët e kishin pëlqyer Rose Kennedy-n, të cilën e pritën për vizitë në Shtëpinë e Bardhë, hera e parë që pas vrasjes së djalit të saj, Jack.

Dhe ja, 24 qershor, 1985. Unë kisha përgatitur fjalimin, për fat - JFK kishte qenë heroi i fëmijërisë sime - dhe Reagan u lumturua dhe iu drejtua Pat Buchanan, drejtoreshës së Komunikimit. "Pat, vë bast që do ta pëlqesh fjalimin tim!" - tha ai duke dalë nga West Wing.

Dhe ja çfarë tha Ronald Reagan për John F. Kennedy-in, në një mbrëmje të ngrohtë në kopshtin e shtëpisë së Ted Kennedy-t:

"Gjithmonë kam pas përshtypjen se ai ishte një njeri me kontradiktat më interesante, kontradikta thellësisht amerikane. Ne e dimë prej shokëve dhe kolegëve të tij, ne e dimë nga dëshmitë në bibliotekë, ai ishte vetëkundërshtues dhe krenar, ironik dhe i ndjeshëm, shumë i shkolluar dhe i përshtatur me bisedat e punëtorëve. Ai ishte një shkrimtar që mund të shpjegonte me lehtësi forcat morale që formuan filozofinë e John Calhoun-it; nga ana tjetër, ai tradhtoi vlerat specifike dhe delikate të korridoreve politike të Bostonit dhe karakterin që i zotëronte. Ai mund të lëshonte vetëtima - por atëherë ai ishte marinar."

"Ai e dashuronte historinë në mënyrë romantike dhe realiste. Ai mund të citonte fjalët e Stephen Vincent Benét për ushtrinë e gjeneralit Lee -"˜Ndihmësi i gjeneralit dinte vargje në greqisht/ dhe gjëra të tjera të përshtatshme për paqe, por jo të përshtatshme për luftë...' Ai mund të përkufizonte një "burrë shteti" të kohës me një epitet aq tokësor, saqë audienca nuk e mbante dot të qeshurën. Ndihej që ai e donte njerëzimin, ashtu siç ishte dhe nuk i duronte dot ata që donin të perfeksiononin atë që nuk ishte e thënë të perfeksionohej."

"Si udhëheqës, si lider, ai dukej se e kuptonte mirë, thellë, pa iluzione njeriun dhe zgjedhjet e tij politike. Ai kishte shkruar një libër fare ri, përse bota flinte, kur Hitleri po marshonte, dhe ai i kuptoi tensionet mes së mirës dhe së keqes në historinë e njeriut - ai e kuptoi se pjesa më e madhe e historisë së njeriut mund të shikohet si punë e vazhdueshme prej atij tensioni."

"Ai ishte një patriot që e thithte patriotizmin nga zemra e një vendi të kënaqur. Jam krenar që kaq shumë të rinj që u frymëzuan nga vizioni i tij dhe të prekur nga thirrja e tij "Mos pyet" tani punojnë në Shtëpinë e Bardhë për qeverinë."

"Kjo s'do të thotë se unë mbështeta John Kennedy-n, kur ai kandidoi për president, sepse nuk e mbështeta. Unë përkraha kandidatin tjetër. Por, më kuptoni, është e vërtetë: vlerën e gjeneralit kundërshtar njeriu e shikon kur beteja ka mbaruar dhe toka është ftohur."

"Ai do ta kishte kuptuar. Ai ishte partizan i egër, i gëzuar, dhe betejat e tij politike ishin të ashpra, të pamëshirshme."

"Tek ai gjithçka që pamë tregonte që ai e gëzonte jetën; ai dukej se e kishte rrokur që në fillim që jeta është tren i shpejtë dhe ju duhet të hipni në të, të mbani fortën kapelën dhe të shijoni prekjet e erës, ndërsa ai ecën."

"Dhe kur ai vdiq, kur ajo kometë u zhduk nga horizonti, u pikëllua një komb i tërë që nuk do ta harronte. Një rrobaqepës në Nju-Jork vendosi te dera tabelën: "Mbyllur për shkak të një vdekjeje në familje." Trishtimi nuk na përfshiu vetëm ne. "Atë natë nga sytë e tyre u derdhën qiejt", - shkroi një gazetar në Evropë. Njerëzit vendosën foton e tij në kapele në Brazil, në tenda në Kongo, në zyra në Dublin dhe Danzing. Kjo ishte një nga gjërat që ai bëri për vendin e tij, sepse kur nderonin atë, njerëzit nderonin dikë që ishte thellësisht, tërësisht, përsosmërisht amerikan."

"Ka shumë njerëz të mëdhenj, por pak e pushtojnë imagjinatën dhe shpirtin e kohës. Ata që ia arrijnë, janë të paharrueshëm. Që nga vdekja e Kennedy-it kanë kaluar katër administrata, Zyrën Ovale e kanë banuar pesë presidentë, dhe jam i sigurt që secili prej tyre ka menduar herëpashere për John Kennedy-in dhe një mijë ditët e tij në Shtëpinë e Bardhë."

"Shpesh dua t'u them atyre që janë ende në shkollë dhe që shpesh mendojnë se historia është diçka e thatë që jeton në libra, se asgjë nuk humbet përgjithmonë. Një pjesë e muzikës vazhdon të dëgjohet."

"Më kanë thënë se natën vonë, kur retë janë pezull e hëna e plotë, njeriu mund të dëgjojë tingujt e disa kujtimeve që e ledhatojnë. Nëse dëgjoni me vëmendje, thuajse mund të dëgjoni zhurmën e një karroce dhe zërin që thërret: "Dhe diçka tjetër, Eleonorë." Kaloni në korridorin tjetër dhe do të dëgjoni: "Zemër! Absolutisht e mrekullueshme!" Tani ecni butë dhe do të mbërrini drejt toneve të buta të tingujve të pianos dhe takimit të mrekullueshëm në East Room, ku turma ka rrethuar një president të ri e të zgjuar që është plotë shpresë e buzagaz."

"Nuk e di, nëse është e vërtetë apo jo, por kështu më kanë thënë, dhe nuk është keq, sepse kjo na kujton se historia është diçka që nuk vdes kurrë... Historia, jo vetëm që bëhet nga njerëzit, ajo është vetë ata. Dhe historia është, siç na tregoi i riu John Kennedy-i, aq heroike sa ju doni që ajo të jetë, aq heroike sa jeni ju."

***

Reagan-ët nisën të përshëndesnin të gjithë Kennedy-t e mbledhur - "Ai ishte Jack", - tha Jackie Onassis, për kënaqësinë e presidentit - dhe një gjë e mrekullueshme pasoi, fjala e Ted Kennedy-it. Të nesërmen ai shkroi me dorë një letër mirënjohjeje. "Do dëshiroja që Jack-u të kishte qenë aty mbrëmë", - shkroi ai. "Prania juaj ishte një nder i madh për vëllanë tim... Zoti president, me ju vendi ka një udhëheqje elokuente dhe të hijshme." Nënshkrimi: "Me lutje dhe falënderime për ju, ndërsa na udhëhiqni në këto kohë të vështira."

Hijeshia u takua me hijeshinë dhe miqësia që kishte filluar u forcua. Të mërkurën, një ditë pas vdekjes së Ted Kennedy-it, Nancy Reagan dha një intervistë telefonike për Chris Matthews në "Hardball". "Ne ishim të afërt, - tha ajo për miqësinë e tyre, - dhe nuk kishte asnjë dallim pse Ronnie ishte republikan e Ted-i ishte demokrat. Do të më marrë shumë malli për të. Jam e sigurt që do të na marrë të gjithëve."

Edward Moore Kennedy, 1932-2009, prehu në paqe.

 

* Autorja ka qenë shkruese e fjalimeve të presidentit Reagan. Tani shkruan për "WJS"
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nderim dhe respekt për Senatorin Kenedi në ceremoninë funebre (08.30.2009)
Trashëgimia që la pas senatori Ted Kenedi (08.29.2009)
Presidenti Obama: Ted Kenedi një nga ligjvënësit më të mëdhenj të kohës (08.29.2009)
SHBA: Personalitetet më të larta ia japin lamtumirën senatorit Ted Kenedi (08.29.2009)
Amerika kujton jetën dhe veprën e senatorit Eduard Kenedi (08.29.2009)
Liderët botërorë mblidhen për t'ia dhënë lamtumirën e fundit Senatorit Eduard Kenedi (08.29.2009)
Luani i Senatit dhe gjurmët e tij në politikën e jashtme (08.29.2009)
Në Boston homazhe pranë trupit të Senatorit Eduard Kenedi (08.29.2009)
Historiani shqiptaro-amerikan Nikolla Pano vlerëson Senatorin Kenedi (08.28.2009)
Autobiografia e Eduard Kenedit del në shtator (08.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]