VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Fabrikimi i vdekjes së Adolf Hitlerit

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 02:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Fabrikimi i vdekjes së Adolf Hitlerit
E Djelë, 09.13.2009, 10:10am (GMT+1)

 

Dëshmitë e diskutuara deri më tani përcaktojnë se, gjatë ditëve të fundit të Rajhut të Tretë kremtime të shumta u kryen në terren të Kancelarisë së Rajhut përballë dëshmitarësh të ndryshëm që qenë kandisur të besonin se trupat që panë të kremoheshin qenë ato të Adolf dhe Eva Hitlerit. Gjithashtu do të dukej se, Heusemann dhe Echtmann, të dy teknikët dentarë të lidhur me dentistin e Hitlerit, Profesor Blaschke, gënjyen veten në mendimin se posedonin aftësi të mjaftueshme për të identifikuar mbetjet njerëzore të gjetura nga sovjetikët si ato të Adolf dhe Eva Hitlerit. Megjithatë, progresi i investigimit sovjetik qe aq i shpejtë sa kish filluar të shembej edhe përpara se të mund qenë kapur problemet me dëshminë e Heusemann dhe Echtmann. Problemet e sovjetikëve filluan më 8 maj - ditën që u krye autopsia e mbeturinave të supozuara të Hitlerit - kur një "trup i dëmtuar dhe i shpuar nga plumbat u identifikua si Hitleri" u gjet në rrënojat e bunkerit. Një korrespondent lufte amerikan, Joseph ("Joe") Ë. Grigg, Jr, raportoi me krenari nga Berlini se, trupi i Hitlerit pothuajse me siguri ishte gjendur. Megjithatë, shpejt Grigg u shtrëngua që ta tërheqë skupin e tij. Më 10 maj, ai raportoi se "katër trupa, të nxirë e të djegur, që dukej se i përgjigjeshin dukjes së Hitlerit qenë nxjerrë zvarrë nga gërmadhat e Kancelarisë". Ai vërejti se, "asnjë nuk ishte identifikuar se qenë në mënyrë përfundimtare si i Fyhrerit nazist". Duke pasur parasysh se brenda 5 ditëve ata kishin gjetur 6 kufoma, çdonjëri prej të cilëve mund të kish qenë i Hitlerit, konkluzioni i Grigg ishte me të drejtë pesimist: "...rusët po fillojnë të besojnë se asnjë trup që mund të identifikohet pa asnjë hije dyshimi si ai i Adolf Hitlerit do të mund të gjendej ndonjëherë tani". Nuk është tregues aspak i vogël i vështirësive të përjetuara nga sovjetikët që, brenda një muaj nga të zbuluarit, kufomat fillimisht të besuara si ato të Hitlerit dhe të gruas së tij qenë varrosur, zhvarrosur dhe rivarrosur jo më pak se tri herë. Fillimisht, ato u varrosën në një vend të panjohur në afërsi të Berlinit, më pas u zhvarrosën dhe u lëvizën për në Finov të Bashkimit Sovjetik dhe më pas u zhvarrosën dhe u rivarrosën në Rathenau të Gjermanisë më 3 qershor 1945. Por, as udhëtimet e tyre nuk përfunduan këtu. Një muaj më vonë, ata u çuan në Friedrichshagen të Gjermanisë, ku një prej truprojave të Hitlerit, Harry Mengershausen, u pyet që t'u hidhte një sy për qëllime identifikimi. Do të ishte e vështirë të jepej një shpjegim për këtë udhëtim shou makabër, nëqoftëse sovjetikët do të ishin të sigurtë se trupat që kishin gjetur qenë realisht ato të çiftit Hitler. Në fillim të qershorit, shkalla substanciale e mashtrimit u bë e dukshme, kur u zbulua se bunkeri ishte mbushur me trupa individësh të ndryshëm që mbanin të veshur pantallonat e Hitlerit. Më 9 qershor, gjatë një konference shtypi të ndjekur nga gazetarët britanikë, amerikanë, francezë dhe rusë, komandanti ushtarak sovjetik, Marshalli Georgi K. Zhukov, pranoi se ata "nuk kishin gjetur asnjë kufomë që mund të ishte e Hitlerit". Komandanti sovjetik i Berlinit, Gjeneral Koloneli Nikolai E. Bezarin, shpjegoi se rusët kishin "...gjetur disa trupa në Kancelarinë e Rajhut të Hitlerit me emrin e Fyhrerit në rrobat e tyre... Në fakt, në Kancelarinë e Hitlerit ne gjetëm shumë trupa me emrin e tij në rroba. Filloi të bëhej si shaka. Çdo herë që do të gjenim ndonjë palë pantallona, do të thoja: 'Qenkan të Hitlerit"". Zhukov u tha gazetarëve se, tani e konsideronte një mundësi serioze faktin që Hitleri të ish arratisur nga Berlini nëpërmjet ajrit. "Ai mund të ketë fluturuar në momentin e fundit, pasi kishte një fushë aviacioni në dispozicionin e tij", tha ai. Në mënyrë të habitshme, një prej kufomave të vëna mund t'i ketë përkitur armikut të betuar të Hitlerit, Admiralit Wilhelm Canaris, kreut të dyfishtë të Abwehr (inteligjencës ushtarake gjermane), i cili ishte arrestuar dhe dënuar me vdekje për pjesëmarrje në atentatin e 20 korrikut 1944. Në dhjetor të 1950, Willy Jenke, adjutanti i Canaris, i tha autorit britanik Ian Colvin, se sapo kish marrë informacion të freskët rreth fatit të Canaris nga Johannes Toeppen, një ish njohje e vjetër, i cili kish qenë kryellogaritar i Abwehr. Toeppen i kish thënë Jenke se, "Canaris ishte parë në Berlin rreth 20 prillit [1945] nën eskortë të rreptë dhe... më pas atij i qe thënë se, Admirali ishte pushkatuar dhe varrosur në kraterin e një bombe më 23 prill në kohën që Hitleri po urdhëronte disa prej ekzekutimeve të tij të fundit". Do të ishte jashtëzakonisht ironike nëqoftëse kufoma mashkull i bërë autopsi nga sovjetikët më 8 maj 1945 aktualisht kish qenë ajo e Admiralit Canaris. Nga qershori 1945, sovjetikët mund të kishin qenë pothuajse të sigurtë se nuk e kishin gjetur kufomën e Hitlerit. Megjithatë, nga ai moment e prapa, më shumë se ta pranonte perspektivën se trupi i Hitlerit mund të mos gjendej kurrë, Stalini mbështeti idenë se Hitleri ishte arratisur nga bunkeri. Ndërsa merrte pjesë në Konferencën e Postdamit në korrik 1945, gjatë bisedave me Sekretarin amerikan të Shtetit, James F. Byrnes dhe Admirali i Flotës, William D. Leahy, Shefi i Shefave të Bashkuar të Shtabit, Stalini, shprehu bindjen e patundur se Hitleri ishte akoma gjallë. Në fakt, në gusht të 1945 akuzoi britanikët për "fshehje të Adolf Hitlerit të vërtetë të gjallë në sektorin e tyre të

Berlinit".

 

Origjina e legjendës së vetëvrasjes

 

Gjatë javës së fundit të prillit dhe ditët e para të majit 1945, bota ndodhej nën paqartësi të konsiderueshme përsa i përket ndodhjes së Hitlerit. Raportet që Hitleri kishte shkuar në Berlin për të kryer mbrojtjen e qytetit u hodhën poshtë si propagandë. Midis raporteve të shumta lidhur me këtë subjekt, disa pretendonin se Hitleri tashmë ishte i vdekur. Raporti i parë i tillë vinte nga një "diplomat i lartë", që kish arritur të kalonte pa u prekur në Zvicër. Më 28 prill, ai thoshte se Hitleri dhe Goebbels qenë ekzekutuar tri ditë më parë. Të nesërmen, gazetat raportuan se, sipas një "burimi të lartë diplomatik", Himmler e kishte helmuar Hitlerin. Prononcimi i parë zyrtar lidhur me fatin e Hitlerit u bë në orën 10 e 27 minuta të 1 majit 1945, kur Admirali Karl Doenitz deklaroi në Radion 'Hamburg', se Hitleri kishte "rënë në vendin e tij komandues në Kancelarinë e Rajhut, duke luftuar deri në frymën e fundit kundër bolshevizmit dhe për Gjermaninë". Deri kur mësuan për këtë transmetim, aleatët dukshëm që nuk e kishin ditur se, Hitleri kish vdekur, por britanikët e pranuan idenë me entuziazëm. "Foreign Office, pranoi pikëpamjen se kishte "shumë pak të ngjarë" që vdekja e Hitlerit do të ishte shpallur nga gjermanët sikur aktualisht të mos kish ndodhur, tha komentatori [anonim i Foreign Office]". Ndërsa, siguria e medias britanike fiksoi argumentin për vendet e tjera të perandorisë, të tilla si Kanadaja dhe Australia, skepticizmi ishte i përhapur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara. Një editorial i "New York Times" paralajmëronte: "Nazistët i kanë bërë gënjeshtrat aq shumë pjesë të politikës së tyre dhe raportet rreth sozive të supozuara të Hitlerit kanë qenë aq shumë të përhapura, sa që këto njoftime janë të detyruara, lënë në shumë mendje se kryegënjeshtari po përgatitet të përgatisë një mashtrim të madh të fundit për botën në një përpjekje për të shpëtuar veten dhe ndoshta përgatitur rrugën për rikthimin e tij në një periudhë të mëpasme dhe më të favorshme". Salamanca Republican-Press shkruante në të njëjtën mënyrë: "Radioja gjermane është krijesë e regjimit nazist dhe një prej parimeve naziste është se gënjeshtra është jo vetëm e lejueshme, por edhe e lavdërueshme nëqoftëse do t'u vlejë qëllimeve naziste. Disa lajmërime të tilla si puna e këtij do të ishte një stratagji më e natyrshme nëqoftëse Hitleri do të vendoste për të vepruar ato çka qenë raportuar se kish planifikuar të vepronte kështu - të zhdukej dhe të "fshihej" apo për të planifikuar krime të mëtejshme". Në artikullin e tij të luftës të botuar në të njëjtën faqe, DeWitt Mackenzie deklaronte: "Historia e vdekjes së Hitlerit është pothuajse shumë [siç] e bukur sa për të qenë e vërtetë dhe sigurisht që nuk mund të pranohet deri kur provat të jenë të besueshme, sepse ekziston një mundësi e tillë e fortë mashtrimi". Një sondazh i Gallup, përcaktoi më pas se 68 përqind e atyre të anketuarve të pyetur e vinin në pikëpyetje, nëse Hitleri realisht kishte vdekur. Megjithatë, problemi nëse Hitleri realisht kishte vdekur ose jo, u eklipsua menjëherë nga problemi sesi ai kish vdekur. Kësaj radhe, "New York Times" qe në anën më skeptike të spektrit, duke deklaruar në editorialin kryesor të saj se, "duket se nuk ka arsye të forta për të dyshuar se Hitleri...ka vdekur siç ka thënë njoftimi gjerman". Editoriali ngrinte problemin e natyrshëm se, një vdekje e tillë do të kish ndihmuar të "përgatitej legjenda që formonte thelbin e propagandës naziste dhe sipas të cilës Hitleri u ngjit në pushtet - legjenda se ai dhe nazistët qenë kalorësit e ndritshëm me armatura që luftonin për qytetërimin evropian kundër bolshevizmit "deri në frymën e tyre të fundit"". Në ekstremin tjetër, një zëdhënës i Foreign Office britanik e hodhi poshtë idenë se, Hitleri kishte ndërruar jetë, duke luftuar si "nonsensi më i plotë". Për të mbështetur këtë konkluzion, zëdhënësi zbuloi se disa ditë më parë, "Himmler ishte thënë të kish dhënë informacionin se Hitleri kishte gjasa të vdiste brenda 48 orësh". Ai ia kish dhënë këtë informacion një kontakti suedez, Kontit Folke Bernadotte, i cili më pas pretendoi se në këtë rast Himmler i kish thënë atij se, planifikonte të krijonte "një legjendë të Hitlerit, që pas rënies së Rajhut të Tretë do të luante të njëjtin rol si shprehja "thika pas shpine" pas paqes së Versajës".

 

Nëqoftëse, Himmler realisht e kish thënë këtë gjë, Bernadotte duhet ta ketë përcjellë informacionin shumë shpejt tek aleatët, pasi edhe më përpara se kushdo mund të kish qenë i sigurtë, se Hitleri kish vdekur, prioriteti kish ndryshuar në këmbënguljen se Hitleri "e kish gjetur vdekjen në një mënyrë që do të paralizonte çdo përpjekje fanatike naziste për të ndërtuar një legjendë wagneriane rreth tij". Në mënyrë intriguese një raport i "Associated Press" nga Londra që ishte botuar tek Globe and Mail i Toronto më 2 maj 1945 deklaronte se, pretendimi i Doenitz që Hitleri kishte vdekur si hero ishte denoncuar nga një "zë fantazim": "Doenitz e përkujtoi Hitlerin si një njeri që ia kish kushtuar jetën e tij Gjermanisë dhe luftës kundër bolshevizmit dhe që tani kish kryer një "vdekje heroike". Një zë i fortë fantazme e ndërpreu, duke ulëritur: "Kjo është gënjeshtër!". Zëri fantazëm vazhdoi të dëgjohej pa ndërprerje gjatë gjithë fjalimit të Doenitz". Fakti, nëse raportimi i këtij "zëri fantazëm" është i vërtetë ose jo tregon se, Foreign Office ishte në ankth qysh nga fillimi për të hedhur dyshim ndaj pretendimeve, se Hitleri kish vdekur si rezultat i aksionit armik. Të nesërmen, datë 3 maj, ka mundësi me kërkesën e këshilltarit politik të tij, John Wheeler-Bennett të Royal Institute of International Affairs (ekuivalenti britanik i Council on Foreign Relations), Gjenerali amerikan Dwight D. Eisenhower vendosi prestigjin e konsiderueshëm të tij pas asaj që në atë kohë dukej si teoria më e mirë alternative e vdekjes së Hitlerit. Ai e mbështeti deklaratën e Foreign Office, duke shpjeguar se herët në mëngjesin e 24 prillit, Himmler i kish thënë Kontit, Hitleri ishte "një njeri që po jepte shpirt" dhe se shefi i inteligjencës së Himmler, Walter Schellenberg, i kish thënë Bernadotte se, Hitleri po "vuante nga hemoragjia në tru". Megjithatë, fillimisht aleatët u prirën drejt pikëpamjes se, Hitleri kish vdekur për shkaqe natyrore, praktikisht, duke i besuar fjalës së Himmler ndaj asaj të Doenitz. Një folës i BBC-së gjithashtu i tha botës se, Hitleri kish vdekur nga një hemoragji cerebrale - informacion që kishte rrjedhur të njëjtën ditë në një konferencë në San Francisco nga ministri i Jashtëm britanik, Sër Anthony Eden.

 

Megjithatë, aleatët jo vetëm që thjesht po paragjykonin çdo tregim lidhur me fatin e Hitlerit, që mund të ushqente entuziazmin e rezistencës së nëndheshme naziste, por gjithashtu qenë të paragjykuar në favor të rrëfimit më poshtërues të mundshëm. Për pasojë, ideja që Hitleri kish vdekur për shkaqe natyrale filloi të shfryhej po aq shpejt sa filluan të shfaqeshin dëshmi, se Hitleri nuk kish qenë aspak i rënë nga shëndeti. Më 7 maj, "Baltimore Sun" deklaroi se, sipas Majorit Erwin Giesing (specialisti i trurit, veshëve, hundës dhe i grykëve të Hitlerit, i cili e kish vizituar atë më 15 shkurt 1945), Hitleri kish qenë "në gjendje të mirë fizike të pazakonte për një njeri të moshës së tij", dhe me siguri që nuk kish vdekur nga hemoragjia në tru. Raportet që hidhnin ujë të ftohtë mbi teorinë se, Hitleri kish qenë i sëmurë dhe se ndoshta kish vdekur për shkaqe natyrale, vazhdonin të botoheshin kudo që shfaqej mundësia. Por ajo çka e shkaktoi vërtet vdekjen e shpejtë të teorisë së vdekjes për shkaqe natyrale, qenë rrëfimet e anëtarit më të rëndësishëm të regjimit që ishte kapur i gjallë deri më tani: Dr. Hans Fritzsche. Dr Fritzsche, zëvendësi i Goebbels në Ministrinë e Propagandës dhe propagandisti kryesor radiofonik i Gjermanisë, qe marrë nën arrest nga sovjetikët më 2 maj, pasi u kish dorëzuar formalisht qytetin në një ceremoni në Tiergarten.

 

Mëngjesin tjetër, 3 maj, sovjetikët nxorrën një komunikatë që deklaronte se, Dr. Fritzsche kish bërë një deponim, në të cilën deklaronte se Hitleri, Dr. Goebbels dhe Gjenerali Hans Krebs, kishin kryer të gjithë vetëvrasje në bunker. Megjithëse sovjetikët qenë me të drejtë dyshues - radioja shtetërore e Moskës sugjeronte, se ai qe një "tjetër mashtrim fashist" për të lehtësuar arratisjen e Hitlerit - teoria e vetëvrasjes u kap sërish nga shtypi perëndimor. Në mënyrë intriguese, ekziston dëshmi se publiku u parapërgatit që ta pranojë teorinë e vetëvrasjes. Më 31 mars 1945, "Globe and Mail" botoi një raport të shtypit kanadez të titulluar "Expect Hitler To Be Suicide". I nënshkruar "Emmerich, March 30", artikulli deklaronte se një thashetheme po qarkullonte midis trupave gjermane me idenë se, Hitleri do të kryente vetëvrasje. Gjithsesi, teoria e vetëvrasjes qe një ndihmë e pafundme për propagandën anglo - amerikane, përderisa përdorimi i vetëvrasjes së Hitlerit mund të përdorej për të përcjellë një mesazh rreth natyrës së vetë nazizmit: "Kur gazetari amerikan, William L. Shirer, i cili po jetonte si korrespondent në Berlin qysh nga viti 1941, mësoi për vdekjen e Hitlerit nëpërmjet vetëvrasjes në bunkerin e Kancelarisë së Rajhut më 30 prill 1945, deklaroi: "Në fakt, gjithmonë kam qenë i sigurtë, se kjo ishte ajo çka donte vërtet të bënte në fund", duke e parë në këtë mënyrë Rajhun e Tretë si një regjim në thelb vetëvrasës". Teoria e vetëvrasjes qe gjithashtu një armë e luftës psikologjike ndaj popullsisë gjermane. Për të kuptuar impaktin propagandistik të vetëvrasjes së Hitlerit ndaj mendjes gjermane, është e rëndësishme të kuptohet se për shumë, në mos për pjesën më të madhe, ideja se Hitleri e kish marrë jetën e vet qe thellësisht teksa kundërshtonte gjithçka që ata besonin se ai qëndronte. Kur Gjenerali Krebs i dha lajmin, Gjenerali Helmuth Weidling kujton të ketë menduar: "Kështu paskemi qenë, duke luftuar për pesë vjet e gjysëm për dikë që kreu vetëvrasje. Pasi na futi edhe në këtë katastrofë të tmerrshme, ai për vete zgjodhi rrugëdaljen më të lehtë dhe na la që të mbrojmë veten". Në anën tjetër të hierarkisë ushtarake, 16-vjeçari Dieter Borkowski, i cili ish ndër rekrutët e rinisë hitleriane, që kish luftuar për të mbrojtur Berlinin deri në fund, u ndje i privuar nga dëshira për të jetuar. "Këto fjalë më bëjnë të ndjehem keq, sikur të më vinte për të vjellë", shkruan ai. "Mendoj se jeta ime nuk ka më kuptim. Për çfarë qe kjo betejë? Për çfarë qenë vdekjet e aq shumë njerëzve? Dukshëm që jeta është bërë e pavlerë, pasi nëqoftëse Hitleri ka qëlluar veten, rusët më së fundi do të kenë fituar... Në fund të fundit, a nuk e ka tradhëtuar Hitleri vetë Volk e tij?". Kështu që legjenda e vetëvrasjes u përdor për ta diskredituar Hitlerin në sytë e ndjekësve të tij dhe mbytur nxitjen e tyre për t'i rezistuar pushtimit të huaj. Kishte aq shumë ngut për t'i caktuar Hitlerit atë çka mendohej se ishte një fund i përshtatshëm sa që pak njerëz ndalin të bëjnë pyetje aq të natyrshme sesi Dr. Fritzsche e dinte se, Hitleri kish kryer vetëvrasje, nëse sovjetikët kishin ushtruar presion ndaj tij për ta thënë një gjë të tillë apo nëse historia e vetëvrasjes mund të kish qenë një histori mbulimi për arratisjen e Hitlerit. Duke pasur parasysh statusin e Dr. Fritzsche si njeriu më i rëndësishëm në Propagandaministerium pas Dr. Goebbels, është e krejtësisht e qartë se asgjë që ai u tregoi sovjetikëve menjëherë pas rënies së regjimit mund të shikohen si të çliruar nga mundësia e mashtrimit propagandistik. Megjithatë në Londër dhe Uashington, ku gjatë luftës kish mbizotëruar pikëpamja se nazistët qenë gënjeshtarë të paskrupull, kishte një ndryshim dramatik nga skepticizmi. Ideja se Hitleri kish kryer vetëvrasje ishte aq tunduese sa që çdo nazist që pretendonte se e dinte që Hitleri kish kryer vetëvrasje kurrë nuk do ta kishte vërtetësinë e vet të vënë në dyshim. Qartazi, të gjithë nazistët qenë gënjeshtarë, përveç atyre që u thanë aleatëve ato çka ata donin të dëgjonin.

 

Operacioni Trevor-Roper

 

Fakti që kufoma e Hitlerit dukshëm nuk qe gjendur në Berlin shkaktoi shqetësim të konsiderueshëm në shtypin perëndimor. Një editorial i Torontos "Daily Star" komentonte plot ankth më 18 korrik: "Po bëhet e qartë se provë të padiskutueshme për vdekjen e Hitlerit si gjatë dhjetë javëve të kaluara apo në një të ardhme të afërm, nëqoftëse do të ishte akoma gjallë, është tejet e dëshirueshme si për arsye psikologjike, ashtu dhe për ato praktike. Deri kur vdekja e tij të jetë përtej çdo dyshimi... bota është e gatshme për një legjendë të Hitlerit potencialisht të rrezikshme. Kjo mund të bëhet një armë psikologjike në përpjekjet e liderëve gjermanë eventualisht për të rivendosur vetëbesim dhe për të rigjallëruar egërsinë e këtij populli, që për kaq shumë kohë ka qenë prishës i patolerueshëm i paqes ndërkombëtare". Në të vërtetë, konsiderohej po aq e rëndësishme të shkatërrohet sa Hitleri "mit", aq edhe Hitleri "njeri". Nga mesi i 1945, publikut ju kërkua që të zgjidhte midis një numri në rritje historish arratie dhe teorisë së vetëvrasjes.

 

Duke pasur parasysh që historitë e arratisë qenë të trasha, në mos tërësisht qesharake, publikut ju krijua përshtypja se vetëm historia e vetëvrasjes kishte ndonjë dëshmi për ta mbështetur dhe meritonte për t'u marrë seriozisht. Përgjigja britanike ndaj historive lulëzuese të arrative të Hitlerit nuk ka vonuar. Në shtator të 1945, Gjeneral Brigade Dick White, komandant i Zyrës së Inteligjencës në Zonën Britanike të Pushtimit, ngarkoi Majorin Hugh Trevor-Roper, një historian të ri që kish mbaruar në Oxford, i cili qysh nga viti 1943 kishte mbikqyrur punën e Seksionit të Radio "Inteligjencës" të Shërbimit Sekret, për të investiguar rrethanat e vdekjes së supozuar të Hitlerit. Kjo qe faza hapëse e fabrikimit nga ana e establishmentit britanik të një narrative të ditëve të fundit të Rajhut të Tretë që hiqte qafe Hitlerin "mit".

 

Duke qenë se publikimi i vetëm i mëparshëm i tij ishte një biografi e një Arqipeshkëvi anglez të shekullit të XVII-të, William Laud, dhe se as nuk fliste, as nuk lexonte gjermanisht, Trevor-Roper qe një zgjedhje kurioze për një detyrë të tillë. Për më tepër, siç e pa bota në vitet Tetëdhjetë, ai autentikoi falset "Hitler Diaries", edhe pse detyra e përcaktimit të autenticitetit të një dokumenti të vetëm do të kish qenë shumë më e thjeshtë se ajo e përcaktimit të vërtetësisë rreth vdekjes së Hitlerit. Gjatë tri muajve të fundit të 1945, sipas historisë zyrtare, Trevor-Roper dhe një ekip agjentësh inteligjence udhëtuan nëpër Gjermani, duke gjetur dhe marrë në pyetje të mbijetuar nga bunkeri. Megjithatë, kjo procedurë nuk solli ndonjë rezultat të madh, ndoshta sepse shumica e të mbijetuarve u internuan në burgjet dhe kampet e përqendrimit sovjetik. Përveç zbulimit të një ditari të supozuar të Heinz Linge, kamerierit të Hitlerit, Trevor-Roper arriti vetëm një gjë të veçantë: bërjen e intervistave me Gerda Christian, e cila kish qenë një prej sekretareve të Hitlerit, dhe me Else Krueger, e cila kish qenë sekretarja e Martin Bormann. Në mënyrë të habitshme, Trevor-Roper duket se nuk kish intervistuar asnjë dëshmitar që kish rënë në duart e amerikanëve, që nënkuptonte pjesën më të mirë të atyre që gjendeshin jashtë burgjeve sovjetike. Duket se në vend që ta lejonin atë të takohej me ta, punonjës të inteligjencës amerikane i intervistuan dhe i kaluan atij kopje të raporteve të tyre.

 

Në një rast veçanërisht flagrant, amerikanët e furnizuan Trevor-Roper me dëshmi pjesërisht të fabrikuar; në një tjetër ata i dhanë informacion që e kishin siguruar në kushte aq të pazakonshme sa mund të konsiderohej i dyshimtë. Rasti i parë, qe ai i aviatores së famshme gjermane, Hanna Reitsch. Në një intervistë me Ron Laytner, që ajo e autorizoi për botim vetëm pas vdekjes, Reitsch deklaronte në mënyrë eksplicite se të paktën pjesë e rrëfimit të atribuuar asaj tek The Last Days of Hitler ishte fabrikuar: "Kur u lirova nga amerikanët, lexova librin e historianit Trevor-Roper "The Last Days of Hitler". Tamam si një fill i kuq gjatë të gjithë librit përshkuhet një raport dëshmitari okular nga Hanna Reitsch, rreth ditëve të fundit në bunker. Kurrë nuk e kam thënë një gjë të tillë. Kurrë nuk e kam nënshkruar një gjë të tillë. Kjo është një gjë e sajuar prej tyre, Hitleri vdiq me dinjitet total". Ky raport, i datës 8 tetor 1945, u shkrua nga hetuesi i Reitsch, Kapiteni Robert E. Work (Selia Qendrore e Divizionit Ajror e Forcave të Shteteve të Bashkuara në Austri, Njësia Ajrore e Investigimit) dhe i botuar për herë të parë tek Public Opinion Quarterly në periudhën 1946-'47. Rasti i dytë qe ai i infermieres Erna Flegel. Më 23 nëntor 1945, disa agjentë të inteligjencës amerikane e morën Flegel për një darkë, rezultati i së cilës qe një deklaratë 5 faqëshe në anglisht që është paraqitur si një përmbledhje informacioni që ajo me sa thuhet zbuloi gjatë "marrjes në pyetje" së saj. Megjithatë, Flegel as nuk e shkroi vetë deklaratën, as nuk e nënshkroi atë. Në fakt, asnjë njeri nuk mund ta garantojë këtë dokument, sepse pavarësisht se është deklasifikuar, emrat e personave përgjegjës për të, përfshi emrin e agjencisë për të cilët punonin, mbeten të pazbuluara. Nëqoftëse ky qëllim qe tipik, burimet kryesore të Trevor-Roper qenë përmbledhje informacionesh që tashmë qenë parapërgatitur për të nga inteligjenca amerikane. Duke qenë se kishte pak të mbijetuar nga bunkeri në duart britanike dhe se Trevor-Roper nuk kishte akses tek të mbijetuarit nga bunkeri në duart e sovjetikëve, detyra e tij në thelb duket se ka qenë ajo e krijimit të një narrative koherente nga informacioni që po merrte dhe që nuk kishte asnjë mundësi për ta vlerësuar vetë.

 

Nuk ka asnjë arsye për të besuar se çdo dëshmi që arriti Trevor-Roper u bë e mundur me miratimin aktiv të dëshmitarit. Përshtypja ime është se, në vitin 1945 nazistë të kapur qenë pak më shumë se kukulla të kapësve të tyre aleatë; gjithsesi, ata mund të katandiseshin që të thonin çdo gjë që kapësit do të donin prej tyre. Për çudi, Trevor-Roper i bëri "konkluzionet" e tij publike më pak se dy muaj, pasi kish filluar investigimin e çështjes. Në një konferencë për shtyp më 1 nëntor 1945, Trevor-Roper (i cili qëndronte anonim në këtë fazë dhe në shtyp referohej thjesht si "një oficer i ri i inteligjencës britanike") u paraqit para gazetarëve me një deklaratë që konsistonte në pak më shumë se një narrativë e javës së fundit ose pak më shumë e jetës së Hitlerit. Ajo përshkruante sesi Hitleri kish kryer vetëvrasje, ndoshta duke e qëlluar veten në gojë. Megjithëse, Trevor-Roper u tha gazetarëve se, deri më tani kishte folur me rreth 20 dëshmitarë, deklarata nuk përmendi as edhe një emër të tyre. Megjithatë, gazetarët ka mundësi e lanë konferencën me përshtypjen e gabuar se, versioni i ditëve të fundit të Hitlerit që ai kish dhënë mbështetej nga dëshmia e dëshmitarëve të shumtë. Megjithatë, ai nuk kish gjetur as edhe një dëshmitar të vetëm të ngjarjeve kyçe - vetëvrasja dhe kremimi i Hitlerit; gjithçka kish bërë kish qenë dëshmia e Kempka e marrë si ungjill i së vërtetës dhe e zhvlerësuar ajo te Karnau. Kapitulli final i deklaratës së Trevor-Roper i hidhte poshtë teoritë se Hitleri mund të ish arratisur nga Berlini.

 

Në këtë pjesë, bëhet e qartë në mënyrë të dukshme se, investigimi i tij ishte konceptuar që të çonte në konkluzione të paracaktuara. Parasëgjithash, këtu mësojmë se, Trevor-Roper supozonte se, fati i Hitlerit ishte përcaktuar tërësisht nga rastësi të minutës së fundit. Sipas kësaj linje arsyetimi, Hitleri nuk mund të ish arratisur nga Kancelaria, sepse kjo apo ajo rrugë ishte bërë e pamundur (ose të paktën e vështirë, që për Trevor-Roper dukej se nënkuptonin të njëjtën gjë). Trevor-Roper i përmblodhi mundësitë e largimit të Hitlerit nëpërmjet përgjithësimesh që janë tejet të kontestueshme. Për shembull, ai shkruante se do të kish qenë e pamundur për Hitlerin të fluturonte nga Berlini për shkak se, "dy pilotët" e tij mbetën në bunker dhe "morën pjesë në tentativën e arratisjes të natës së 1 majit". Kjo është krejtësisht mirë, për aq kohë sa supozoni se, Hitleri nuk do të kish lejuar asnjë tjetër ta nxirrte jashtë Berlinit apo se njëri nga pilotët nuk mund të ish larguar dhe të ishte kthyer mbrapa. Trevor-Roper e kufizonte diskutimin e tij për mundësitë e arratisjes së Hitlerit tek avionët dhe veturat. Megjithatë, në janar të vitit 1946, Gjenerali Helmuth Ëeidling, i cili ishte internuar në një burg sovjetik, dha një deklaratë të gjatë për sovjetikët, në të cilën pranonte se ishte bërë skeptik rreth teorisë së vetëvrasjes. Ai kish medituar lidhur me problemin e mundësive të arratisjes dhe kish konkluduar: "Natën e 29 - 30 prillit kishte akoma mundësi për t'u larguar - nëpër stacionin e metrosë së Kopshtit Zoologjik në Berlinin Perëndimor dhe nëpër stacionin Friedrichstrasse në Veri. Njeriu mund të ish arratisur në mënyrë relativisht të sigurtë nëpërmjet tunelesh nëntokësore: "A mundet të besohet vërtetë se kjo mundësi kurrë nuk ju paraqit Trevor-Roper? Përderisa nuk ka të ngjarë që ai të mos dinte se Berlini posedonte një rrjet metroje të zgjeruar, duket se mundësitë e vetme të arratisjes për të cilat Trevor-Roper ishte i interesuar që të fliste, qenë ato që mund të përjashtonte.

 

Ndoshta defekti më i madh i Trevor-Roper ishte ngutja e tij për ta hedhur poshtë mundësinë që dëshmitarët okularë mund të qenë impenjuar sëbashku për të nxjerrë një histori koherente për të mbuluar arratinë e Hitlerit. Në raportin e tij, ai komentonte: "Konsiderohet pothuajse e pamundur që versionet e dëshmitarëve okularë të ndryshëm mund të përfaqësojnë një histori mbulimi të koncertuar; ata qenë të gjithë shumë të zënë në planifikimin e vetë sigurisë së tyre sa për të qenë të aftë apo të disponueshëm për të mësuar një imitim të përpunuar, të cilin të mund ta ruanin akoma pas pesë muajsh izolimi nga njëri-tjetri dhe nën një marrje në pyetje të detajuar dhe konstante". Ky argument ka po aq kuptim sa pretendimi se nuk mund të ketë asgjë të tillë si orkestra, sepse nuk ekziston asnjë mënyrë që një numër i madh njerëzish të mund të luajnë të njëjtën pjesë komplekse muzikore të tillë si simfonia në të njëjtën kohë. Gjithsesi, "imitimi" vështirë se qe aq i "përpunuar". Siç e kemi parë më herët, ka shumë diferenca të konsiderueshme midis kujtimeve të dëshmitarëve okularë të ndryshëm. Orkestra SS-e po luante të njëjtin ritëm, për të qenë të sigurtë, por jo gjithmonë në të njëjtin çelës.

 

Kempka i sqaruar

 

Për pasojë, operacioni Trevor-Roper në rastin më të mirë nuk është parë si një investigim në mirëbesim për fatin e Hitlerit, por si skena sipërore në planin britanik për ta shenjtëruar propagandën naziste si fakt historik. Siç e kemi parë më lart, dëshmitarët e parë okularë qenë shoferi i Hitlerit, Erich Kempka, dhe truproja Hermann Karnau. Pasi, vërtetësia e Kempka u vu në pikëpyetje nga pretendimet e Karnau, historia e këtij të fundit pothuajse u zhduk dhe ajo e Kempka u glorifikua si më autoritare. Në të vërtetë, dëshmia e Kempka jo vetëm që u bë baza për librin e Trevor-Roper, por gjithashtu u mbështet në Nyremberg, si burimi i vetëm i besueshëm i informacionit lidhur me vdekjen e Hitlerit. Arsye parësore, se pse historia e Kempka fitoi një perceptim të tillë pozitiv për autoritetet anglo - amerikane qe, se Kempka ishte burimi i vetëm i dëshmisë që dukej se mbështeste teorinë e vetëvrasjes (Karnau thjesht referoi për kremimin që kish dëshmuar).

 

Gjithashtu, Kempka kundërshtonte pretendimet sovjetike se, Hitleri mund të ish arratisur. Në intervistën e tij të regjistruar të 4 korrikut 1945, ai deklaroi: "[Me një] deklaratë ta raportuar se është bërë nga Marshalli rus Chuikov [siç] se Hitleri dhe Eva Braun mund të qenë arratisur nga Berlini nëpërmjet ajrit, unë nuk mund të jem dakord. Më 30 mars 1945 dhe dy apo tri ditë më parë, askush nuk mund t'i linte pjesët e brendshme të Berlinit nga ajri. Kishte një zjarr të fuqishëm artilerie në të gjithë ato pjesë të Berlinit gjatë atyre ditëve. As nuk dëgjova për ndonjë avion që të jetë larguar pas 25 apo 26 prillit 1945". Fatkeqësisht për Kempka, një prej ngjarjeve më të mirëkonfirmuara të ditëve të fundit të Rajhut të Tretë, është ai i një fluturimi të kryer nga Gjenerali Robert Ritter von Greim dhe Hanna Reitsch, që mbërriti në Berlin mëngjesin e 26 prillit. E njëjta dyshe u ngrit nga Berlini në orët e para të mëngjesit të 29 prillit. Vetë Reitsch, jo vetëm që foli rreth dy fluturimeve në raste të shumta midis 1945 dhe vdekjes së saj më 1979, por gjithashtu i kushtoi një kapitull atyre në autobiografinë e saj, Flying Is My Life.

 

Duke parë se dëshmitë nga burimet e tjera janë të bollshme sa duhet për të përcaktuar se ata aktualisht ndodhën, ka diçka jashtëzakonisht të dyshimtë rreth pohimit të Kempka, se asnjë fluturim i tillë do të kish qenë i mundur. Nuk ka asnjë arsye për të dalë në konkluzionin, gjithsesi tundues, se Kempka duhet të ketë gënjyer rreth të qenit në Kancelari gjatë ditëve të fundit të regjimit.

 

Ai mund të kish qenë përkohësisht i larguar nga bunkeri me një mision. Sikur të ketë qenë kështu, ai do të jetë kthyer pasditen e 30 prillit. Siç e kemi parë edhe më përpara, shumë dëshmitarë okularë kanë dhënë dëshmi që e përcaktojnë praninë e Kempka në një kremim të mbajtur në kopshtin e Kancelarisë rreth orës 3 po atë pasdite. Kapiteni Karl Schneider, pranoi të kish folur me Kempka në garazhin e Kancelarisë në mbrëmjen e 1 majit. Ai u tha sovjetikëve më 19 maj 1945, se në këtë rast Kempka i kish thënë atij se, Hitleri "me sa duket kish vdekur".

 

Për pasojë, shpjegimi që përshtatet më mirë për ngjarjet është se, Kempka kërkoi që ta fshinte dijen e tij për dy fluturimet. Kur fillimisht ja tregoi këtë histori amerikanëve në qershor 1945, ai nuk kishte asnjë arsye për të besuar se ata dinin gjithçka rreth tyre. Ka arsye të mirë, se pse Kempka nuk do të kish dashur t'i përmendte këto fluturime: historia kryesore - që Greim fluturoi për në Berlin që të merrte udhëzime nga Hitleri, i cili sapo e kish bërë atë kreun e ri të Luftwaffe - është qesharake. Pse Hitleri, që ishte aq në ankth për këdo tjetër që të largohej nga Berlini, të donte dikë që të vinte ta takonte? Pse do të kish qenë kaq i etur për të folur me kreun e një entiteti pothuajse joekzistues?

Historia zyrtare dështon që ta justifikojë fluturimin jashtëzakonisht të rrezikshëm të Greim dhe Reitsch. Ajo gjithashtu nuk shpjegon, sepse fluturimi i dyshes nga baza ajrore e Luftwaffe në Rechlin afër Berlinit për në Aeroportin "Gatow" në periferinë e Berlinit shoqërohej nga një eskortë prej 30- 40 avionësh luftarakë: me fjalë të tjera, Luftwaffe ekzistuese pothuajse në tërësinë e saj. Dukshëm, fluturimi kishte një qëllim më serioz sesa na kanë bërë të besojmë.

 

Një autor beson se, Greim dhe Reitsch e transportuan Martin Bormann jashtë nga Berlini. Megjithatë, në një pasazh domethënës në kujtimet e tij, ish-anëtari Volkssturm Dieter H. B. Protsch tregon për një incident që ndodhi në Berlin më 29 prill 1945. Atë ditë, që ndodhi të ishte ditëlindja e 13-të e tij, gjatë një kërkimi për ushqim për familjen e tij, ai hasi një bodrum të zënë nga disa Waffen-SS, të cilët po punonin me pajisje radiofonike që i dhanë bukë dhe çokollatë: "Pas një muhabeti të rëndomtë rreth familjes, ata papritmas pushuan së foluri kur (radio operatori) ngriti dorën për të kërkuar qetësi.

 

"Funker" (radio operatori), duke mbajtur kufje në vesh, filloi të buzëqeshë dhe deklaroi se, "der Fuehrer" e mori dhuratën e tij të vonuar të ditëlindjes. Shpjegoi më tej, se ai [Hitleri] ishte larguar nga Berlini, i pilotuar nga piloti personal i tij, Hanna Reitsch, pilotja testuese femër më e mirë e Gjermanisë. Raporti deklaronte, se ajo po i jepte një njëmotorëshi të vogël, me dy apo tri vende, një të ashtuquajtur "Fiseler [siç] Storch"". Kështu që e vërteta, saktësisht siç supozuan më pas sovjetikët, se Hitleri në të vërtetë ishte larguar nga Berlini, pakashumë rreth kohës që historia zyrtare na tregon se ai ndodhej akoma në bunker, duke diktuar Testamentin Politik të tij, dhe se Erich Kempka e dinte me saktësi kur dhe si kish ndodhur kjo, por ua fshehu këtë informacion amerikanëve. Sipas Reitsch, fluturimi arriti Rechlin rreth orës 3 të mëngjesit. Këtu, deklaron ajo, Greim mori pjesë në një mbledhje.

 

Më pas ajo dhe Greim, duke përdorur një avion tjetër, fluturuan drejt Ploen, një largësi prej rreth 400 miljesh. Destinacionet e tjera të tyre qenë Dobbin, ku ndodhej Feldmarshalli Wilhelm Keitel, Luebeck, Ploen sërish ("për të parë Doenitz") dhe më së fundi Koeniggraetz (në Bohemi, tani Hradec Králové në Republikën Çeke). Nëqoftëse ne supozojmë se Hitleri ishte i pranishëm gjatë të paktën njërës prej këtyre etapave të mëtejshme, ne mund të themi se në Rechlin rrugëtimi ngec.

Nëqoftëse Hitleri e la Berlinin me Greim dhe Reitsch, atëhere kjo do të jepte shpjegim për seritë e ngjarjeve të çuditshme: martesën me Eva Braun, shkrimin e Testamentit Politik, shpërthimet e përsëritura të zemërimit - që do të glorifikoheshin në historinë zyrtare "ditët e fundit të Rajhut të Tretë". Natyrisht, ditët e fundit të Hitlerit në bunker duhet të vlerësohen dhe po kështu një seri e shpifur episodesh duhet të shpikeshin për të mbushur boshllëkun e plotë. Me këtë artikull nuk përpiqet që të zgjidhë pyetjet e shumta të ngritura nga këto episode të çuditshme për arsyen e natyrshme, se të gjitha këto varen në një supozim bazë - faktin, që Hitleri kreu vetëvrasje në bunker - të cilin besojmë të mos jetë gjë tjetër veçse propagandë. Përgatiti:ARMIN TIRANA

Armin Tirana


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Spiuni në kompjuterin tuaj (09.12.2009)
Lascia o raddoppia?Nga Mike Bongiorno (09.10.2009)
Atlantida një sajim i Platonit? (09.09.2009)
Mike Bongiorno paraqitësi më  kohëgjatë në historinë e televizionit botërorNga Besnik Dizdari (09.09.2009)
Dituria e humbur Enokiane (09.08.2009)
Daily Telegraph: Kur do të pastrohen Kina dhe Rusia nga monstrat?Nga George Walden (09.07.2009)
BBC: Pakti sovjetonazistNga Orlando Figes (09.02.2009)
70 vjet më pas: Rusia dhe Traktati Molotov-Ribentrop (09.02.2009)
Lufta e Dytë Botërore filloi 70 vjet më parë në Poloni (09.01.2009)
Rosie Schintter rrëfen si u ndërtua Ura e Zogut në MatNga Eduard M. Dilo (08.31.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]